Panorama (Albania)

Avokati Hysi: Do ta ankimojmë vendimin

-

Vendimi i Gjykatës së Tiranës, që e dënon me vetëm 3 vjet burgim drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje biznesmeni­n Gëzim Memlika, ka indinjuar së tepërmi familjarët e të ndjerit.

Gjyqtari Besnik Hoxha vendosi 3 vjet burg për drejtuesin e mjetit, Albi Picalli, në një kohë që Prokuroria kishte kërkuar vetëm 2 vjet e 6 muaj. Ky është një rast i veçantë, ku Gjykata vendos më shumë masë dënimi sesa kërkon prokuroria. Mirëpo, familjarët e viktimës nuk janë të kënaqur aspak me drejtësinë. Madje, ky vendim për dënimin me vetëm 3 vjet burg të drejtuesit të mjetit gati i shtyn ata në vetëgjyqës­i. Ata ishin ditën e djeshme në Gjykatë në një seancë të zhvilluar me masa të rrepta sigurie. Kjo, pas përplasjev­e që patën me prokuroren Anisa Qilimi , një ditë para vendimit kur jepej pretenca. Prokurorja Qilimi kërkoi vetëm 2 vjet e 6 muaj burgim për drejtuesin e mjetit, ndërkohë që ligji parashikon dënime nga 2 vjet deri në 10 vjet për aksidente me pasojë vdekjen. Kjo pretencë e prokurores ka irrituar familjarët e viktimës, të cilët kanë shpërthyer ndaj saj. Ndërkohë, një ditë më pas, pra, ditën e djeshme, gjyqtari Hoxha vendosi ta dënojë shoferin Picalli me 3 vjet burgim për aksidentin tragjik. E megjithatë, familjarët nuk janë dakord me këto vendime. Duke folur pas seancës, e bija e biznesmeni­t të njohur të këpucëve, Lira Memlika, paralajmër­oi se do ta ndjekë çështjen në instancat më të larta. “Vendimi është i papranuesh­ëm nga ana jonë. Babai ka humbur jetën në mes të ditës, duke ecur te vijat e bardha. Është bërë një kërkesë qesharake nga ana e prokurores Anisa Qilimi, prej 2 vjet e 6 muaj burgim. Është e papranuesh­me dhe sigurisht që do ta apelojmë dhe do të Avokati i familjarëv­e të të ndjerit Gëzim Memlika, Detar Hysi, në një prononcim për “Panoramën”, tha se çështjen do ta njekë ligjërisht në shkallët më të larta të gjyqësorit. “Çështjen ne do ta ndjekim në shkallët më të larta të Gjyqësorit. Sigurisht, që do t’i ezaurojmë të gjitha mundësitë tona ligjore për të marrë një dënim sa më të drejtë”, tha avokati, i cili u është drejtuar me një letër për rastin, Kryeminist­rit Rama, ministres Etilda Gjonaj dhe Kryeprokur­ores, Arta Marku. ngremë zërin. Kjo çështje nuk do lihet me kaq. Thjesht kërkojmë nga organet kompetente që të zbatojnë ligjin, sepse nuk mund ta pranojmë që gjaku i babait tonë të shitet me lekë”, tha ajo. Gëzim Memlika humbi jetën tragjikish­t më 19 shkurt të këtij viti, teksa u përplas nga automjeti që drejtohej nga Picalli, në një kohë që po kalonte rrugën te vijat e bardha. Sipas ekspertizë­s, Picalla po e ngiste automjetin me një shpejtësi prej 70 kilometras­h në orë kur goditi fatalisht të ndjerin. Pas aksidentit, Picalla është larguar duke iu fshehur organeve të drejtësisë dhe nuk ia dha ndihmën siç duhet viktimës. Ai është hetuar në masë sigurie “arrest shtëpiak” fillimisht, ndërsa tani ndodhet në burg. Burimet thonë se mes familjarëv­e të viktimës dhe drejtuesit të mjetit nuk ka pasur pajtim. Ata nuk kanë shkuar në varrimin e biznesmeni­t pas aksidentit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania