Panorama (Albania)

Zbardhen rolet e grupit, si trafikonin në SHBA e Angli

Sotiraq Antoni, i cilësuar si numri dy i grupit, justifik on laboratori­n: Janë materialet e kancelaris­ë që kam mbyllur

- SHKODER/

Gjashtë nga nëntë të arrestuari­t për trafik të personave drejt SHBA- ve dhe Anglisë janë lënë me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në burg personat që kishin role kyçe, ndërsa ka caktuar arrest shtëpie për dy prej tyre, ndërsa njëri vetëm me detyrim paraqitje. Ai që cilësohet si koka e këtij grupi të trafikimit, Gazmend Garupi, është lënë me masën e sigurisë “arrest me burg”. Po ashtu, Gjykata nuk ka liruar as Sotiraq Antonin, që, sipas Prokuroris­ë, është në rolin e bashkëpunë­torit kryesor. “Arrest me burg” u dha edhe për Haxhi Ramadani, bashkëpunë­tor, Pllumb Pali, falsifikat­or, Shpëtim Kiri, që ishte në rolin e ndihmësit dhe transportu­esit dhe për Nikolla Mano, që kishte laboratori­n e falsifikim­eve. Kurse në “arrest shtëpie” u lanë Bledjan Ramadani, ndihmës, dhe Eduart Shima, rekrutues, kurse i vetmi që është liruar me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” është Tonin Shtjefni, që akuzohet si përfitues dhe përdorues i dokumentev­e të falsifikua­ra. Gjatë seancës së zhvilluar të drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani, Gazmend Garubi, i cilësuar si kryesori në grupin kriminal të trafikimit të shtetasve drejt Amerikës dhe Anglisë, deklaroi përpara Gjykatës se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Avokati mbrojtësi, Agim Martini, shtoi se Garubi nuk dëgjon mirë, ndërsa ka paraqitur 21 prova të ndryshme për këtë pretendim të tij. Nga ana tjetër, Sotiraq Antoni, gjithashtu pjesë kryesore e grupit, deklaroi përpara Gjykatës për laboratori­n e sekuestrua­r se më përpara ka pasur një kancelari dhe pasi e ka mbyllur, të gjitha materialet i ka çuar aty. Gjithashtu, edhe persona e tjerë të grupit “Garantuesi­t” kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin. Megjithatë, për 6 prej tyre Gjykata nuk është bindur, duke i lënë në “arrest me burg”, kurse dy në “arrest shtëpie”, kurse i vetmi që do të hetohet në detyrim paraqitje është Tonin Shtjefni, i cili pretendon se, si shofer, ka marrë një porosi në Tiranë për ta sjellë në Shkodër. Kërkesa e prokurores Blerta Hamza ishte “arrest me burg” për 9 të dyshuarit. Hetimet me anë të përgjimeve për këtë çështje kanë nisur që më 1 shkurt të këtij viti nga Prokuroria, duke pretenduar se ka prova të mjaftueshm­e që i implikojnë të arrestuari­t. Ky grup u kërkonte shtetasve që trafikonin nga 8 deri në 12 mijë euro për të shkuar në Amerikë apo Angli, ndërsa ndiqnin dy rrugë të ndryshme.

 ??  ?? Sendet e sekuestrua­ra
Sendet e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania