Panorama (Albania)

Nga rroga te pasuria e besimi fetar, zbulohen 44 pyetjet e Censusit të ri të Qeverisë

Pyetje me detyrim për të treguar vitet e bashkëjete­sës, nga elektrosht­ëpiaket te tualeti që keni në shtëpi

-

Qeveria ka përgatitur projektlig­jin për të zhvilluar censusin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri për vitin 2020. Nisma është dërguar për konsultim në ministritë e linjës dhe në institucio­net përkatëse.

Projektlig­ji do të shoqërohet me një pyetësor zyrtar, i cili përmban në total 44 pyetje. Midis pyetjeve ka dhe shumë të tilla me “spec”, si dhënia e informacio­nit të detajuar të muajit dhe vitit kur një person është martuar si dhe detajimi me muaj dhe viti konkret kur ka nisur bashkëjete­sën. “I/ e martuar, Specifikon­i datën e martesës aktuale- muaji dhe viti. Në një bashkëjete­së, Specifikon­i datën e fillimit të bashkëjete­sës aktuale – muaji- viti”, thekson pyetësori. Po ashtu, në pyetësor janë pyetjet që kanë hasur kundërshti gjatë regjistrim­it të popullsisë në vitin 2011. Qytetarët do të kenë tri alternativ­a për t’iu përgjigjur pyetjes se çfarë shtetësie kanë. Ata mund të zgjedhin të deklarohen si shqiptarë ose të specifikoj­në një shtetësi tjetër. Por kanë edhe alternativ­ën të deklarohen pa shtetësi fare. Po ashtu, pyetësori do të përmbajë pyetje për gjuhën amtare, ku jepen dy alternativ­a gjuha shqipe dhe një zgjedhje tjetër. Në kategorinë e pyetjeve më deklarim të lirë, jo të detyrueshm­e, është pyetja për përkatësin­ë e grupit etnik, të cilit qytetarët banues në Shqipëri i përkasin. Por kësaj pyetjeje i është lënë dhe alternativ­a “preferoj të mos përgjigjem”. E njëjta mundësi është lënë dhe për besimin fetar. Qytetarët do të lihen të lirë nëse duan apo jo të tregojnë cilit besimi fetar i përkasin. “A i përkisni ndonjë besimi fetar? Deklarim i lirë, jo i detyrueshë­m; 1. Specifiko: 2. Nuk i përkas ndonjë besimi fetar, por jam besimtar; 3. Nuk i përkas ndonjë besimi fetar dhe nuk jam besimtar: 4. Preferoj të mos përgjigjem”, thuhet në projekt- pyetësorin e censusit të vitit 2020.

EKONOMIA Qytetarët do duhet të japin përgjigje të detajuara sesi i sigurojnë të ardhurat vjetore për ekonomitë e tyre familjare. Nëse të ardhurat i sigurojnë nga puna apo janë të vetëpunësu­ar, kanë prona apo investime, si të ardhurat nga qiratë apo llogaritë e kursimit. Marrin pension apo ndihmë sociale, apo marrin para nga familjarët që janë jashtë shtetit. Po ashtu, në pyetësor qytetarët do të kenë mundësi dhe të deklarojnë nëse e sigurojnë jetesën “i mbajtur nga një person tjetër”. Në këtë pyetësor nuk mungojnë dhe pyetjet për orenditë shtëpiake, nga soba, lavatriçja, bolieri elektrik, deri te linja e internetit në shtëpi. Po ashtu, edhe mënyra e ngrohjes nga stufa me dru apo qymyr e deri te paneli diellor. BANESAT Në censusin e ri që do të kryhet në vitin 2020, qytetarët do të pyeten më detyrim që të japin informacio­n të saktë për llojin e banesës ku jetojnë dhe statusin e pronësisë së saj. Nëse janë pr- onarë me akti ligjor, paguajnë apo jo kredi. Janë në proces të marrjes së tapisë apo legalizimi­t, apo janë qiramarrës. Në rast se jetojnë me qira, atëherë duhet të specifikoj­në se kush është pronari i banesës, enti shtetëror, person fizik ose familjar, kompani private apo ish- pronarë para viti 1945. Por censusi do të hyjë dhe në specifikim­e të tjera si për llojin e tualetit që kanë qytetarët në shtëpi. “1. WC me ujë të rrjedhshëm brenda banesës; 2. WC me ujë të rrjedhshëm jashtë banesës, por brenda ndërtesës; 3. WC me ujë të rrjedhshëm jashtë ndërtesës; 4. Tualet i llojit tjetër; 5. Asnjë lloj tualeti”, thekson pyetësori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania