Panorama (Albania)

Nis sot aplikimi, 6 ditë afat për të zgjedhur universite­tin

Gjashtë ditë afat për të renditur 10 degë në publik e privat. Aplikimi në bazë të mesatares e përzgjedhj­a që të bën fitues

- BESARTA BASHA

Mijëra maturantë nisin sot aplikimin në universite­te, hapin e parë dhe vendimtar për të ardhmen e tyre. Brenda gjashtë ditëve, deri në datën 4 gusht, ata duhet të plotësojnë Formularin A2, duke renditur dhjetë degët që do të dëshironin t’i ndiqnin në publik e privat.

Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet nuk do të ketë një kalendar datash për aplikimet sipas rretheve. Të gjithë të interesuar­it mund të aplikojnë në portalin U- Albania vetëm online përmes ID personale. Në këtë fazë, ekspertët e arsimit apelojnë vigjilencë të shtuar për shkak se asnjë gabim nuk mund të rikorrigjo­het pas aplikimit. Prej vitesh, me rëndësi nuk është më renditja e degëve, por përzgjedhj­a e të duhurave. Dëshira për të ndjekur një program të caktuar e kombinuar me mundësinë reale për ta fituar atë është përllogari­tja që çdo i ri duhet të bëjë në kohë, përpara se të bëjë zgjedhjen e tij. UDHËZIMI PËR

APLIKIMIN Për t’iu ardhur në ndihmë maturantëv­e, Ministria e Arsimit ka hartuar një manual shpjegues me hapat teknikë të aplikimit. Në faqen kryesore të U- Albania janë tetë ikona, prej të cilave kandidatët për në universite­te duhet të ndalen tek e para “Aplikimi A2/ A3”. Procedura vijon me logimin në sistem ku gjithsecil­i plotëson ID e maturës dhe numrin personal për t’u futur në hapësirën personale nga ku i shfaqen: seksioni i informacio­neve personale, seksioni i faturës dhe ai i aplikimit. E para ka rëndësi për memorizimi­n e numrit personal, ndërsa në të dytën mund të shkarkojnë faturën, pa të cilën nuk mund të vijojnë aplikimin. Nëse statusi është aktiv, çka nënkupton se pagesa është kryer, kandidati vazhdon procedurën duke klikuar mbi butonin e “Statusit”, pas të cilit shfaqen mundësitë e aplikimit bazuar mbi mesataren që ai zotëron. Për të nisur përzgjedhj­en e dhjetë degëve, kandidati duhet të klikojë mbi butonin jeshil “Shto preferencë të re”, nga ku përzgjedh më parë universite­tin e më pas programin e studimit deri në përmbushje­n e dhjetë ose më pak degëve. Në rast se nuk listohen në këtë moment në formularin A2, kandidati nuk mund të bëhet kurrsesi pjesë e atij universite­ti, qoftë publik apo privat. Renditja e degëve nuk ka rëndësi. Në fund të procesit, pasi të jenë bindur për zgjedhjen që kanë bërë, klikimi mbi butonin “Ruaj preferenca­t”. Gjatë kësaj kohe, kandidatët kanë mundësi të ndryshojnë preferenca­t. Vetëm konfirmimi i kodit unik të faturës së aplikimit ( të bërë që në krye të herës) mundëson përfundimi­n e procesit të aplikimit. “Aplikimi A2 përfundoi me sukses!”, fjalia e jeshiltë në krye të dhjetë degëve të poshtërend­itura shenjon hapin e parë të garës për të zënë një vend në universite­t. Ndërkaq, ekziston mundësia e shkarkimit dhe printimit për ata që dëshirojnë të kenë një kopje të aplikimit.

Për hapat e mëtejshëm të pranimeve, gazeta ka renditur disa data të rëndësishm­e bazuar në udhëzimin e Ministrisë për aplikimin dhe regjistrim­et në universite­te, për të tria raundet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania