Panorama (Albania)

Zjarret në Europën me temperatur­a rekord dhe thatësira ekstreme

-

Zjarret nuk kanë përfshirë vetëm Greqinë, por për shkak temperatur­ave të larta dhe thatësisë, edhe shumë vende të tjera të Europës. Mbrojtja civile në Suedi njoftoi se ka identifiku­ar 27 zjarre aktive rreth vendit, ndërkohë që temperatur­at janë ngritur në 35 gradë Celsius këtë javë. Franca, Italia dhe Gjermania kanë dërguar avionë, kamionë dhe zjarrfikës për të ndihmuar me situatën në Suedi, ku zakonisht temperatur­at në verë nuk i kalojnë 23 gradë Celsius. Suedia po përballet edhe me thatësira të papreceden­te, nuk ka rënë shi që në muajin maj. Rreth 25 mijë hektarë janë djegur, apo një sipërfaqe sa dyfishi i qytetit të Parisit. Të paktën katër zjarre janë ende aktivë dhe kushtet e motit janë të pafavorshm­e. Vlera e shkatërrim­it të pyjeve ka kapur shifrën 87 milionë eurove. Por edhe vende të tjera të Eu- ropës Veriore po përballen në flakë pyjore. Në provincën veriore të Finlandës, Lapland, zjarret kanë djegur drurë dhe fusha deri afër kufirit me Rusinë. Norvegjia, e cila ka arritur temperatur­a rekord këtë vit, është përballur me vatra zjarri, të cilat kanë marrë jetën e një zjarrfikës­i. Zjarret kanë përfshirë edhe Letoninë, ku kanë shkatërrua­r më shumë se 800 hektarë. Ne Gjermani janë paralajmër­uar rreziqe potenciale për vatra zjarri për shkak të thatësisë dhe temperatur­ave të larta. Po ashtu, Britania është përballuar me temperatur­a rekord dhe vendi ësh- të në gatishmëri. Edhe në Holandë, Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik ka paralajmër­uar nga temperatur­at rekord dhe nga vala e të nxehtit për një javë. Dymbëdhjet­ë ura në Amsterdam janë mbyllur nga temperatur­at ekstreme, të cilat mund të ndikojnë në metalin e urave.

 ??  ?? Zjarret në Finlandë
Zjarret në Finlandë
 ??  ?? Zjarret në Suedi
Zjarret në Suedi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania