Panorama (Albania)

Rrëfimi i gazetarit Zinxhiria: Si i gjetëm dy vëllezërit nga Fieri

-

Gazetari shqiptar që jeton e punon në Greqi, Shpëtim Zinxhiria ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka mbërthyer Greqinë. Ai ka treguar se ka qenë në Mati në vendin ku është prekur më shumë, ku gjysma e shtëpive janë rrafshuar. “Dy vëllezër nga Fieri i gjetëm gjysmë të zhveshur para derës së shtëpisë së tyre, pasi nuk kishin kohë të vishnin as edhe bluzën. Në shtëpi nuk ka mbetur asgjë, nuk kemi asnjë lek dhe asnjë dokument, çdo gjë që kishim gjatë këtyre 21 viteve na i mori zjarri, na thotë njëri nga vëllezërit në Mati ku dhe tragjedia është më e madhe”, shkruan më tej Zinxhiria. Sipas tij, zona i ngjan një fushe beteje. “Sapo jam kthyer nga Mati, vendi ku po përjeton me të vërtetë një tragjedi të paparë deri më sot që pas luftës. Ky është bilanci zyrtar deri në këtë orë. Greqia vajton dhe qeveria ka shpallur tri ditë zi. Asgjë nuk është si më parë… Me zbardhjen e ditës kjo të kujton tragjedinë e vitit 2007 ku numri i viktimave ishte në 67. Por e sotmja, për nga historia është një tragjedi që ndodh për të parën herë që nga mbarimi i luftës. Greqia dhe këtë radhë do ngrihet në këmbë edhe pse ka me dhjetëra të vdekur dhe po aq të zhdukur. Zjarri la nga pas viktima dhe dëme të mëdha të pallogarit­shme. Mati ka humbur rreth 50% të shtëpive janë shkatërrua­r dhe rrafshuar. Nga ora në orë rritet numri i viktimave… por deri më sot nuk ka konfirmim për shqiptarë. Në këtë zonë punojnë shumë shqiptarë në hotele dhe në agrikultur­ë dhe çfarëdo pune”, shkruan Zinxhiria në statusin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania