Panorama (Albania)

Rama: PD si ‘ Fronti i Lagjes’, vetingu ilaç për gjarpërinj­të

Basha: Kush i mban lidhur një trafikant me vëllain ministër

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, janë thumbuar dje në distancë për procesin e vetingut. Rama ishte i pari që e quajti procesin e vetingut "si ilaç për gjarpërinj­të", ndërkohë që e krahasoi opozitën me "Frontin e dikurshëm demokratik të lagjeve", që ka dalë kundër këtij procesi.

Për Kryeminist­rin, në vend të letrave anonime, tashmë Partia Demokratik­e, sipas tij, nxjerr shpifjet dixhitale të ishKryemin­istrit Berisha. Rama e ka vijuar ironinë e tij me demokratët, duke thënë se janë bërë si "kënd i fletërrufe­ve". "Vetingu si ilaç gjarpërinj­sh dhe opozita me libër shtëpie kundër vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes! Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufe­ve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli", shkruan Rama në statusin e tij në "Facebook".

KUNDËRPËRG­JIGJA

Por kundërpërg­jigja ndaj Edi Ramës erdhi pak minuta më vonë nga Lulzim Basha po në "Facebook". Kreu i PD- së ka publikuar një fotografi me një fole gjarpërinj­sh, të cilët tha se ngjanin me qeverinë Rama e cila është e lidhur me trafikantë­t. Më tej, Basha i është përgjigjur po me ironi Kryeminist­rit, duke theksuar se fituesi i gjëegjëzës, që ai do tregonte do të fitonte një Toyota Yaris. "Gjëegjëzë Edvingu: Kush i lidh e i mban bashkë: Një trafikant të dënuar droge me vëllain ministër të Brendshëm PLUS një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikanti­t të drogës PLUS komision- erët e vetingut, që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatsh­ëm për të vazhduar detyrën?! Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris", iu përgjigj po me ironi Basha në Facebook.

Edi Rama: Vetingu si ilaç gjarpërinj­sh dhe opozita me libër shtëpie kundër vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!

PËRPLASJA

Rama dhe Basha u përplasën dhe dy ditë më parë, duke e quajtur njëri tjetrin si "oktapodi" që ka kapur sistemin e drejtësisë. Rama ka thënë se opozita ndryshe nga zgjedhësit e saj po sulmon procesin e vetingut. "Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodin e korrupsion­it degjenerue­s në drejtësi. Po për fatkeqësin­ë e zgjedhësve të saj që e mbështesin vetingun, njësoj si gjithë qytetarët, e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditjeje. Humbës Pa Pikë Dinjiteti", ka thënë Rama. Ndërkohë që në replikë, Lulzim Basha ka thënë se Kryeminist­ri është "koka e oktapodit të drejtësisë që po mbron dhe nuk po lejon ndëshkimin e politikanë­ve të korruptuar". "Edi Rama është Koka e Oktapodit të Drejtësisë që mbron dhe nuk ndëshkon politikanë­t e korruptuar e të lidhur me krimin. Për të mbrojtur Tahirin, Xhafën, Roshin, Frrokun, Dakon, Sejdinin, Ahmetajn dhe Gjiknurin me shokë, Edi Rama kapi Prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe zhduku Gjykatën Kushtetues­e dhe Gjykatën e Lartë", ka thënë Basha.

Lulzim Basha: Kush i lidh e i mban bashkë: Një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi

 ??  ?? Postimi i Bashës në “Facebook”
Postimi i Bashës në “Facebook”
 ??  ?? Postimi i Ramës në “Facebook”
Postimi i Ramës në “Facebook”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania