Panorama (Albania)

“Kam besim te skuadra, vështirë të përsëritet 2013”

-

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, doli në një konferencë për shtyp para gazetarëve, në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” ku foli për përballjen ndaj Karabakut të mbrojtësit të Kombëtares, Ansi Agolli. Shkodrani i vlerëson maksimalis­ht kundërshta­rët dhe tregon se do të bëjë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv. I pyetur nëse mund të përsëritet suk- sesi i 2013- s, Cungu tregon që është shumë e vështirë, pasi është situatë ndryshe nga ajo e vitit 2013.

Karabaku – “Të jemi i sinqertë, e dimë forcën e kundërshta­rit që kemi përballë. Unë jam një trajner që kërkoj vetëm një rezultat, gjithmonë fitoren. Ndaj edhe kundër Qarabakut do të kërkojmë fitoren, gjë e cila nuk është pamundur. Futbolli e ka treguar që jo gjithmonë fitojnë më të mirët dhe jo gjithmonë fiton ekipi më i fortë. Pse mos ta provojmë edhe ne. Mundësitë janë reale për të fituar. Le t’ia lemë fushës”.

Lojë në mbrojtje – “Mediat e shkruara kanë diktuar si duhet të luajmë ne dhe kundërshta­ri. Nuk ka asnjë problem. Natyrshëm që do jemi të kujdesshëm kemi një ekip kualitativ, e dimë dhe historinë e këtij ekipi që është pjesëmarrj­esh në kupat e Europës dhe në grupet e tyre. Megjithatë unë thashë edhe njëherë që kam besim te djemtë, te seriozitet­i i tyre dhe shpirti i garës që është baza e një grupi dhe e një lojë futbolli. Nëse mungon shpirti, nuk vlejnë as kualitetet. Mund të bëjmë gjëra më të mëdha se kualiteti. Se si do luajmë, do e shohim në fushë nesër. E njoh Karabakun dhe kam parë ndeshjen e fundit të tyre. Kemi një pasqyrë për sa i përket kundërshta­rit. Jemi munduar këtë javë që të stërvitemi dhe t’i përshtatem­i sadopak lojës së kundërshta­rit”.

Suksesi i 2013 – “Është vështirë për t’u përsëritur vera e 2013- s, e kam thënë edhe në Valeta. Atëherë kishim një ekip tjetër që luajti gjatë gjithë kampionati­t, dolën nënkampion dhe po ata lojtarë bënë historinë në kupat e Europës. Tani kemi pasur disa lëvizje që kanë ndikuar. Nga dita që kam ardhur, jam i kënaqur nga puna e bërë nga skuadra”, ka deklaruar Armando Cungu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania