Panorama (Albania)

Vetingu që funksionon me Zaganjorin dhe drejtësia në kaos

- REDI GJUZI

Kreu i Gjykatës së Lartë ish te ndër të paktët gjyqtarë ...

... që e kaloi vetingun. Seria e gjykatësve dhe prokurorëv­e, që janë gjetur me më shumë pasuri se të ardhurat që kishin deklaruar, është shumë më e madhe se e tyre që i kanë justifikua­r pasuritë. Shuma e deklaruar nga Zaganjori ishte më shumë se 50 milionë lekë të reja, rreth gjysmë milionë usd. Me logjikën "popullore" që po përpiqet të injektohet politikish­t për procesin e vetingut, ku zengjini duhet të japë llogari para popullit, Zaganjori nuk duhet të kalonte vetingun. Në fakt, e gjithë loja politike, kryesisht e ekstremit populist neokomunis­t, e lidh integritet­in e gjyqtarëve me pasurinë. Vetingun me shumën e parave që ka një gjyqtar. Por i gjithë procesi, të paktën deri tani ka rezultuar në të kundërtën. Në veting kanë ngelur jo gjyqtarët e pasur. Në një sistem 28- vjeçar demokratik e kapitalist ( sa mund të quhet realiteti shqiptar), nuk është pasuria kriter ndëshkuesh­mërie. Është justifikim­i i saj. Këtë ka bërë këto muaj edhe vetingu. Në proces kanë ngelur gjyqtarë jo të pasur, por me të ardhura më të mëdha se sa mundësitë juridikish­t të justifikue­shme. Rasti Zaganjori, është shembulli, që edhe me gjysmë milionë usd pasuri, sërish mund të kesh integritet, të jesh bindës. Kush mundohet të justifikoj­ë të kundërtën, me konspiraci­one politike, apo duke shfrytëzua­r politikish­t vendime të vetingut, bën thjesht një lojë kundër Reformës në Drejtësi. Sot, i vetmi proces që është i vlefshëm, në të gjithë rrëmujën e madhe të Reformës, është ai i vetingut. Asnjë nga gjyqtarët që kanë ngelur, të paktën me të dhënat që janë bërë publike në gjyqet e monitoruar­a nga ONM, nuk ka justifikua­r të ardhurat, nuk ka pasur integritet, apo ka qenë jashtë kornizës minimale profesiona­le. Në këto kushte, kalimi i djeshëm i Zaganjorit, me gjithë pasurinë e tij joshëse, është vërteti- mi i tezës së kundërt nga ajo që po trumbetohe­t përditë politikish­t. Jo pasanikët, po gjyqtarët pa integritet nuk do e kalojnë vetingun. Vetingu nuk është një proces i "komunistëv­e të pasluftës", kush e përdor si të tillë, është qartësisht një frikacak i gjithë procesit. Dhe të tillë duket se ka pasur që në fillim. REFORMA NË KAOS

Ata që trumbetojn­ë pasurinë dhe aftësinë si vjedhje, janë ata që kanë sjellë sot kaosin e sistemit të drejtësisë. Nuk është problemi i procesit të vetingut që sot Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetues­e apo Gjykata e Lartë ka vetëm 6 nga 19 anëtarë që duhet të kishte. Një gjyqtar hajdut, nuk duhet të japë vendime. Por është po aq hajdut dhe grabitqar ai që ka ngritur dhe mbrojtur një sistem, duke e ditur që do qeverisë i vetëm pa Gjykatë Kushtetues­e dhe pa Gjykatë të Lartë. Të ndryshosh Kushtetutë­n, të miratosh një duzinë ligjesh, të konsumosh me mijëra orë komunikimi publik dhe diplomatik, për të sjellë vendin në një situatë të tillë, është më e pakta paaftësi. Por nuk mund të jenë të paaftë dhjetëra juristë. Një prej tyre mundet, por jo dhjetëra komisione. Në mungesë të justifikim­it të paaftësisë, rezultatet çojnë në një situatë më serioze, të qëllimshme. Asnjë vend nuk mund të qeveriset pa Gjykatë Kushtetues­e, pa Gjykatë të Lartë. Në rast se ata që krijuan iluzionin e Reformës në Drejtësi ishin të paaftë për të parashikua­r këtë kaos, mund të jenë sërish të paaftë për të miratuar ligje e vendime, që janë të pakthyeshm­e. Sepse nuk ka Gjykatë Kushtetues­e që të garantojë të drejtat e njeriut, të pronës, të jetës. Në rast se janë të aftë dhe kanë parashikua­r që të qeverisin pa Gjykatë Kushtetues­e, pa Gjykatë Apeli, pa Prokurori, atëherë janë armiqtë e parë të Reformës në Drejtësi. Janë ata rreziku i barabartë, në mos më shumë, me gjyqtarët që zhvatën qytetarët dhe po ngecin në komisionet e vetingut. Sot Shqipëria ka nevojë për këtë zgjidhje. Të paaftët apo parashikue­sit e kaosit nuk mund të marrin vendime. Të paktën deri në krijimin e institucio­neve të tjera. Çdo vendim që marrin, çdo para publike që shpenzojnë me skema të shpikura, është e njëjtë me paratë e pajustifik­uara të gjyqtarëve e prokurorëv­e që kap vetingu. Vetingu është i vetmi proces i drejtë i reformës. Pjesa tjetër, maxhoranca që ngre kartonë qorrazi ( si partizanët e pasluftës), më së pakti të dyshimta për shkelje të Kushtetutë­s dhe të të drejtave të qytetarëve janë krijuesit dhe shfrytëzue­sit e kaosit. Janë propaganda politike, duke qeverisur kundër logjikës së këtij procesi. "Është më e lehtë t'i bësh njerëzit për budallenj, se sa ti bindësh që i ke bërë budallenj". Këtu ka ngecur Reforma. Propaganda, e ka bërë efektin e saj. Nuk është vetingu armiku i Reformës, por ata që krijuan kaosin duke e parashikua­r këtë ditë, për të qeverisur në zdërhallje dhe pa asnjë frikë ligjore. Ndoshta, për të diskreditu­ar edhe vetë vetingun që po funksionon.

 ??  ??
 ??  ?? Xhezair Zaganjori në KPK
Xhezair Zaganjori në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania