Panorama (Albania)

Bonuçi pranë Juves, mund të shkëmbehet me Higuanin

-

Leonardo Bonuçi prej ditësh ka shfaqur dyshimet e tij për të vijuar karrierën te Milani. Nëse ditët e kaluara “lëkundjet” e kishin epiqendrën në Paris, në orët e fundit duket se janë afruar ndjeshëm me kufirin italian. Sirenat po bien nga Torino, me Juventusin që duket e disponuesh­me t’i rihapë derën mbrojtësin. Edhe ai vetë nuk është kundër kësaj ideje, përkundraz­i, aq më tepër me familjen që prej muajsh është transferua­r në rajonin e Piemontes. Që në miqësoren e parë sezonale të Milanit, kapiteni kuqezi u përfol për një largim, që thuhej se do të ishte drejt PSG- së. Duke parë dëshirën për ndryshim, ka ndërhyrë “Zonja e Vjetër”, e cila nëpërmjet drejtorit sportiv, Fabio Paratiçi, ka organizuar një takim me agjentin e lojtarit, Alesandro Luçi. Me “Djallin” që kërkon Gonzalo Higuainin, në Torinon bardhezi ka lindur ideja e një shkëmbimi kokë më kokë që për “Zonjën e vjetër” do të ishte i leverdishë­m për disa arsye. E para është afrimi i një mbrojtësi me përvojë, që me largimin e tij la një boshllëk në mbrojtjen e Juves që nuk është mbushur si duhet. Motivi i dytë është largimi i Gonzalo Higuainit që Maks Alegri nuk e konsideron më të palëvizshë­m. Së treti, me këtë shkëmbim juventinët do të përfitonin edhe para, pasi argjentina­si vlerësohet 54 milionë euro, teksa Bonuçi vetëm 36 milionë, çka bën që diferenca prej 18 milionësh të plotësohet me para. Një tjetër shkëmbim mund të jetë ai i Bonuçit me Matia Kaldarën. Pëlqimi i palëve do të ishte reciprok, për më tepër që asnjëri nga klubet nuk dëshiron të mbajë një lojtar që qëndron kundër vullnetit. Një problem për transferim­in mund të lindë vetëm nga Leonardo Bonuçi, i cili megjithëse po studionin një plan arratisjej­e nga “Milanello”, mësohet të ketë kërkuar kohë për të verifikuar projektin e fondit “Elliott” që prej disa javësh kanë marrë pronësinë e Milanit. Ditët në vijim priten të jenë vendimtare, sidomos tani që në “lojë” nuk janë vetëm dëshirat apo milionat, por edhe puna bindëse që mund të bëjë klubi apo Gatuzo me kapitenin, të cilin askush nuk dëshiron ta largojë vetëm një vit, pasi për ta blerë u shpenzuan 42 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania