Panorama (Albania)

Rama dhe Basha përplasen në distancë për bllokimin e gjykatave nga vetingu

Kryeminist­ri: Po mbetemi pa gjykata? Jo! Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. Kreu i PD: Djepi bosh i duhet kryeshejta­nit

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama dhe kreu demokrat Basha kanë replikuar dje në distancë për fatin e Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë, pas shkarkimit të disa gjyqtarëve nga KPK.

Ishte Kryeminist­ri Rama që përmes një statusi në "Facebook", u shpreh se vendi nuk po mbetet pa gjykata të larta, por po shpëton nga organizma të kancerizua­r. "Po mbetemi pa gjykata të sipërme? Jo! Po operojmë organizma të kancerizua­r që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti", shkruan Rama në "Facebook". Këtij qëndrimi të Kryeminist­rit Rama iu përgjigj menjëherë kreu i opozitës, Lulzim Basha, po përmes rrjetit social "Facebook". Basha shkruan se Gjykata Kushtetues­e jashtë funksioni i duhet Kryeminist­rit për të mbrojtur aferën me T eatrin Kombëtar apo akuzat për ministrat e tij. "Djepi bosh i Gjykatës Kushtetues­e i duhet kryeshejta­nit për të mbrojtur mega- aferën 200 milionë euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa shejtanët në djepin e Prokuroris­ë iu duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri tek Ahmetaj, nga Sejdini te Rroshi me shokë", përgjigjet Basha.

VETINGU

Gjykata e Lartë ka mbetur me 6 nga 19 anëtarë që duhet të kishte. Tre gjykatës të saj janë shkarkuar gjatë procesit të rivlerësim­it. Ndërsa kryetari i saj, Xhezair Zaganjori, u rikonfirmu­a dje, ndonëse ndaj tij në relacionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it u hodhën hije dyshimi mbi pasurinë e deklaruar, ndërsa opozita ka akuzuar qeverinë se po kontrollon procesin e vetingut, duke skualifiku­ar gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar. Sipas opozitës, vendi mund të mbetet edhe pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë të Apelit. Menjëherë pas përfundimi­t të seancës së fundit plenare, në një reagim në "Facebook", ka reaguar Kryeminsit­ri Edi Rama. "Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombët­ar. Fletërrufe­të kundër vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi", shkruan Rama. Kreu demokrat akuzoi maxhorancë­n se ka ndërhyrë në procesin e vetingut, duke bërë një kualifikim selektiv të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. "Ky proces është kritikuar qartë nga ONM për raste të veçanta dhe kritikat nuk janë marrë parasysh dhe për ne rezulton me standarde të dyfishta. Maxhoranca e ka kapur plotësisht vetingun. Për të njëjtën shkelje një gjyqtar dhe një prokuror e largojnë, dhe për të njëjtën shkelje tjetrin e mbajnë. Pse?! Sepse është në listën e bardhë të Edi Ramës, jo në atë të zezën e Ramës", tha Basha. Në mënyrë të përsëritur në tri seancat e fundit parlamenta­re të këtij sesioni, maxhoranca kërkoi të arrinte një konsensus me LSI, por dhe me Partinë Demokratik­e, për të bërë 84 vota që kërkon miratimi i ligjit për Shkollën e Magjistrat­urës, i cili do t'u hapte rrugë regjistrim­eve të reja për gjyqtarë dhe prokurorë për vitin e ri akademik.

 ??  ?? Lulzim Basha dhe Edi Rama
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania