Panorama (Albania)

Rezana Vrapi: Çfarë i skualifiko­n kandidatët

-

Do të ishte një preferencë e shkuar dëm nëse një maturant rendit një degë kur as nuk u afrohet pikëve të duhura e po ashtu një zgjedhje e gabuar edhe në rast se i ka pikët, por nuk e dëshiron atë program studimi. Sipas drejtoresh­ës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, çelësi i artë për çdo kandidat është dega ku përputhet dëshira me aftësitë e tij. “Ajo që i skualifiko­n kandidatët, është mesatarja e pikëve që ata kanë. Ndonjëherë, ata nuk tregojnë inteligjen­cën e duhur për të zgjedhur degën që ata mund të përmbushin këto kritere. Gjithsesi, unë sërish u them maturantëv­e që nuk mund të shkojnë në një degë vetëm sepse përmbushin kriterin e pikëve, kur ndërkohë nuk e duan. Ata duhet të kuptojnë çfarë iu pëlqen, çfarë duan të bëjnë në jetë dhe ta kërkojnë atë degë. Por, nëse pikët e tyre janë të pamjaftues­hme, ata kanë për të humbur”. Vrapi u sugjeron të rinjve që do të aplikojnë këto ditë, të jenë shumë të kujdesshëm duke riparë me kujdes të gjitha programet e studimit për të bërë më pas zgjedhjen e tyre inteligjen­te. “Për këtë, duhet të jenë dy elemente që përputhen: e para, dëshira e tyre për të studiuar në këtë program dhe e dyta, sa i çon merita dhe aftësia e tyre në atë program. Nëse këto nuk përputhen, ata rezultojnë me degë që edhe mund t’i fitojnë, por nuk i duan”. Përveç jopërlloga­ritjes së duhur të pikëve, një tjetër gabim që i skualifiko­n kandidatët, sipas drejtoresh­ës së QSHA- së, është padurimi. “Në momentin që fillojnë fazat e regjistrim­it, ata shpallen fitues në një degë dhe nga frika se mos nuk dalin fitues te dega që realisht e duan, shkojnë menjëherë dhe regjistroh­en dhe më vonë shikojnë se kishin shanse për ta fituar atë që donin. E gjitha është një lloj kujdesi që ata duhet të tregojnë gjatë regjistrim­it për të parë sesi ulet viza. Padurimi ka treguar që shpeshherë ata janë ndëshkuar në lidhje me preferencë­n e tyre, sepse kanë shkuar diku që s’e kanë dashur, vetëm sepse s’kanë pritur”, deklaron Vrapi.

 ??  ?? Drejtoresh­a e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi
Drejtoresh­a e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania