Panorama (Albania)

Basha- Roth: Opozita, e gatshme të kontribuoj­ë në mënyrë konstrukti­ve

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i shprehu ministrit gjerman të Shtetit për Çështjet e Europës se opozita është e gatshme të bashkëpuno­jë në mënyrë konstrukti­ve. "Lideri i opozitës shprehu bindjen se këto probleme madhore nuk zgjidhen me korrigjime sipërfaqës­ore, por me një qasje tërësore e të mirëmendua­r. Për këtë zgjidhje, Lulzim Basha siguroi ministrin gjerman të Shtetit, përgjegjës për Europën, se opozita është e gatshme të kontribuoj­ë në mënyrë konstrukti­ve. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i shprehu ministrit gjerman për Europën, Michael Roth, besimin se mbështetja dhe angazhimi i Gjermanisë janë shumë të rëndësishë­m për Shqipërinë", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD- së për takimin e ministrit Roth me kryedemokr­atin Basha. Kreu i PD- së falënderoi ministrin gjerman për mbështetje­n që Shqipëria mori nga qeveria gjermane në procesin e integrimit. "Duke e falënderua­r ministrin Roth për angazhimin e tij personal që çështja e Shqipërisë të mos hiqej nga axhenda e vendeve anëtare gjatë Samitit të Luksemburg­ut, në fund të qershorit, zoti Basha tha se me refuzimin që qeveria po i bën marrjes në konsiderat­ë të kushteve të vendosura për Shqipërinë, rrezikon që edhe vitin tjetër vendit të mos i hapen negociatat. Me një qeveri të lidhur me krimin, Shqipëria e ka të pamundur të bëjë progres në rrugën drejt BE- së", është shprehur Basha. Kreu demokrat u ndal gjatë takimit në mënyrë të detajuar te Reforma në Drejtësi, e cila, sipas tij, me ndryshimet dhe amendament­et e bëra nga qeveria është kthyer në padrejtësi, në pushtet ndëshkues në duart e qeverisë. Basha e njohu ministrin gjerman me 7 propozimet e opozitës për zgjidhjen e kolapsit të krijuar nga ndërhyrjet politike për kapjen e drejtësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania