Panorama (Albania)

Kreu i Gjykatës së Lartë Zaganjori kalon vetingun, pa probleme me pasurinë

Anëtari i Gjykatës së Lartë pranoi kontratat për banesën: Formale për regjistrim­in e pronës brenda ligjit

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi ditën e djeshme që të rikonfirmo­jë në detyrë kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin

Ky i fundit bëhet kështu anëtari i dytë i Gjykatës së Lartë, që kalon vetingun pas Edmond Islamajt. Zaganjori ishte vetë i pranishëm ditën e djeshme kur u lexua vendimi për të. Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Olsi Komici, relatore Pamela Qirko dhe anëtar Roland Ilia. Ata ngritën pikëpyetje për Zaganjorin më 20 korrik kur u zhvillua edhe seanca dëgjimore, teksa e akuzuan gjyqtarin për deklarime të pasakta dhe kontrata fiktive me qëllim shmangien e tatimeve. Hetimi u përqendrua vetëm te pasuria dhe kryesisht tek apartament­i me sipërfaqe 293 metra katrorë. Ai ishte deklaruar në vlerën 7.4 milionë lekëve në deklaratën periodike të vitit 2003 dhe 5.8 milionë lekëve në deklaratën “veting”. Mirëpo, sipas deklaratës noteriale të gjetur në ZVRPP, kjo pronë është deklaruar se është blerë për 500 mijë lekë. Të njëjtat probleme u vërejtën edhe për bibliotekë­n, bodrumin dhe zyrën, që ishin deklaruar në ZRVPP si të blera për 500 mijë lekë. KPK vlerësoi se këto lëvizje të gjyqtarit kanë pasur për qëllim shmangien e taksave. Për apartament­in, gjyqtari Zaganjori deklaronte si burim shitjen e shtëpisë së mëparshme dhe të ardhurat nga qiratë dhe për pasurinë, bodrumin, kishte shërbyer si burim qiraja e përfituar nga biblioteka. Këto deklarime ishin të pasakta sipas KPK- së, pasi rezultonte që pasuritë ishin blerë në të njëjtën ditë. Po ashtu, sipas KPK- së, Zaganjori nuk kishte deklaruar pasuri të tjera para vitit 2001 që të lëshonte me qira dhe të përfitonte nga to të ardhura. Ai ka deklaruar se ka përfituar 7500 dollarë nga qiratë për bodrumin dhe zyrën, por nuk ka arritur të paraqesë asnjë kontratë qiraje në Komision. Kreu i Gjykatës së Lartë dha shpjegimet e tij për gjetjet e KPK- së. Fillimisht, ai tha se apartament­i ku ai banon aktualisht është ndërtuar si god- inë polifunksi­onale me kontribute të përbashkët­a, mes tij dhe 7 pronarëve të tjerë, familjarë të bashkëshor­tes së tij. Trualli ku është ndërtuar godina ishte përfituar si pronar nga gjyshi i bashkëshor­tes dhe ai ka shitur banesën në Shkodër për të financuar pjesën e tij të ndërtimit. “Kontratat janë fiktive, po, por janë brenda ligjit dhe janë bërë vetëm që unë të regjistroj­a pronën në emrin tim. Unë kam dhënë para për ndërtimin e saj, nuk kam blerë gjë”, tha Zaganjori. “Fitimi i pronësisë për këtë pronë është shumë i qartë, që në vitin 1997 me krijimin e sendit. Në vitin 2001 u bë formalizim­i për t’i futur këto prona në qarkullimi­n civil”, tha ai. Zaganjori shpjegoi gjithashtu mospërputh­jet mes deklaratav­e me llogaritë që kishte bërë në fillim; 5.8 milionë lekë kosto e ndërtimit dhe 1.6 milionë lekë të shpenzuara për mobilim.

 ??  ??
 ?? Xhezair Zaganjori ??
Xhezair Zaganjori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania