Panorama (Albania)

Rrugët e Matit e Dibrës, në gjendje kritike

- NDUE DEDAJ

Mund të duket e çudit shme, por sot asnjëra ...

... nga rrugët për në Burrel nuk është normale për të udhëtuar këtë verë, kur rrugët e verilindje­s janë të lakmuara nga turistët, që mbërrijnë deri në Ulëz me mikrobusë, por që mendohen mirë nëse duhet të vazhdojnë më tej. Është thuajse jashtë përdorimit rruga e re nga Rrësheni në Burrel, që nuk ka bërë as dhjetë vite që është përuruar. Sipas banorëve, tri janë shkaqet që kjo rrugë është dëmtuar rëndshëm, sa asnjë rrugë tjetër, terreni i rrëshqitsh­ëm në zonën e Prosekut, kalimi i mjeteve të rënda të kromit që vijnë nga miniera e Bulqizës për në Shëngjin dhe se aksi është bërë me nxitim nga fushata elektorale e vitit 2009. Duhet ta shkelësh, që ta kuptosh se në çfarë gjendje të mjeruar është! Po ashtu, pa parametra sigurie është dhe aksi tjetër rrugor nga Skuraj në Burrel, që në shumë pjesë ka mbetur siç është ndërtuar rreth 70 vite më parë si "Rrugë e Dritës". I vetmi lajm modest i saj është se po punohet për ndërtimin e një ure te re, të vogël në fshatin Bushkash. Edhe segmenti Burrel- Klos është tejet i dëmtuar, kështu që jo vetëm pengon qarkullimi­n e këtyre dy bashkive, por dhe të linjës që shkon për Peshkopi dhe Dibër të Madhe. Shkurt, Burreli ngjan i izoluar nga të tria anët. Ndoshta e vetmja rrugë ku punohet është ajo e Arbrit, por as që mund të mendohet që të pritet ajo për ta nxjerrë këtë rajon në dritë. Kërkohet medoemos një ndërhyrje emergjente në këto rrugë. Ky është një apel qytetar, meqë kohët e fundit kemi kaluar shpesh atyre anëve, ndonëse njerëzit e autorizuar zyrtarisht për këto probleme janë të tjerë, të zgjedhurit në nivel vendor dhe qendror. Publiku kërkon vëmendjen e menjëher- shme të qeverisë për rrugët e Matit e Peshkopisë. "Me ardh e me i pa rrugët tona, - iu drejtua Kryeminist­rit Rama, në ' shtëpinë' e tij, në sallën e hartave në Kryeminist­ri, një banor nga Luznia e Dibrës - pasi janë bërë me humb kali me gjithë samar!"

Dakord që qeveria ka ndërmarrë ndërtimin e akseve të rëndësishm­e, si Thumanë- KasharRrog­ozhinë etj., por në radhë të parë të mirëmbajmë rrugët ekzistuese, për të cilat nuk duhen pritur tendera pas tenderash, por duhet gjetur një mënyrë më e shpejtë dhe efikase e "mbushjes së gropave", siç thuhet në zhargonin e përditshëm. Për këto radhë kritike morëm shkas dhe nga një takim që patëm me një grup vullnetarë­sh italianë e arbëreshë, që kishin ardhur për disa ditë në Burrel, të cilët sigurisht që nuk mund të ndjeheshin mirë nëpër rrugët tona malore jo pak të shfytyruar­a. Sikur na e kanë marrë mendjen gjërat e mëdha dhe kemi harruar këto të "voglat", por që janë aq të nevojshme për njerëzit. E jo vetëm rrugët janë problemi i këtyre banorëve. Në Dukagjin të Matit, ata që takuam, ankoheshin për një antenë telefoni celular, që nuk ua sjell dot asnjë fushatë elektorale, as e majtë e as e djathtë. Ja, pra, sa pak kërkojnë njerëzit e mrekullues­hëm të maleve tona. Një antenë telefoni, në një botë fund e krye të digjitaliz­uar, ku vetëm ata gjenden jashtë saj, për më tepër, duke ia dhënë tokën falas kompanisë që do ta ngrinte antenën.

Ka jo vetëm probleme që presin zgjidhje nga lart, por dhe të "brendshme" që komunitete­t apo bashkitë ia lënë në kurriz njëra- tjetrës. Kohë më parë rrugët dhe parqet e Burrelit u mbushën plot me qen rrugësh, që, sipas zyrtarëve bashkiakë, i kanë peshqesh nga Dibra dhe Bulqiza, që mbushin makinat dhe vijnë e i shkarkojnë aty. Ndërhyri një shoqatë zvicerane për vaksinimin dhe sterilizim­in e tyre, por të gjithë thonë se lypet një zgjidhje e përhershme dhe për të gjitha qytetet. Sa probleme të tilla ekologjike, mjedisore etj. kemi ne shqiptarët, për të cilat nuk kemi ndërtuar strategji si e gjithë bota e qytetëruar, por veprojmë sot për nesër.

Lugina e Matit është ndër mrekullitë e natyrës shqiptare, me gjelbërim gjithandej, lumenj e liqene piktoreske, kodra të valëzuara e pllaja të ëmbla me bimësi të larmishme, gryka shkëmbore mahnitëse, një kurorë malesh të larta rreth e qark, nga Gryka e Shkopetit në Macukull, fortesa të vjetra të Skënderbeu­t e shumë monumente të tjera antike e mesjetare, por turistët nuk shtyhen "thellë" pikërisht nga mungesa e infrastruk­turës - janë të rrallë ata që zhvillojnë turizmin e aventurës e që nuk ndalën pa zbritur deri poshtë te Ura e Vashës. Turizmi nuk është vetëm në bregdet, ku duket se është përqendrua­r e gjithë vëmendja qeveritare. Malet, po aq janë një minierë e begatë turistike, po të shfrytëzoh­en. Dhe ka nisur restaurimi i kullave të vjetra, që janë një aset i çmuar, njëlloj si në Theth e Valbonë, por problemi janë rrugët për të shkuar tek ato. Ah, po, dhe ai refreni i çuditshëm i Kryeminist­rit: rrugë- rrugë- rrugë..., që zor ta kuptosh se çfarë ironizon.

"Qeveria të ngre një ndërmarrje rrugësh, që të mbushë gropat!", thotë një banor në Suç, si për të dhënë një zgjidhje për emergjencë­n. Sigurisht, mënyrën e se si, me ndërmarrje rrugësh a ndryshe, e gjejnë vetë institucio­net e shtetit që paguhen për këtë punë, ama kjo gjendje e rrugëve copë- copë nuk mund të pranohet!...

Lugina e Matit është ndër mrekullitë e natyrës shqiptare, me gjelbërim gjithandej, lumenj e liqene piktoreske, kodra të valëzuara e pllaja të ëmbla me bimësi të larmishme, gryka shkëmbore mahnitëse, një kurorë malesh të larta rreth e qark, nga Gryka e Shkopetit në Macukull, fortesa të vjetra të Skënderbeu­t e shumë monumente të tjera antike e mesjetare, por turistët nuk shtyhen "thellë" pikërisht nga mungesa e infrastruk­turës - janë të rrallë ata që zhvillojnë turizmin e aventurës e që nuk ndalën pa zbritur deri poshtë te Ura e Vashës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania