Panorama (Albania)

“E imja, e askujt tjetër”, kanosi gruan e divorcuar, pranga të riut nga Kosova

I riu nga Vushtrria e përndiqte prej gati një viti nënën e dy fëmijëve. Ishin njohur përmes rrjeteve sociale

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

“E imja ose e askujt tjetër”, përfundon në pranga i riu nga Kosova, që udhëtoi 282 kg rrugë për t’i shprehur dashurinë gruas shkodrane.

Prej gati një viti, ai ishte i fiksuar pas një gruaje 37vjeçare në qytetin e Shkodrës dhe për këtë arsye kishte udhëtuar nga Vushtrria për t’i shprehur dashurinë. I ndodhur përballë refuzimit të shkodranes, i riu kishte marrë dhe armë me vete për ta kërcënuar. Besnik Hyseni nuk reshte prej një viti, duke tentuar me të gjitha mënyrat që të bënte për vete 37- vjeçaren e divorcuar. Pasi kjo e fundit e ka refuzuar çdo herë, 23vjeçari nga Vushtrria ka thyer çdo pritshmëri të shtetases A. G., banuese në Shkodër, në dalje të lagjes “Rus” përgjatë rrugës që të çon te Komisariat­i i Policisë. Hyseni ka pritur deri pas mesnate dhe me një pistoletë në dorë, është futur brenda banesës ku jeton 37vjeçarja. Sapo është futur brenda oborrit të shtëpisë private, sipas burimeve policore, Besnik Hyseni i është drejtuar asaj me fjalët “ose je e imja, ose e askujt tjetër”. Gjatë gjithë kohës i është drejtuar me shprehje të tilla, duke e kërcënuar që të pranonte të krijonte lidhje intime me të. E gjendur e pambrojtur dhe me armën në dorë, një pistoletë tip “Zastava” që mbante kosovari, 37- vjeçarja ka njoftuar menjëherë Policinë. Një patrullë ka qëlluar afër vendit të ngjarjes dhe ka shkuar me shpejtësi, duke bërë të mundur arrestimin e menjëhersh­ëm në flagrancë të shtetasit Besnik Hyseni. Edhe para policëve, në dëshminë e tij, 23- vjeçari nuk e ka fshehur dashurinë dhe fiksimin e tij të çmendur që ka për gruan shkodrane. Kjo e fundit ka treguar sesi prej një viti, ky shtetas e ka përndjekur me të gjitha format duke arritur deri në ekstrem, duke iu futur brenda shtëpisë me një armë në dorë. Pas reagimit të shpejtë të Policisë, shtetasi Besnik Hyseni u arrestua, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu gjet edhe pistoleta tip “Zastava”, që iu sekuestrua. “Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 02: 00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G., e cila ka telefonuar Policinë dhe falë reagimit të shpejtë të saj, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartpërmen­dur, ku iu gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip ‘ Zastava’, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga ana e Policisë. Nga sa mësohet, Besnik Hyseni nuk e ka dhunuar dhe as kërcënuar 37- vjeçaren, por vetëm i ka thënë shprehje të tipi “ose je e imja, ose e askujt tjetër”. Ende nuk dihen rrethanat e njohjes së 23vjeçarit nga Kosova me gruan nga Shkodra, por dyshohet se kjo ka ardhur përmes rrjeteve sociale. 37- vjeçarja A. G jeton vetëm me dy fëmijët e saj, ndërsa është e divorcuar. Besnik Hyseni është i dyshuar për veprat penale “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania