Panorama (Albania)

ATENTATI ME TETË TË PLAGOSUR

-

Lulzim Kulla, një emër i njohur për Policinë dhe që mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur në fillim të këtij viti në Shkodër, u arrestua dje nga Policia e Gjirokastr­ës.

Biznesmeni 43- vjeçar u ndalua në Pikën Kufitare të Kakavijës, në tentativë për të kaluar drejt Greqisë me pasaportë false. Sipas Policisë, Kulla ka përdorur në pasaportë false, e cila në fakt është bllokuar me kërkesë të Prokuroris­ë dhe vendim të Gjykatës Durrës para katër vitesh, pasi bëhet fjalë për vjedhje identiteti. Lulzim Kulla, i cili në janar mbeti i plagosur rëndë pas një shpërthimi të telekomand­uar në qytetin e Shkodrës, ka paraqitur në pikën kufitare një pasaportë me emrin Alfons Deda. 43- vjeçari ishte pasagjer në një makinë “Audi” dhe në momentin e ndalimit nga Policia mësohet se nuk ka bërë rezistencë. Për këtë pasaportë, Prokuroria e Durrësit, në korrik të vitit 2014, ka nxjerrë urdhër për bllokimin e saj si dhe poseduesit të saj. Ai u shoqërua nga shërbimet e Policisë drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e falsifikim­it të dokumentev­e zyrtare. Lulzim Kulla rezulton se në korrik të vitit 2014 është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikua­ra. 43- vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinj­ve dhe fotografin­ë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasa- Nga shpërthimi i fortë i ndodhur më 18 janar 2018 në Shkodër, mbetën 8 persona të plagosur. Lënda eksplozive ishte vendosur në një motor që ishte parkuar para një godine 2- katëshe në qendër të qytetit të Shkodrës. Shpërthimi u krye me telekomand­im, në momentin që Lulzim Kulla po dilte nga godina në pronësi të tij, për të hipur në automjetin e blinduar që ishte parkuar pak metra larg motorit. Nga shpërthimi, 43- vjeçari mori djegie, por nuk pati rrezik për jetën. Ndërkohë, përveç tij, u plagosën dhe tetë persona të tjerë që ndodheshin pranë tij rastësisht. Një muaj pas ngjarjes, si autorë të dyshuar të atentatit Policia arrestoi dy të rinj nga Elbasani, Endri Çopja dhe Argel Lulaj. portë në Durrës, duke përdorur kështu identiteti­n e një personi tjetër. Pasi Kulla ka tërhequr pasaportën, nga verifikime­t e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identiteti­n e dhënë. Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit lëshoi urdhër në korrik të vitit 2014 për bllokimin e kësaj pasaporte në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës. Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçiklet­ë të parkuar afër fuoristrad­ës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”. Ai njihet dhe për shkak të së kaluarës së tij, pasi emri i tij lidhet me disa ngjarje kriminale, por që në fund nuk është dënuar. 43- vjeçari ka pasur dalje të rralla, ndërsa tentoi të kalonte kufirin me identitet të rremë pa qenë në dijeni se prej 4 vitesh identiteti i vjedhur ishte pjesë e sistemit TIMS. “I FORTI I SHKODRËS”

Kulla konsideroh­et si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët në Shkodër duke u vendosur “tarifë” të përmuajshm­e për garantimin e objekteve tregtare. 43- vjeçari njihet si person i dhunshëm dhe se ka detyruar shumë biznesmenë që të mbyllin aktiviteti­n e tyre, madje shumë të tjerë edhe janë detyruar që të largohen nga qyteti i Shkodrës. Kulla akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin deri në vdekje të një prej tregtarëve, që nuk i është bindur diktatit të tij. Bëhet fjalë për një tregtar që merrej me shitjen e gazit, për vdekjen e të cilit nuk pati asnjë autor. 43- vjeçari është një nga të arrestuari­t për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit. Edhe pse konsideroh­ej si një prej organizato­rëve për kultivimin e një sasie të madhe të bimëve narkotike, ai u la i lirë pas vetëm 6 muajsh. Në operacioni­n dyditor të gushtit 2016, u zbuluan mbi 40 parcela me kanabis me mbi 10 mijë rrënjë. Ndonëse Policia arrestoi shumë persona të akuzuar si organizato­rë të kultivimit të bimëve, mes së cilëve ishte dhe Lulzim Kulla, shumë prej tyre u lanë të lirë për mungesë provash.

Lulzim Kulla rezulton se në korrik të vitit 2014 është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikua­ra. 43- vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinj­ve dhe fotografin­ë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identiteti­n e një personi tjetër

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania