Panorama (Albania)

Kërkohet zhbllokimi i llogarive të Çekajt e kamioni

Firma e transporti­t kërkon mjetin, i arrestuari paratë e bllokuara

- Arbër Çekaj

Ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda pret që të ekstradohe­t nga Gjermania Arbëri Çekaj, pronari i firmës që kishte porositur kontenieri­n me banane ku u kapën 613 kg kokainë, firma në fjalë kërkon zhbllokimi­n e llogarive bankare dhe të kamionit që po transporto­nte kontenieri­n nga Porti i Durrësit të magazinat e “Arbëri Garden”. Kërkesa është regjistrua­r në Gjykatën e Krimeve të Rënda pak ditë më parë dhe pritet që të shqyrtohet ditën e sotme në orën 13: 00 nga gjyqtarja Irena Gjoka. “Panorama” mëson se janë dy firmat “Arbëri Garden” dhe “Ecoalmax” që kërkojnë përmes përfaqësue­sve të tyre ligjorë zhbllokimi­n e llogarive bankare dhe të kamionit. E para kërkon zhbllokimi­n e dy llogarive bankare të bllokuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, konkretish­t në vlerat 38 mijë euro dhe 10 milionë lekë. Këto llog- ari u bllokuan para katër muajsh në saj të hetimit pasuror për Arbër Çekajn, që rezulton administra­tor i firmës. Gjithashtu, u sekuestrua edhe kamioni që transporto­nte kontenieri­n dhe që drejtohej nga Armando Pezaku. Kamioni rezulton se është i firmës “Ecoalmax”, e cila kërkon zhbllokimi­n e tij, me arsyetimin e nuk i shërben më hetimit. Pronari i “Arbëri Gar- den” u vu nën akuzë për ngarkesën prej 613 kg kokainë që u kap më 28 shkurt në Maminas. Ai kishte porositur kontenieri­n me banane në Kolumbi, ku ishte fshehur droga. Për rastin, u arrestuan në flagrancë menaxheri i firmës “Arbëri Garden”, Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit ku ndodhej kontenieri, Armando Pezaku. Kontenieri me drogë mbërriti në Portin e Durrësit më 19 shkurt të këtij viti. Dogana shqiptare pati sinjalizim­e nga autoritete­t portuale të Livornos se kontenieri ishte i dyshimtë dhe me probleme. Për këtë arsye, autoritete­t shqiptare vendosën që ta kontrolloj­në dhe gjetën në pjesën fundore të tij pakot me kokainë. Pas kësaj, autoritete­t së bashku me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda vendosën që të bënin dorëzimin e komanduar të ngarkesës për të mësuar destinacio­nin dhe porositësi­t. Agjenti doganor në Durrës telefonoi menaxherin e firmës që kishte porositur kontenieri­n, Donaldo Lushajn, duke e njoftuar se kishte hasur disa probleme. Ky i fundit është paraqitur në port dhe ka pranuar që të bëhen të gjitha procedurat e zhdoganimi­t. Pasi janë kryer këto të fundit, është lënë që kontenieri të tërhiqej për të mësuar destinacio­nin. Aty më pas ka ndërhyrë Policia duke kryer arrestimet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania