Panorama (Albania)

Ulsi Manja: Pas gjyqtarëve, veting politikanë­ve

"SPAK- u, spastrim i të korruptuar­ve në nivele të larta"

-

Pas Gjykatave dhe Prokuroriv­e, gjatë këtij viti mund të kemi dhe boshatisje­n e Parlamenti­t dhe kupolës së administra­tës. Paralajmër­imi vjen nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Gjatë një interviste për "Klan Plus", sipas të cilit, ai thotë se me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të nisë dhe spastrimi i politikës. "Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet 2 muaj pas ngritjes së KLPsë. Janë institucio­ne të posaçme për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë. Këtu nuk ka dallim. Pa dallim. Do ketë spastrim të të gjithë niveleve të politikës, administra­tës së lartë nga elementët e korruptuar. Pa dallim. Për këtë e kemi ngritur SPAK- un. Duroni!", thotë Manja për "Klan Plus". Ndërsa parlamenta­rët kanë marrë pushimet, vetingu po vazhdon punën me filtrimin e kandidatëv­e për KLGJ e KLP. Me skualifiki­min e një pjese të tyre, kryesisht për shkak se nuk justifikoj­në pasuritë, pas shtatorit mund të kemi një rihapje gare për kandidatë të tjerë. "Në momentin që KPK do të përfundojë procesin e vetingut me të gjithë kandidatët për KLP e KLGJ, listat përkatëse me ata që e kalojnë, do t'i vihen në dispozicio­n Gjykatës së Lartë dhe Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Në rast se do të ketë vakanca sipas niveleve, ligji e ka përcaktuar rishpallje­n e garës. "Pretendime­t për favorizim politik të gjyqtarëve apo prokurorëv­e të caktuar, Ulsi Manja i sheh të pabaza. "KPK as më shumë e as më pak po zbaton Kushtetutë­n dhe ligjin. Natyrisht janë autonomë në vendimmarr­jen që marrin", sqaron kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja akuzoi pak ditë më parë opozitën se kërkon të zhbëjë Reformën në Drejtësi dhe vetingun, duke kërkuar dialog me kushte. Në një prononcim për mediat, Manja tha se Kushtetuta ka mekanizma për të zhbllokuar këtë situatë. "Dialog me kushte për t'u rikthyer në korrikun e 2016- s për të zhbërë Reformën në Drejtësi dhe vetingun, nuk ka, harrojeni, se nuk ka. Nuk ka kolapsim të sistemit të drejtësisë sepse Kushtetuta dhe ligjet e reformës kanë përcaktuar qartësisht mekanizmat e zhbllokimi­t. Këtij kolapsi, siç pretendon opozita, ia ka dhënë recetën Kushtetuta dhe ligjet e reformës. Po Kushtetuta, në fakt. nuk ka dhënë recetë për kapsllëkun politik që ka opozita, e cila tani thotë Reforma në Drejtësi ka dështuar dhe hajde të kthehemi në konsensusi­n e korrikut 2016", tha Manja. Sipas tij, opozita duhet të reflektojë sepse në të kundërt konsensusi i korrikut të 2016 do t'u duket dimër kur të ngrihen organet e reja të drejtësisë. "Ne po presim me qetësi që opozita të reflektojë për ta dhënë votën për Shkollën e Magjistrat­urës sepse nëse nuk e jep votën për Shkollën e Magjistrat­urës, ne do të presim me qetësi ngritjen e këshillave të reja që ka paracaktua­r Kushtetuta dhe ligji", është shprehur Manja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania