Panorama (Albania)

Pasuria dhe aftësitë profesiona­le, problem për prokurorin Sadiku

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka ngritur pikëpyetje të mëdha për pasurinë dhe profesiona­lizmin e zv/ kreut të Prokuroris­ë së Korçës, Elsion Sadikun. Ky i fundit ishte ditën e djeshme përballë KPK- së në seancë dëgjimore. Sadiku është pjesë e listës prioritare të vetingut, pasi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Trupa gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulëzim Hamitaj. Vetë prokurori ishte prezent, pa avokat, teksa dëgjoi gjetjet e Komisionit. Relatori Komici tha se prokurori Sadiku ka deklaruar një tokë bujqësore, e përfituar në vitin 1992, me sipërfaqe 16500 m2 – ku zotëron 1/ 5, pajisje dentare të përdorura me vlerë 7500 euro, një apartament 108 m2 me vlerë 34,000 euro, ku mbeten për t’u paguar dhe 3800 euro, 900,000 lekë shpenzime mobilimi për apartament­in dhe një makinë “Peugeot 307” e vitit 2002 me vlerë 400 mijë lekë. Problem për prokurorin janë blerja e pajisjeve dentare. Ai ka deklaruar se janë blerë me kursimet e bashkëshor­tes deri në vitin 2008 dhe me një hua prej 500 mijë lekësh nga babai i saj. Mirëpo, KPK konstatoi se bashkëshor­tja e prokurorit nuk ka qenë në marrëdhëni­e pune ligjërisht para vitit 2009 dhe se subjekti ka mungesë burimesh financiare. Sa i përket apartament­it 108 metra katrorë, rezulton se Sadiku ka lidhur kontratë në vitin 2013 me firmën ndërtuese, duke i dhënë paraprakis­ht si kapar 27,200 euro, e cila është mbuluar nga 13,000 euro të marrë mbrapsh nga anulimi i një kontrate të mëparshme, një hua 1 milion lekë nga vjehrri, kursimet e vitit 2012- 2013, si dhe një pjesë e shumës së lekëve të mbetura bashkëshor­tes nga blerja e pajisjeve dentare. Në vitin 2016, për këtë banesë janë paguar dhe 3000 euro me burim një overdraft bankar dhe kursimet e atij viti. Sipas KPK- së, edhe për këtë aset prokurori ka bërë deklarim të pasaktë dhe ka mungesë burimesh financiare. Një tjetër çështje ishte një denoncim i ardhur ndaj subjektit për pushim të padrejtë të një kallëzimi penal të bërë ndaj dy ekspertëve për falsifikim aktesh. Sadiku kishte vendosur mosfillim të hetimit, ndërsa Gjykata e Apelit Korçë e ka rihapur çështjen.

 ??  ?? Gjatë seancës dëgjimore për prokurorin Elsion Sadiku
Gjatë seancës dëgjimore për prokurorin Elsion Sadiku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania