Panorama (Albania)

Klementin Mile dhe projekti i Filozofisë Analitike në UET

Filozofi i UET, Klementin Mile, publikon punimin doktoral, “Kur sistemi nuk vetërregul­lohet, çon në shkatërrim”

- TIRANE

12 vite nga themelimi, pasi ka kaluar me sukses procese certifikue­se dhe akreditues­e nga agjenci ndërkombët­are, Universite­ti Europian i Tiranës, në këtë dekadë të dytë, po riorganizo­n ofertën e tij akademike, duke kaluar nga një universite­t me tri fakultete, në një universite­t të madh me karakter universal, duke hapur të tjera fusha studimi si: arkitektur­a, mjekësia, filozofia, inxhinieri­të, artet etj.

Është pikërisht filozofia, që prej vitesh ka marrë një vëmendje të veçantë në Universite­tin Europian të Tiranës. Hapja e saj si një degë më vete shënon një moment të rëndësishë­m në atë që konsideroh­et si dekada e "zgjerimit" dhe zhvillimit për UET. Në kuadrin e politikës së re të bursave për studentët, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në këtë degë, do të ofrohen edhe bursa studimi.

Përgjatë gjithë këtyre viteve, në këtë universite­t janë ndërmarrë iniciativa të shumta, të cilat kanë pasur në qendër promovimin e filozofisë, që nga klubi studentor "Russell", Anuarët e Filozofisë, Shkolla Kontekstua­liste etj. Krahas këtyre strukturav­e dhe aktivitete­ve, Universite­tit Europian të Tiranës i shtohet edhe seksioni i Filozofisë Analitike, i cili do të jetë pjesë e departamen­tit të Shkencave Humane në UET. Një grup pedagogësh që kanë studiuar të paktën në një prej tri cikleve të studimit, Bachelor, Master apo Doktoratur­ë, për filozofi, i janë bashkangji­tur kësaj nisme për ta kthyer Filozofinë Analitike në një bazë studimore për studentët e UET- it.

Lënda e Filozofisë Analitike do të aplikohet në mënyrë universale në Universite­tin Europian të Tiranës, duke qenë pjesë e kurrikulav­e formuese të të gjitha degëve të tij në vitin e parë të studimit, që nga Juridiku e Letërsia te Mjekësia e Arkitektur­a. Disiplina e Filozofisë Analitike, për shkak të rëndësisë që i jep logjikës dhe arsyetimit, bën që ata të cilët do ta studiojnë, të kenë dobi në formimin e tyre, pavarësish­t profesioni­t që do të kenë në të ardhmen.

Libri i Filozofit anglez Rogert Scruton "Filozofia moderne; nga Aristoteli te Filozofia Analitike", i përkthyer me parathënie nga Spartak Ngjela, do të jetë edhe teksti bazë, me të cilin do të zhvillohet lënda. Ky libër do të shoqërohet edhe nga një manual filozofie për të gjithë studentët.

Klementin Mile, i cili është pedagog i Filozofisë në Universite­tin Europian të Tiranës, njëkohësis­ht pjesë e kësaj iniciative që ky universite­t ndërmerr për krijimin e një seksioni të Filozofisë Analitike, tregon më tepër në lidhje me arsyet se përse UET ka përzgjedhu­r të bëjë pjesë të kurrikulav­e të saj, Filozo- finë Analitike.

"Filozofia Analitike është trendi kryesor në universite­tet më të shquara të Europës dhe botës. Nuk e shohim vetëm në vendet me një traditë të tillë të gjatë të filozofisë analitike, si Britania e Madhe apo SHBA, por e shohim edhe në universite­tet franceze apo gjermane, që deri disa dekada më parë kanë qenë më së shumti të fokusuara te Filozofia Kontinenta­le. Ka mjaft dallime mes filozofisë analitike dhe asaj kontinenta­le, por një dallim që ka rëndësi që të bëhet është që Filozofia Kontinenta­le është një lloj filozofie pa argument ose më saktë argumentim­i në filozofinë kontinenta­le ka rol dytësor, më shumë rol ka imagjinata, metaforat ose hedhja e tezave në mënyrë intuitive në një farë sensi. Ndërkohë që në filozofinë analitike rëndësinë parësore e ka argumentim­i i tezave që hidhen, qartësia e gjuhës me të cilat ato shprehen, në mënyrë që të shmanget përdorimi i panevojshë­m apo i pavend i metaforave që do errësonin gjuhën dhe, sipas filozofëve analitikë, edhe kuptimin".

Filozofi i UET, Klementin Mile, së fundmi ka publikuar punimin e tij doktoral. Botimi vjen nën titullin, "Kafsha e pabindur e pushtetit". Një punim, për të cilin autori shprehet se ka filluar të mendojë dhe të punojë që përpara 10 viteve, pa e nisur punimin zyrtarisht.

Për sa i takon studimit, që është edhe teza e tij doktorate, ai shprehet: "Në punimin tim flitet për shtetin e së drejtës, flitet dhe për pushtetin. Ideja është sesi mund të rregullohe­t pushteti politik, me atë lloj mënyre që të jetë i përshtatsh­ëm për t'u aplikuar në një shtet të së drejtës. Nuk ka edhe aq shumë lidhje siç mund të duket me reformën në drejtësi, për të cilën flitet sot e kësaj dite, sepse kur unë kam filluar ta shkruaj, nuk kishte nisur ende aktivisht kjo çështja e reformës në drejtësi. Ka megjithatë një lidhje indirekte ose inverse me anën e kundërt. Këtu bëhet fjalë jo për të disiplinua­r drejtësinë, por për të disiplinua­r pushtetin. Dhe përgjigjja që unë jap e ndoshta do ta shikoni të argumentua­r më gjerë dhe me evidenca, është që pushteti nuk mund të rregullohe­t së jashtmi. E njëjta gjë për mua vlen edhe për ligjin, edhe për drejtësinë, nuk mund të rregullohe­t apo disiplinoh­et së jashtmi, që do të thotë nga një logjikë e zëmë ekstra ligjore, ashtu siç pushteti nuk mund të rregullohe­t nga një logjikë ekstra pushtetore".

Pedagogu i filozofisë, Klementin Mile, shprehet se pasojat e rregullimi­t të pushtetit së jashtmi janë të dukshme në realitetin e sotëm.

"Pushteti mund të rregullohe­t dhe drejtësia për analogji mund të rregullohe­t, nëse nuk arrin ta bëjë dot këtë, thjesht mund të shkatërroj­ë vetveten. Pushteti mund të shkatërroj­ë vetveten edhe ligji mund të shkatërroj­ë vetveten dhe ne po shohim, për mua pa asnjë lloj çudie te reforma në drejtësi, duke qenë se është një lloj rregullimi që po vjen së jashtmi, që kemi ca pasoja të tipit që po mbesim pa gjykatës në gjykata, si ajo e Apelit. Kjo nuk është aspak për t'u habitur, është një pasojë e zakontë kur nuk e lejon sistemi të vetërregul­lohet ose kur vetë sistemi nuk e ka mundësinë e vetërregul­limit pasi ka çeduar shumë dhe për shumë kohë".

Pushteti mund të shkatërroj­ë vetveten, edhe ligji mund të shkatërroj­ë vetveten dhe ne e po shohim, për mua pa asnjë lloj çudie, te Reforma në Drejtësi, duke qenë se është një lloj rregullimi që po vjen së jashtmi, që kemi ca pasoja të tipit që po mbesim pa gjykatës në gjykata, si ajo e Apelit. Kjo nuk është aspak për t'u habitur, është një pasojë e zakontë kur nuk e lejon sistemi të vetërregul­lohet ose kur vetë sistemi nuk e ka mundësinë e vetërregul­limit, pasi ka çeduar shumë dhe për shumë kohë Libri i filozofit anglez Rogert Scruton, "Filozofia moderne; nga Aristoteli te Filozofia Analitike", i përkthyer me parathënie nga Spartak Ngjela, do të jetë edhe teksti bazë, me të cilin do të zhvillohet lënda. Ky libër do të shoqërohet edhe nga një manual filozofie për të gjithë studentët

 ??  ?? Filozofi i UET, Klementin Mile
Filozofi i UET, Klementin Mile
 ??  ?? Kopertina e botimit
Kopertina e botimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania