Panorama (Albania)

PD: Dvorani simboli i drejtësisë së kalbur, Rama e mbron si tutor

-

Partia Demokratik­e ka vijuar dje sulmet ndaj gjyqtarit, Ardian Dvorani, për të cilin e kanë cilësuar si simbol i drejtësisë së kalbur. Deputeti i PD- së, Gent Strazimiri ka thënë se Dvorani u konfirmua në detyrë dhe është marrë në mbrojtje nga "tutori i tij Edi Rama". "Ardian Dvorani, gjyqtari simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsion­i dhe lidhjet me krimin e organizuar, i konfirmuar në detyrë nga organet e vetingut, është marrë nën mbrojtje publike nga tutori i tij Edi Rama për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra. Partia Demokratik­e pyeti dy ditë më parë, nëse organet e vetingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtat­shëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombët­ar droge", tha dje Strazimiri. Demokratët ngritën një sërë pyetjesh për or- ganin e vetingut, që konfirmoi në detyrë gjyqtarin Dvorani. "A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetës­i i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstrad­imin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërish­t me të për trafik ndërkombët­ar droge? A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj pe- riudhe? Organet e vetingut kanë detyrimin të japin përgjigje mbi këto pyetje dhe të sqarojnë opinionin publik, nëse i kanë verifikuar këto fakte dhe si i kanë verifikuar ato. Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, duke pasur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrim­it të pasurive të paligjshme të baronit të drogës Klement Balili", tha dje Strazimiri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania