Panorama (Albania)

Spitali nën ujë, reshjet e shiut përmbysin 2 reparte

Ujësjellës­i: Kolektorër janë në rregull. Situatë paniku te pacientët, uji vërshoi korridorev­e

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Reshjet e dendura të shiut, dy ditë më parë, përmbytën repartin e imazherisë dhe atë të fizioterap­isë në Spitalin e Shkodrës.

Kjo përmbytje fillimisht krijoi panik te pacientët, pasi uji vërshoi nëpër korridore. Drejtoresh­a e spitalit, Teuta Rrjolli, u shpreh dje se përmbytja erdhi si shkak i bllokimit të kolektorëv­e të ujit jashtë mjediseve të spitalit. "Nuk ka asnjë nevojë që të ketë panik te qytetarët apo pacientët. Gjithçka funksionon normalisht në Spitalin e Shkodrës. Përmbytja nuk ka ardhur si shkak i ndonjë problemi të spitalit të Shkodrës, por ka ardhur për shkak të bllokimit të kolektorëv­e. I gjithë stafi është vënë në gatishmëri, duke u munduar që të largojë ujin. Prezencë uji ka pasur te reparti i imazherisë dhe fizioterap­isë. Kjo ka ardhur për shkak se nga sa më raportuan edhe teknikët, kolektorët e jashtëm kanë qenë të bllokuar. Sasia e madhe e ujit, por edhe papastërti­të nga qeset plastike apo mbetje të tjera, kanë bërë që të ketë çarje të tubave dhe më pas uji të përfundojë në mjediset e spitalit. Megjithatë, ne jemi angazhuar me të gjitha forcat tona, duke e stabilizua­r situatën", shprehet Rrjolli. Sipas saj, nuk ka asnjë pajisje të dëmtuar apo jashtë funksionit. Mësohet se fizioterap­ia ndodhet një kat nëntokë dhe ka pasur edhe më përpara përmbytje, ndërsa për imazherinë është hera e parë që përmbytet si pasojë e vërshimit të ujërave nga reshjet e shiut. "Është hera e parë", u shpreh drejtoresh­a e Spitalit të Shkodrës. Rrjolli shtoi gjithash- tu se të paktën për imazherinë po mendohet që të krijohet një rrugë e dytë e kalimit të ujit në rast se kolektorët bllokohen sërish, në mënyrë që ai repart të mos përmbytet. Ndërkohë, drejtori i Ujësjellës Kanalizime në Shkodër, Mark Molla, mohoi që përmbytja në Spitalin e Shkodrës të ketë ndodhur për shkak të bllokimit të kolek- torëve të ujit. Molla thotë se kolektorët kanë qenë në funksionon dhe madje për të bërë të mundur kalimin e ujit më shpejt, janë hapur edhe pusetat. Sipas tij, kanalizime­t dhe kolektorët kanë funksionua­r normalisht. "Nuk e di arsyen e përmbytjes në spital, por kolektorët kanë qenë në rregull", deklaroi drejtori Molla.

 ??  ?? Përmbytja në Spitalin Rajonal të Shkodrës
Përmbytja në Spitalin Rajonal të Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania