Panorama (Albania)

Zjarri gjunjëzon Greqinë, 74 të vdekur në flakët më të këqija të dekadës S I T U A T A

Familjarë të përqafuar digjen të gjallë. Hetuesit kërkojnë arsonistët, mendohet se ndezën vatra zjarri për të vjedhur

-

Tmerri ka përfshirë Greqinë gjatë ditës së martë me gjetjen e viktimave nga zjarret dhe të mbyturit në det, të cilët kishin tentuar të iknin nga flakët, në një nga bilancet më të dhimbshme të viktimave nga fatkeqësit­ë natyrore në vendin fqinj.

Mes të vdekurve ka pasur edhe shumë fëmijë. Viktima më e re ishte vetëm gjashtëmua­jsh dhe humbi jetën nga mungesa e ajrit. Janë regjistrua­r deri tani nga autoritete­t 74 të vdekur, banorë dhe pushues, kryesisht në fshatrat Mati, Rafino dhe Voutsa, por numri i viktimave mund të rritet pasi shumë janë raportuar të humbur. Zjarret kanë nisur, ndërkohë që vendi po përballet me temperatur­a rreth 40 gradë Celsius dhe janë përhapur nga erërat me shpejtësi duke djegur një faqe kodre të tërë deri në breg për dhjetë minuta. Punëtorët e emergjencë­s janë tmerruar kur kanë gjetur në Mati 26 trupa, me sa duket familjarë, të përqafuar fort me njëri- tjetrin si një përpjekje e fundit për t'u mbrojtur. Ata ishin më pak se 30 metra larg nga deti dhe kanë bërë një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar, por kanë përfunduar mes zjarrit dhe shkëmbinjv­e. Një vajzë ka vdekur ndërsa ka tentuar të hidhet në ujë.

Në fshatin Mati, shumë pushues dhe banorë janë djegur të gjallë, disa prej tyre të ngecur në makinat e tyre në trafikun e bllokuar, ndërkohë që qindra njerëz tentonin të largoheshi­n nga zona ku flakët përfshinë gjithçka që gjetën para dhe shkrumbuan më shumë se një mijë shtëpi. Shumë prej njerëzve janë hedhur në ujë për të shpëtuar, por disa nuk kanë arritur të mbijetojnë as aty dhe janë mbytur, përfshirë fëmijë. Dhjetëra trupa të pajetë janë gjetur në rrugët e fshatit, për të cilin kreu i bashkisë tha se "nuk ekziston më".

Kampe fëmijësh kanë qenë pranë zonës së zjarreve, ku autoritete­t thonë se kanë evakuuar në kohë 600 fëmijë. Disa njerëz që kanë mbijetuar nga kjo tragjedi, kanë kaluar orë të tëra duke u kollitur nga dioksidi i karbonit dhe hiri i zjarrit, ndërkohë që prisnin në buzë të ujit që të mbërrinte ndihma për t'i evakuuar.

Të përhapura me shpejtësi nga erërat me shpejtësi 65 mph, zjarret pyjore më të këqija në Greqi në dekadën e fundit janë përshkruar si një tragjedi kombëtare dhe katastrofë biblike me humbje njerëzore.

Zyrtarët kanë kërkuar dronë amerikanë "për të vëzhguar dhe detektuar ndonjë aktivitete të dyshimtë", pasi u zbulua se 15 zjarre kanë nisur njëkohësis­ht në tri zona të ndryshme afër Athinës dhe ka mundësi që të jenë vendosur me dashje nga kriminelë, me qëllimin për të grabitur shtëpitë, ndërkohë që banorët do të iknin nga flakët.

Dy vatrat më të mëdha të zjarreve kanë nisur rreth orës 17: 00 të së hënës, njëra 32 kilometër në verilindje të Athinës, afër Rafinës, dhe tjetra 48 kilometra në perëndim të kryeqyteti­t grek në Kineta, ndërkohë që vendi është përfshirë nga thatësia dhe temperatur­at e larta. Por pasditen e së hënës, situata është përkeqësua­r me zjarret që kanë nisur në shumë anë të Athinës. Vdekjet e para janë raportuar pas menatës dhe deri në orën 3 të mëngjesit numri i viktimave kishte arritur në 20 vetë. Numri i viktimave u rrit me kalimin e orëve. Nga dreka e së martës, erërat kanë ulur shpejtësin­ë dhe zjarret nuk janë përhapur më, por deri në mbrëmje nuk ishin vënë plotësisht nën kontroll. Kryeminist­ri i Greqisë, Alexis Tsipras, ndërpreu udhëtimin e tij në Bosnje për t'u kthyer në vend. Ai tha se Greqia po përballet më një tragjedi të papërshkru­eshme, ka shpallur gjendjen e jashtëzako­nshme dhe ka caktuar tri ditë zie kombëtare. Nga zjarret ka pasur edhe rreth 180 të plagosur, përfshirë 23 fëmijë. Qindra zjarrfikës dhe forca të ushtrisë janë angazhuar për të menaxhuar situatën. Zjarret nuk janë të pazakonta në Greqi. Rasti më i keq i regjistrua­r para këtij të së hënës ishte në vitin 2007, në ishullin jugor Evia, ku humbën jetën 77 njerëz.

 ??  ?? Një grua po kërkon qenin e saj mes makinave të djegura në Mati
Një grua po kërkon qenin e saj mes makinave të djegura në Mati
 ??  ?? Të mbijetuar në det, për t'u shpëtuar zjarreve
Të mbijetuar në det, për t'u shpëtuar zjarreve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania