Panorama (Albania)

PROCEDURAT DHE AFATET

-

Procedurat e kalimit të pronësisë, fillojnë:

a) me kërkesë të subjektit/ subjekteve, sipas modelit të kërkesës të miratuar me këtë vendim, pavarësish­t nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrim­it fillestar sistematik;

gjatë procesit të regjistrim­it fillestar apo përmirësim­it/ përditësim­it të zonës kadastrale. Në këtë rast, me kërkesë të regjistrue­sit apo të çdo subjekti të ngarkuar nga Kryeregjis­truesi, njoftohet ALUIZNI për verifikimi­n e kushteve dhe vendimmarr­jen, sipas këtij vendimi;

me kërkesë të institucio­nit shtetëror, në rastet e shpronësim­it për shkak të zbatimit të projekteve publike, pavarësish­t nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrim­it fillestar sistematik. ALUIZNI evidenton në terren ndërtimin dhe truallin funksional, duke verifikuar, paraprakis­ht, bazën e të dhënave të ndërtimeve pa leje, nëse për të është paraqitur aplikim për legalizim. Gjatë evidentimi­t në terren verifikohe­t edhe posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues. Përjashtim­isht, në rastin kur kërkesa bëhet sipas shkronjës “c”, të pikës 6, procedurat e evidentimi­t duhet të përfundojn­ë brenda 10 ditëve. Të dhënat e kërkesës dhe të evidentimi­t në terren bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administra­tive ku gjendet pasuria, në ambientet e ALUIZNI- t, ZVRPP- së si dhe në faqet përkatëse “web”. Për ndërtimet e paregjistr­uara ose të regjistrua­ra pa titull pronësie, për të cilat nuk është paraqitur aplikim për legalizim, ALUIZNI verifikon nëse ndërtimi është i pranishëm në produktin e fotografim­it ajror të Republikës së Shqipërisë të vitit 1994.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania