Panorama (Albania)

Të arrestuari­t gjatë operacioni­t “Garantuesi­t”

-

Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër, “arrest me burg” për veprën penale “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i letërnjoft­imeve, pasaportav­e ose vizave” dhe “Falsifikim i dokumentev­e shkollore”. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizato­rit. Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, “arrest me burg” për “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i letërnjoft­imeve pasaportav­e ose vizave” “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumentev­e”, “Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëv­e” dhe “Falsifikim i dokumentev­e shkollor”. Ky shtetas kishte rolin e bashkëpunë­torit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikua­ra në vendet e BE- së dhe në Shqipëri. Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, “arrest me burg” për veprën penale “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i letërnjoft­imeve, pasaportav­e ose vizave” dhe “Falsifikim i dokumentev­e shkollorë”. Ky shtetas ishte në rolin e bashkëpunë­torit. Bledjan Ramadani, 29 vjeç, banues në Ko- smaç Shkodër, “arrest shtëpie” për veprën penale “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i letërnjoft­imeve, pasaportav­e ose vizave” dhe “Falsifikim i dokumentev­e shkollore”. Ky shtetas ishte në rolin e ndihmësit. Eduart Shima, 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër, në rolin e rekrutuesi­t, në “arrest shtëpie”. Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikua­ra ( falsifikat­or), “arrest me burg”. Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportu­esit dhe ndihmësit, “arrest me burg”. Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, arrest me burg për “Falsifikim i letërnjoft­imeve pasaportav­e ose vizave”, “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumentev­e”, “Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëv­e” dhe “Falsifikim i dokumentev­e shkollore, ku banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikim­in e dokumentev­e. Tonin Shtjefni, 27 vjeç, banues në Lezhë, përfitues dhe përdorues i dokumentev­e të falsifikua­ra”, me “detyrim paraqitje”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania