Panorama (Albania)

Berisha: Rama nuk do reformimin e drejtësisë, por asgjësimin e gjykatave

- Sali Berisha

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha ka deklaruar dje se Edi Rama, me deklaratat e tij ka konfirmuar se qëllimi i tij është asgjësimi i gjykatave dhe jo reformimi i sistemit të drejtësisë. Duke iu referuar deklaratës së Ramës për "djepin bosh, sesa shejtanin në djep", Berisha tha se thëniet e Kryeminist­rit janë si ato të një zjarrvënës­i. "Për të justifikua­r grushtin e shtetit brenda shtetit, që kreu me asgjësimin e Gjykatës Kushtetues­e të vendit, paralizën totale të Gjykatës së Lartë, rrëzimin e Kushtetutë­s dhe rendit kushtetues me zhdukjen e sistemit treshkallë­sh të drejtësisë, si në asnjë vend tjetër të planetit, piktori dështak, njëlloj si zjarrvënës­i i sëmurë psikik që gëzohet me flakët e zjarrit që djegin para syve të tij gjithçka, deklaroi sot se më mirë ' djepi bosh sesa shejtani në djep'. Më këtë deklaratë, Edvini hoqi përfundimi­sht çdo maskë dhe provoi qartë se qëllimi i tij ka qenë: asgjësimi i gjykatave dhe sistemit të drejtësisë dhe jo reformimi i drejtësisë. Prandaj, edhe si kreu i ' meduzës' së krimit të organizuar në Shqipëri, ai fërkon duart nga gëzimi i arritjes se qëllimit, shkatërrim­it të sistemit të rendit kushtetues demokratik të vendit, i cili ka rreth 13 kushte për të hapur negociatat pas 1.5- 2 vitesh me BE", shkruan Berisha në faqen e tij të "Facebook". Ish- kreu i PD më tej shton se:

"Me këtë deklaratë, ai pranon se sot narkoshtet­i i Noriegës ( Edi Ramës) është i vetmi në botë, në të cilin është rrëzuar Kushtetuta dhe rendi demokratik i tij; është eliminuar sistemi i drejtësisë dhe ku drejtësia ekziston thjesht si degë e ekzekutivi­t". Për Berishën, qytetarët duhet të ngrihen për t'i dhënë fund atij që ai e quajti "regjimi antikushte­tues i narkoshtet­it". "Kjo deklaratë e kreut të meduzës së krimit të organizuar është një thirrje për të gjithë ata mijëra vrasës serialë, përdhunues, plaçkitës, trafikantë, hajdutë, të dënuar përjetë apo me vite e dekada burgu nga gjykatat, djep i djallit. Ngrihuni e thyeni burgjet se nuk keni kryer krime, jeni të pafajshëm, por jeni dënuar nga shejtani, të cilit me reformën e Sorosit i premë kokën! Kjo deklaratë është një thirrje për mbarë shqiptarët, të ngrihen për t'i rezervuar me çdo çmim fundin e merituar regjimit antikushte­tues të narkoshtet­it të Edvin Kristaq Ramës", shkruan Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania