Panorama (Albania)

Kush refuzon përgjigjet për censusin, 100 mijë lekë gjobë

Gjoba të forta edhe për organizata­t që “imitojnë” censusin zyrtar

-

Çdo qytetar i cili do të refuzojë të japë përgjigje apo informacio­n të saktë për censusin e ri të vitit 2020, do të rrezikojë të gjobitet deri në 100 mijë lekë të reja.

MIJE lekë të reja do të jetë gjoba më e lartë për qytetarët që refuzojnë t’u japin përgjigje pyetjeve të censusit të ri. Kjo masë administra­tive vendoset nga INSTAT

Ky përcaktim ligjor është përfshirë në projektlig­jin e qeverisë, i cili është dërguar për konsultim. “Të gjithë personat e rritur, me shtetësi shqiptare apo të huaj, si dhe personat pa shtetësi, me përjashtim të personelit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët në momentin e censusit po jetojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë janë të detyruar të japin informacio­nin; a) në mënyrë të plotë; b) në mënyrë të saktë dhe të besueshme;”, thekson projektlig­ji. Gjithashtu, në nenin 16 të projektlig­jit specifikoh­et se qytetarët do të ndëshkohen dhe për rastet kur tregohen neglizhent­ë në dhënien e përgjigjev­e gjatë intervistë­s së censusit. “Neglizhimi ose refuzimi për të dhënë informacio­nin e kërkuar, sipas nenit 4 ose dhënia e informacio­nit të rremë, dënohet me gjobë prej 100 000 ( njëqind mijë) lekësh, me përjashtim të rasteve kur informacio­ni jepet për pyetjet mbi bazën e vullnetit të individit”, thuhet në projektlig­j. Po ashtu masat administra­tive do të merren dhe ndaj zyrtarëve dhe apo institucio­neve që nuk garantojnë konfidenci­alitetin e përgjigjev­e apo të dhënave të censusit. “Mosrespekt­imi i rregullave të konfidenci­alitetit, të përcaktuar­a në nenin 8 të ligjit, nga personi/ per- sonat përgjegjës dënohet me një gjobë nga 10 000 ( dhjetë mijë) deri në 50 000 ( pesëdhjetë mijë) lekë”, thekson nisma ligjore. Po ashtu gjoba do të ketë dhe për organizata­t e tjera, të cilat zhvillojnë pyetësorë apo anketa në të njëjtën kohë kur do të zhvillohet censusi. “Gjatë një periudhe kohore prej 6 javësh para ditës së censusit dhe gjatë periudhës së mbledhjes së të dhënave të censusit është e ndaluar, për të gjithë individët dhe organizata­t, të mbledhin të dhëna nga publiku brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të rasteve të parashikua­ra në pikën 2 të këtij neni. Mosrespekt­imi i rregullave të përcaktuar­a në nenin 15 të këtij ligji nga personi/ personat përgjegjës dënohet me gjobë nga 50 000 ( pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 ( njëqind mijë) lekë”, thekson projektlig­ji.

ANKIMIMET INSTAT- i do të ketë të drejtë të vendosë gjoba për rastet kur konstatohe­n refuzim dhënieje informacio­ni apo shkelje të konfidenci­alitetit. Por në projektlig­j është parashikua­r të ngrihet një komision qendror i censusit, i cili do të shqyrtojë ankimimet e qytetarëve, organizata­ve apo institucio­neve. “Ankimi ndaj një vendimi të INSTAT- it për vendosjen e një gjobe, sipas përcaktime­ve të pikës 1, shkronjat ‘ a’ dhe ‘ c’ të nenit 16 të këtij ligji, paraqitet në komisionin qendror të censusit brenda 10 ditëve nga data e shpalljes së këtij vendimi. Kundër vendimit që ka marrë komisioni qendror i censusit, sipas pikës 1 të këtij neni, mund të paraqitet ankim në gjykatë brenda 45 ditëve nga data e shpalljes së këtij vendimi”, thekson nisma e qeverisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania