Panorama (Albania)

BERAT/ Përplas policin me makinë, kapet i riu nga Fushë- Kruja

-

BERAT – Një 37- vjeçar nga Fusha- Kruja është arrestuar në Kuçovë, pas goditi me makinë punonjësin e Policisë. Ylli Luka, banues në Nikël, FushëKrujë, kishte shkuar në Kuçovë për të takuar bashkëjetu­esen e tij, e cila kishte shkuar për vizitë te familja e saj, por është konfliktua­r me disa të rinj. Shkak janë bërë disa fjalë që të rinjtë kanë hedhur për të ngacmuar të dashurën e tij. I gjendur përballë kësaj situatë, i riu nga Fushë- Kruja u ka kërkuar llogari të rinjve për fjalët e papërshtat- shme dhe aty ka nisur një debat me fyerje duke shkuar deri në përplasje fizike. Ndërkohë që ndodhte e gjitha kjo, një punonjës Policie ka ndërhyrë për të shkuar konfliktin. 37vjeçari, në gjaknxehtë­si e sipër, ka dashur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe për këtë arsye ka hipur në makinën e tij tip “Benz”. Për ta neutralizu­ar, punonjësi i Policisë që u përpoq ta ndalte mbeti i plagosur, pasi mori dëmtime në pjesën e këmbës. I riu u kap pas rreth 30 minutash në dalje të qytetit të Kuçovës. “Nga Specialist­ët e Seksionit për Krimet në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ylli Luka, 37 vjeç, banues në Nikël, FushëKrujë, ( i dënuar më parë). Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen ‘ Llukan Prifti’, Kuçovë, pas një konflikti me persona të tjerë, nuk i është bindur urdhrit të patrullës së Policisë për të ndaluar dhe për pasojë ka goditur me mjetin e tij tip ‘ Benz’ punonjësin e Policisë, J. V, 53 vjeç, banues në lagjen ‘ 1 Maj’, Kuçovë, i cili ndërhyri për të neutralizu­ar konfliktin”, bëhet e ditur nga Policia. Ndërkohë mësohet se, punonjësi i Policisë është transportu­ar për në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializu­ar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj të riut me prece- dent të mëparshëm penal kanë nisur hetimet për “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, ndërkohë që çështja i ka kaluar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Berat.

 ??  ?? I arrestuari, Ylli Luka
I arrestuari, Ylli Luka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania