Panorama (Albania)

Malkom bëhet telenovelë, Barça ia rrëmben Romës

-

Malkom është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Për Romën, vetëm një dush i ftohtë. Pas arritjes së akordit mes klubit italian dhe Bordosë, mungoi vetëm zbarkimi i braziliani­t në “Ciampino”. Por, ndërkohë në zyrat e klubit francez mbërrinte një tjetër ofertë nga katalanasi­t, e cila bindi Bordonë për të hedhur gjithçka në erë me Romën: 41 milionë euro plus 1 milion bonus. Reagimi i Monçit gjatë natës nuk shërbeu për të ndryshuar letrat në tavolinë, pavarësish­t se Roma e rriti ofertën në 40 milionë euro plus 5 bonuset. Blaugranat e çuan në 41 dhe e morën lojtarin në shtëpi.

Detajet - Braziliani mbërriti pasditen e së martës në Barcelonë dhe firmosi një kontratë 5- vjeçare në “Camp Nou”, nga e cila do të fitojë 5 milionë euro neto në sezon. Sot do të kryejë vizitat mjekësore përpara se t’i bashkohet skuadrës në turneun amerikan. Në kontratën e tij është përfshirë edhe një klauzolë prishjeje prej 400 milionë eu- rosh. Roma nga ana e saj kishte ofruar 32 milionë euro plus 4 milionë bonuset dhe 2.5 milionë euro futbollist­it në vit ( kontratë 5- vjeçare). Dhe kështu, ndërsa në kryeqyteti­n italian ishin bërë gati për të pritur futbollist­in, vjen shuplaka nga Barcelona, e cila po haste vështirësi të mëdha për transferim­in e Uillianit nga Çelsi ( anglezët refuzuan edhe ofertën e 72 milionë eurove). Romës i mbetet veç zhgënjimi që nuk arriti të përshpejto­jë manovrën me menaxherët e sulmuesit, edhe pse ata mund t’ia shkarkojnë përgjegjës­inë Bordosë. Por, edhe ata bënë një lojë të dyfishtë. “Kishim një akord me Romën”, tha menaxheri i Malkomit, Fernando Garsia, mbrëmjen e së hënës. “Pastaj Bordoja na bllokoi. Shpresojmë ta zgjidhim situatën ditën e nesërme”. Por, nga Spanja vinte lajmi se në mbrëmje kishte dalë tym i bardhë në takimin mes tij dhe drejtuesve të Barcelonës. Dhe një rast të tillë, “L’Equipe” i kishte vënë me të drejtë titullin “Mashtrimi Malkom”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania