Panorama (Albania)

FATION BINJAKU Qeveria konfirmon Berberin, Seminin dhe Pavlin në GJEND

“U konsultuam me panelin këshillues të KiE për tre kandidatët”

-

Këshilli i Ministrave ka publikuar dje zyrtarisht emrat e tre kandidatëv­e, të cilët janë dërguar në Asamblenë Parlamenta­re të Këshillit të Europës, për postin e anëtarit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ashtu siç “Panorama” publikoi ditën e enjte, tre kandidatët e përzgjedhu­r për postin e gjyqtarit në Strasburg janë: ish- anëtari i Gjykatës Kushtetues­e, Sokol Berberi, juristi i Fondacioni­t Shoqëri e Hapur, Darian Pavli dhe pedagogia e Magjistrat­urës, Mariana Semini. Në njoftimin e saj qeveria bën të ditur se 16 aplikantët i janë nënshtruar dhe një procesi vetingu, i cili nuk është kryer nga organi i vetëm që e ushtron këtë kompetencë sipas Kushtetutë­s, që është Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Por në njoftim nuk jepen të dhëna më të detajuara se si dhe kush e ka kryer vetingun.

PËRZGJEDHJ­A Më tej bëhet e ditur se Sekretari i Përgjithsh­ëm, Engjell Agaçi, ka ngritur një komision ad hoc me drejtues të drejtorive në Kryeminist­ri, të cilët kanë bërë vlerësimin e dosjeve dhe intervisti­min e kandidatëv­e. Kryetari i Komisioni ka qenë Artur Metani, drejtor departamen­ti në Kryeminist­ri, Skënder Kaçupi, përgjegjës departamen­ti në Fakultetin e Drejtësisë. Kestrin Katro, zv. dekane e Fakultetit të Drejtësisë, Majlinda Dhuka, drejtoresh­a në Kryeminist­ri dhe Armand Skapi, drejtori në MEPJ. “Pas realizimit të fazës konsultati­ve me Panelin Këshillues të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Këshilli i Ministrave propozon, për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, listën me 3 kandidatë”. Në njoftimin e qeverisë thuhet se: “Z. Sokol Berberi - jurist me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës, anëtar i Gjykatës Kushtetues­e ( prill 2007 - shtator 2016), mbajtës i titullit “Doktor”, profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuue­s në përafrimin e legjislaci­onit shqiptar me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut etj.. Z. Darian Pavli - jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimi­n dhe zbatimin e aktivitete­ve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju- Jork, Tiranë ( Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch. znj. Marjana Semini - juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit “Profesor i asociuar”, profesore e brendshme në Shkollën e Magjistrat­urës për 20 vjet dhe drejtore e saj ( 2009- 2013)”.

 ??  ??
 ??  ?? Sokol Berberi
Sokol Berberi
 ??  ?? Mariana Semini
Mariana Semini
 ??  ?? Darian Pavli
Darian Pavli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania