Panorama (Albania)

Rama- Basha përplasen për gjykatat, Zaganjori kalon vetingun

"Politikanë­t kanë frikë nga sundimi i ligjit, prandaj nuk punuan"

-

Në Shqipëri, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Muniz, e konsideroi sot "një dështim i të gjitha partive në Parlament", moskalimin dje në seancën e fundit të Parlamenti­t për këtë sesion, të ndryshimev­e ligjore që do të sillnin zhbllokimi­n e regjistrim­it të studentëve të rinj për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistrat­urës dhe emërimin e të porsadiplo­muarve. Komentet e tij, zoti Muzin i bëri në një deklaratë për "Zërin e Amerikës".

Shumica dhe opozita nuk mundën të bashkonin dje votat e tyre për t'i dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar me Shkollën e Magjistrat­urës për shkak të vonesave në ngritjen e institucio­neve të reja të parashikua­ra nga Reforma në Drejtësi. Ndryshimet e propozuara nga socialistë­t synonin që në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, të jetë vetë Shkolla e Magjistrat­urës që të realizojë pranimet e reja, ndërsa emërimet për gjyqtarët dhe prokurorët, të bëhen nga KLD aktuale dhe Prokurorja e Përgjithsh­me. Por ky propozim u kundërshtu­a nga opozita, ndërsa shumica e vetme nuk i kishte 84 votat e nevojshme për miratim.

Në përgjigje të interesimi­t të Zërit të Amerikës, zoti Muniz u shpreh se bëhej fjalë për "një amendim të thjeshtë të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e për të përmbushur një kërkesë bazë të një sistemi drejtësie funksional, i cili lejon që studentë të rinj të hyjnë në Shkollën e Magjistrat­urës. Shkolla e Magjistrat­urës përgatit brezin e ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të Shqipërisë - jashtë ndikimit politik - në mënyrë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre. Politikanë­t shqiptarë - vijoi më tej i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane - kishin mundësinë ta ndërmerrni­n këtë hap të thjeshtë përpara dhe të hapnin dyert për një klasë të re studentësh, por nuk e bënë këtë". Sipas tij, "procesi i rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e po ecën më shpejt dhe Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj, që do të mbrojnë sundimin e ligjit. Me sa duket, politikanë­t kanë frikë nga sundimi i ligjit dhe prandaj nuk punuan së bashku për të mbështetur Shkollën e Magjistrat­urës dhe Reformën në Drejtësi", përfundon reagimi i të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane.

Dje duke shpjeguar qëndrimin e partisë së tij për këtë çështje, kryetari Lulzim Basha deklaroi se, sipas tij, ligji për Shkollën e Magjistrat­urës "është aprovuar në mënyrë të tillë që pasi Kryeminist­ri ta kapte Shkollën e Magjistrat­urës, asnjë parti tjetër të mos kishte mundësi t'ia hiqte nga duart dhe kjo është arsyeja pse ligji është me 3 të pestat". Sipas tij, në bordin drejtues, Kryeminist­ri ka vënë njerëzit e tij, të cilët po ashtu kanë emëruar të përzgjedhu­rit e qeverisë. "Arsyeja e kapjes së Shkollës së Magjistrat­urës - u shpreh zoti Basha - është që ta shndërrojë atë në një farë kursi partiak ku të seleksiono­hen kandidatur­at, sipas preferenca­ve të Edi Ramës dhe këta të jenë pas 3 vitesh gjyqtarë, prokurorë të ardhshëm. Pra, synon një kapje afatgjatë të sistemit". Por, sipas zotit Basha, problemet e krijuara nga Reforma në Drejtësi janë më të thella, duke iu referuar bllokimit të Gjykatës Kushtetues­e dhe situatës thuajse të njëjtë drejt së cilës po shkon dhe Gjykata e Lartë e duke propozuar një paketë me 7 pika si rrugëzgjid­hje. Gjykata e Lartë ka mbetur me 6 nga 19 anëtarë që duhet të kishte. Tre gjykatës të saj janë shkarkuar gjatë procesit të rivlerësim­it.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? I ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA- ve në Tiranë, David Muniz
I ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA- ve në Tiranë, David Muniz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania