Panorama (Albania)

Ramizi ka gisht në arrestimet e vitit ' 43 në Berat

-

Pas lirimit nga burgu në Tiranë, Ramiz Alia me vendim të Komitetit Qarkor të Tiranës u hodh në ilegalitet dhe në fillim të vitit 1943, ai u dërgua me detyrë në Berat. Atje u lidh menjëherë me Qarkorin e Beratit, sekretar organizati­v i të cilit ishte Kristaq Capo. Ai ishte mësues, dinte pesë gjuhë të huaja, ishte shumë konspirati­v, jashtëzako­nisht i ekuilibrua­r dhe trim. Kristaqi e afroi Ramizin dhe në sajë të shoqërisë me të, Alia u njoh gati me të gjithë njerëzit kryesor të lëvizjes në Qarkun e Beratit. Në qershorin e vitit 1943 Qarkori organizoi një mbledhje me anëtarët te burimi i Bogovës, në një pyll aty pranë. Atë ditë duhej të raportonte një shoqe, anëtare e Qarkorit, për veprimtari­në e Organizatë­s së Gruas në qytet. Ajo po vonohej. Me këtë rast, Kristaq Capo çoi Ramiz Alian me biçikletën e tij për ta sjellë aty. Kaluan disa çaste, Ramizi me shoqen nuk po vinin. Ndërkohë mbërritën befasisht Kuestura dhe Milicia, që mundën të arrestonin anëtarët e Qarkorit që ishin aty. Mes tyre ishte dhe Kristaqi me korrierin e tij, një djalë 15vjeçar. Prej andej i nisën menjëherë në burgun e Gjirokastr­ës, ku do t'u bëhej edhe gjyqi për t'i dënuar. Për çudi, në të dalë të Tepelenës, pas një ndalese disi të gjatë në qytet, në një rrëpirë i pushkatuan barbarisht. I pushkatuan pa gjyq dhe pa dëshmitarë. A thua se kështu iu mbush mendja oficerit që i shoqëronte. A mundej një oficer shoqërues të pushkatont­e me kokën e vet të arrestuari­t që konsideroh­eshin si peshqit e mëdhenj për OVRAn? Më tej, në qoftë se ata do të pushkatohe­shin, përse duhej t'i çonin deri në Tepelenë, kur këtë mund ta bënin fare mirë në Berat, madje, bash mu në vendin e arrestimit. E gjitha kjo ka vetëm një shpjegim. Gjatë rrugës nga Berati në Tepelenë, Kristaqi me korrierin e vet të veçuar, të mbyllur në të njëjtin kamionçinë, duhet të kenë biseduar për shkaqet e arrestimit. "Si ndodhi kjo punë". "Si na arrestuan kaq pa pritur". "Kush na tradhtoi". Dhe patjetër që kanë përmendur emrin e Ram- Hyra në dhomë. Margarita ishte e mbuluar e gjitha në lot. Fola gjatë ato çaste me të, por nuk përmbahej. Më shpjegoi për ngjarjen e rëndë. Më foli dhe për përplasjen me Ramizin. Ajo e fajësonte për mënyrën si kishte operuar në atë operacion. Sidoqoftë, një ditë, ndoshta do ta kërkojë momenti ta shpreh më shkoqur atë që më tha Margarita për arrestimin e grupit të Kristaqit", e mbylli bisedën profesori.

SI U SHFAQ RAMIZ ALIA NË BERAT

Në fund të refleksion­it për rolin e Ramiz Alias në Qarkun iz Alias, duke shtuar se se ta shkonin në Gjirokastë­r do të njoftonin shokët për këtë pabesi. Vetëm me këto pak fjalë ata ndëshkuan dënimin e tyre me vdekje pa e kuptuar. Arsyeja ishte e thjeshtë dhe e kuptueshme edhe për punonjësin më të thjeshtë të shërbimeve të fshehta: Duhej ruajtur me çdo kusht agjenti i OVRA- s, pavarësish­t nga kostot dhe pasojat e operacioni­t. Në fillim të gushtit 1943, gati në këto rrethana u arrestuan krejt papritur Margarita dhe Kristaq Tutulani. Të dy punonin në fshehtësi të thellë, ndërkohë që familja Tutulani, me emër, pasuri dhe prestigj në gjithë Qarkun e Beratit, ka qenë baza kryesore e Ramiz Alias, që mbante pseudonimi­n "Agimi". Kësisoj, vendin e strehimit të Margaritës e Kristaqit e dinin vetëm nëna e tyre, familjarët e bazës dhe Ramiz Alia. Atëherë kush i tradhtoi ata të dy? Nëna e tyre?! Familjarët e bazës, që kishin rrezikuar gjithçka për t'i mbajtur të strehuar?! Është absurditet ta besosh. Të gjitha gjasat dhe dyshimet lidhen me emrin e Ramiz Alias. Përsëri vihet në lëvizje i njëjti mekanizëm. Jepet urdhri dhe të arrestuari­t nisen drejt Tiranës. Në Gosë të Kavajës eskorta e tyre ndalet dhe motër e vëlla pushkatohe­n krejt papritur, pa gjyq e dëshmitarë, barbarisht. Pse në Gosë të Kavajës dhe jo në Berat? Dhe pse jo në Tiranë xhanëm?! Përse duheshin pushkatuar pa gjyq dy të rinj, që nuk përbënin ndonjë rrezik kushedi çfarë as për Kuesturën e as për OVRA- n, aq më tepër kur familjes së tyre, që kishte lidhje të caktuara me njerëzit e pushtetshë­m të asaj kohe dhe kishte paguar një shumë të madhe parash i ishin dhënë garanci të plota për jetën e tyre?! Përgjigja është e njëjta si në rastin e Kristaq Capos: Përballë OVRA- s ishte i pafuqishëm çdo lloj pushteti. Sikundër Kristaq Capo, edhe Margarita e Kristaq Tutulani gjatë rrugës duhet të kenë shprehur dyshime dhe të kenë përmendur një emër që nuk duhej përmendur kurrë. Pas kësaj, fundi i tyre ka qenë i paracaktua­r dhe i pandalshëm... e Beratit në vitet e luftës, zoti Polovina, dashur pa dashur, zbulon një të vërtetë që lidhet me imazhin që ai ka lënë gjatë kohës kur ka operuar në qytetin tonë. Pavarësish­t mjeteve që përdor për ta përshkruar këtë, autori i replikës me nipin e dëshmorit, të lë të kuptosh se edhe ai vet ka rezerva për mënyrën si është shfaqur "tetëmbëdhj­etëvjeçari Alia" në qytetin e Beratit në ditët e stuhishme të luftës. Ja si e përshkruan këtë Polovina: Tetëmbëdhj­etëvjeçari Ramiz Alia, për sa mbahet mend nga të rinjtë antifashis­të të Beratit, nuk qe tip karizmatik, ishte natyrë e mëdyshtë dhe e pavendosur. "Kur bisedonte, kujtonin ata, në shumicën e herëve nuk të shihte në sy". Duke qenë se ai nuk ra dot "në dashuri" me beratasit, ishte e natyrshme që ata të kishin perceptimi­n se udhëheqja lokale e LANÇ- it, e cila duhet theksuar se ishte elitë e qytetit, u godit rëndë dhe u asgjësua saktësisht në periudhën e pranisë tremujore të tij. Me siguri për akuzën ka vepruar arsyetimi sipërfaqës­or: Ishim mirë kur nuk qe ai, erdhi ai dhe na u vranë djemtë. E ke drejt zoti Polovina kur flet për imazhin që ka lënë në qytet Alia, që nuk u dashurua, sipas teje, kurrë me beratasit, por përtej dashurisë së munguar, referuar fakteve e dëshmive të shumta, ai i ka lënë Beratit edhe një kosto të dhimbshme me disa jetë njerëzish të këputura pabesisht në mes, falë lidhjeve të tij të fshehta me autoritete­t e okupatorit. Unë në këtë rast të solla vetëm disa dëshmi, por jam i gatshëm që në rastin më të parë të të vë përpara dhe dhjetërave të tjera ku Alia shfaqet jo i dyshimtë, por autor i mjaft goditjeve misterioze që janë bërë në verën e vitit të largët ' 43 në qytetin tonë. Meqë jeni dashuruar me kujtimet e Alisë nga koha kur ishte në Berat, unë zoti Ylli po të them se aty ka shumë pasaktësi dhe trajtime të manipuluar­a larg të vërtetës. Jo rastësisht te libri "Jeta ime" nuk ceket fare roli i Kristaq Capos në drejtimin e Lëvizjes Antifashis­te në Berat, po ashtu nuk përmenden as funksionet që ai kishte në krye të kësaj lëvizje. Nuk përmendet aty kush e organizoi dhe drejtoi demonstrat­ën e madhe të 28 Nëntorit në vitin 1942, kush e drejtoi ekzekutimi­n e agjentëve, të cilët spiunuan Alqi Kondin e Hajdar Dushin, kush ekzekutoi drejtorin e bankës, që ishte një nga krerët e lartë të agjenturës fashiste dhe shumë operacione të tjera që kanë për protagonis­t Kristaq Capon. Ju, zoti Ylli, më tërhiqni vërejtjen që nuk e kam shkruar në librin tim faktin që Alia ka spiunuar Kristaq Capon dhe sakaq më qortoni pse nuk ia kam vënë në dukje Alias sa ishte gjallë. Sa për ta ditur ju, por jo vetëm, unë i jam drejtuar disa herë Ramiz Alias për të biseduar nga afër rreth kësaj enigme, por në asnjë rast ai nuk ka pranuar. I kam drejtuar ndërkohë edhe dy letra për të sqaruar pozicionin e tij në rrethanat e arrestimit të Kristaq Capos dhe shokëve të tij mesditën e 28 qershorit 1843, por nuk mora kurrë përgjigje. Të njëjtën gjë ka bërë dhe zoti Emin Mysliu, i cili në grupin e Kristaqit ka pasur vëllain e tij, por asnjëherë nuk ka gjetur gatishmëri­në e Alisë për t'i thënë të vërtetën.

Unë në këtë rast të solla vetëm disa dëshmi, por jam i gatshëm që në rastin më të parë të të vë përpara dhe dhjetëra të tjerave, ku Alia shfaqet jo i dyshimtë, por autor i mjaft goditjeve misterioze që janë bërë në verën e vitit të largët ' 43 në qytetin tonë. Meqë jeni dashuruar me kujtimet e Alias nga koha kur ishte në Berat, unë zoti Ylli po të them se aty ka shumë pasaktësi dhe trajtime të manipuluar­a larg së vërtetës”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania