Panorama (Albania)

Rrugët me koncesion, 712 milionë euro për 100 km

Zbardhet fatura për 4 rrugët, më e shtrenjta Thumanë- Kashar

-

Qeveria shqiptare publikoi thirrjen për tender për dy segmente të shkurtra rrugore gjatë ditëve të fundit, në vijim të planit të vet për të ndërtuar rrugë me kontrata koncesiona­re 13- vjeçare, një model ky i shumëkriti­kuar nga Fondi Monetar Ndërkombët­ar si mekanizëm krijimi borxhi publik përtej limiteve ligjore.

Qeveria hapi thirrje për kontratën koncesiona­re të ndërtimit të segmentit rrugor Milot– Balldren me kosto të pritshme prej 161 milionë eurosh si dhe për segmentin Orikum– Dukat me kosto të pritshme 50 milionë euro, sipas njoftimeve në Agjencinë e Prokurimit Publik. SHUMË PARA PËR PAK KILOMETRA RRUGË Qeveria e Kryeminist­rit Edi Rama ka vuajtur ca gjatë viteve të fundit për të demonstrua­r se është në gjendje të ndërtojë rrugë. Në shumë raste, Rama ka publikuar video- animacione në faqen e tij në “Facebook” dhe është përballur me kritikat se, ndonëse videot janë të bukura, qeveria e tij nuk ka arritur të realizojë pothuajse asnjë rrugë të re ndërkohë që rrugët e nisura të ndërtohen vite më parë, vijojnë të zvarriten në pafundësi.

Problemi është se kontratat koncesiona­re të Ramës për ndërtim rrugësh ngrenë pikëpyetje të mëdha si sa i përket formës së përzgjedhu­r të prokurimit, pra, partnerite­tit publik- privat, ashtu edhe kostos së tyre. Pikëpyetje ka edhe mbi faktin nëse projektet e përzgjedhu­ra për t’u financuar janë apo jo rentabël.

Rruga Thumanë– Kashar, një autostradë me katër korsi, synon të lidhë autostradë­n ekzistuese Thumanë– Milot me autostradë­n Tiranë– Durrës, me supozimin se një autostradë e re do të vijojë nga Kashari, 10 kilometra në perëndim të Tiranës, me Kavajën, një ide që mund të mos realizohet kurrë. Segmenti Thumanë– Kashar është fituar në kontratë koncesiona­re nga kompania Gener 2, e cila është kritikuar më herët nga eksponentë socialistë si e lidhur me ish- Kryeminist­rin Sali Berisha. Ky segment rrugor është vetëm 20.7 kilometra i gjatë dhe pritet të kushtojë së paku 228.5 milionë euro. Me një kosto prej afro 11 milionë eurosh për kilometër, kjo është ndoshta rruga më e shtrenjtë në Shqipëri.

Projekti tjetër, ai i Rrugës së Arbrit, parashikon ndërtimin e rreth 50 kilometrav­e rrugë me një tunel nën Qafën e Murrizit me një kosto totale prej 254 milionë eurosh dhe me një kosto mesatare prej 5 milionë eurosh për kilometër. Kjo është një rrugë me dy korsi.

Projekti i tretë është i ditëve të fundit. Ai është propozuar si koncesion i pakërkuar nga një kompani e panjohur e quajtur A. N. K. Më 23 korrik, qeveria hapi tenderin për këtë rrugë, me një fond limit prej 161.5 milionë eurosh për një segment rrugor prej vetëm 17.3 kilometra dhe me një kosto mesatare prej 9.3 milionë eurosh. Projekti parashikon lidhjen e Milotit me fshatin Balldren pranë Shkodrës dhe përfshin ndërtimin e një tuneli 850 metra të gjatë nën malin e Shëngjinit si dhe dy ura mbi lumenjtë Mat dhe Drin.

Projekti i katërt i përket ndërtimit të një rruge të re nga Orikumi ( Porti i Jahteve) deri në fshatin Dukat rrëzë Qafës së Llogorasë. Këtu bëhet fjalë për 14.7 kilometra rrugë me dy korsi me një kosto të planifikua­r prej 50.5 milionë eurosh dhe me një kosto mesatare për kilometër prej afro 3.4 milionë eurosh.

Së bashku, të katër projektet pritet t’u kushtojnë shqiptarëv­e mbi 711 milionë euro përgjatë 13 viteve të ardhshme, në rast se realizohen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania