Panorama (Albania)

BERISHA: SI E FSHEHU POLICIA NGJARJEN

-

Sipas Policisë, vajza me inicialet Xh. Maloku, 25 vjeçe, ka denoncuar më datë 21 korrik se e kërcënonte Rexhep Rraja, 24 vjeç, banues në Krujë ( djali i deputetit të PS- së, Rrahman Rraja). Drejtoria e Policisë Qarku Durrës bën të ditur se çështja i ka kaluar për hetim të mëtejshëm Prokuroris­ë Krujë që prej ditës kur u bë denoncimi nga vajza në Komisariat­in numër 3 në Tiranë. Por, pas publikimit të historisë nga ish- Kryeminist­ri Sali Berisha, Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante. "Më datë 21.07.2018, shtetasja Xh. M., 25 vjeçe, banuese në Krujë, ka bërë kallëzim në Komisariat­in Nr. 3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R. Rr. 24 vjeç, banues në Krujë. Në vijim i është marrë deklarim nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariat­it të Policisë Krujë dhe në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Krujë, duke vlerësuar të gjithë elementet e ngjarjes, janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R. Rraja", sqaroi Policia. Ndërkohë, burime nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes thanë se, nga hetimet paraprake, rezulton se 25vjeçarja dhe djali i deputetit të PS- së kanë pasur një lidhje dashurie, e cila ka përfunduar. Sipas të njëjtave burime, kohët e fundit lidhja mes tyre nuk kishte funksionua­r dhe vajza kishte kërkuar ndarjen. Diçka që nuk i ka pëlqyer 24vjecarit, i cili vazhdonte ta bezdiste me anë të telefonata­ve dhe duke i dërguar SMS në rrjetet sociale, madje, edhe duke e kërcënuar. E gjendur në këto kushte, vajza i është drejtuar Policisë për mbrojtje, duke bërë edhe kallëzim kundrejt 24- vjeçarit, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja. Vajza ka pohuar se ndihej e kërcënuar nga ish- i dashuri i saj, ndërsa ka pohuar ndër të tjera se ai ka tentuar edhe ta marrë forcërisht në makinë. "Kam ardhur të denoncoj shtetasin Rexhep Rraja, pasi ndihem e kërcënuar dhe kam frikë se mos më ndodh ndonjë gjë. Me Ishte ish- Kryeminist­ri Sali Berisha, që denoncoi i pari fshehjen e kësaj ngjarjeje. "Para 10 ditësh, djali i deputetit Rrahman Rraja ka dhunuar një vajzë me mbiemër Maloku nga fshati Zezë i njësisë administra­tive Nikël. Vajza ka bërë denoncim në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe i është deleguar për veprime Policisë së rajonit Fushë- Krujë. Policia ka thirrur vajzën dhe ka manipuluar denoncimin duke i bërë akt pajtimi, por vajza ka shkuar në zyrën e SHÇBA- së në Durrës dhe ka ribërë denoncim dhe çështja ka ardhur përsëri në Policinë e Fushë- Krujës. Në rajonin e Policisë punon vëllai i deputetit, inspektor, Bashkim Rraja. Inspektori i Krimeve dhe oficeri i Policisë Gjyqësore janë nën presion e trysninë e deputetit Rrahman Rraja dhe të kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi, dhe vëllait tjetër të deputetit, Xhelal Rraja, që është drejtor i Postës Krujë dhe ndërhyrjes së Taulant Ballës kanë bërë të mundur mosndalimi­n e djalit të deputetit dhe çështja ka shkuar në Prokurorin­ë e Krujës në heshtje. Vajza e familja e saj, janë nën presion psikologji­k dhe dhunë verbale", thuhet në mesazhin që një qytetar i ka dërguar ish- Kryeminist­rit Berisha. kërcënon, më dërgon SMS dhe më kërkon që të takohemi. Nuk e pranon refuzimin tim dhe më kërcënon me jetë. Jam shumë e frikësuar. Ai është njëri me mbështetje, prandaj kërkoj të mbrohem nga Policia. Shpresoj të mer- ren masa urgjente nga ana juaj ( policia), pasi jam vërtet shumë e frikësuar. Kam frikë për vete, kam frikë për familjen time", ka deklaruar 25vjeçarja ndër të tjera para oficerëve të Policisë në kallëzimin që ka bërë më 21 kor- rik në Komisariat­in Nr 3 në kryeqytet. Ndërkohë, pak ditë më vonë, Policia e Fushë- Krujës e ka rimarrë në pyetje vajzën, e cila ka dhënë gjithashtu një tjetër deklaratë, duke iu përmbajtur pak a shumë denoncimit të parë. Në këtë kohë, Policia ka vlerësuar rastin dhe ia ka referuar Prokuroris­ë Krujë çështjen. Nisur nga kjo, Prokuroria e ka parë të arsyeshme të hetojë në gjendje të lirë djalin e deputetit. Duke marrë parasysh faktin se zakonisht në të tilla raste merret masë arrestimi në flagrancë, SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante apo manipulim të deklaratës së vajzës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania