Panorama (Albania)

Erdogan: SHBA rrezikon të humbasë një aleat të fortë

“S’mund ta bëjnë Turqinë të hedhë hap prapa me sanksione”

-

Një acarim nga “lufta e fjalëve” dhe kërcënimet po rrezikojnë seriozisht aleancën mes Turqisë dhe SHBA- ve, pasi Presidenti turk iu përgjigj kërcënimev­e me sanksione nga Trump, se “SHBA- të rrezikonin të humbnin një partner të fortë dhe të sinqertë”.

Shkak për këtë këmbim deklaratas­h këtë herë u bë çështja e pastorit amerikan të arrestuar në Turqi për komplot, Andrew Brunson. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mohoi të dielën se Turqia kishte rënë dakord të lirojë pastorin amerikan, si pjesë e një marrëveshj­eje të mundshme me SHBA dhe Izraelin. Ai paralajmër­oi se Turqia nuk do të vihet në lojë nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbi lirimin e tij. Komentet e Presidenti­t turk vijnë pasi një zyrtar i lartë i SHBA tha për CNN javën e kaluar, se Erdogan dhe Trump kishin rënë dakord për një marrëveshj­e që do ta lejonte Izraelin të lirojë një shtetase të burgosur turke në këmbim të lirimit të Andrew Brunson, i cili është mbajtur në Turqi që nga tetori 2016. Shtetasja turke, Ebru Ozkan, u lejua të largohej nga Izraeli për në Turqi në mes të korrikut. Ndërkohë, Brunson u lirua në arrest shtëpiak të mërkurën, por nuk është lejuar të largohet nga Turqia. Të enjten, Trump kërcënoi Turqinë me hakmarrje, duke shkruar në “Twitter”: “Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të mëdha ndaj Turqisë për ndalimin e gjatë të pastor Andrew Brunson, një njeri i madh i krishterë, njeri familjar dhe një qenie e mrekullues­hme njerëzore. Ky njeri i pafajshëm i besimit duhet të lirohet menjëherë!”. PËRGJIGJJA E ERDOGAN Erdogan tha të dielën se nuk ka pasur asnjë marrëveshj­e. “Ne u thamë amerikanëv­e nëse ata mund të na ndihmojnë me marrjen e Ebru ( Ozkan), por kurrë nuk kemi thënë se në këmbim do t’ju jepnim Brunson”, tha Erdogan për transmetue­sin shtetëror “TRT”. “Ne kurrë nuk e bëmë Brunson një temë negociuese, por në vend që të respektojn­ë gjyqësorin turk, ata e bënë këtë duke folur për sanksione”. Erdogan paralajmër­oi SHBA- të se rrezikonin të humbisnin një partner të fortë dhe të sinqertë. “Nuk mund ta bëjnë Turqinë të hedhë një hap prapa me sanksione. Ata duhet të dinë, ne nuk jemi të lidhur me një kordon kërthizor me SHBA- të. Ndryshimi në qëndrim është problemi i Trump, jo i imi”, theksoi Erdogan. Sipas CNN, Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment për të dielën.

ÇËSHTJA E F- 35 Erdogan tha gjithashtu të dielën, se Turqia do të përdorte arbitrazhi­n ndërkombët­ar, nëse SHBA nuk do të dorëzojë avionët luftarakë F- 35 të blera nga Turqia. “Tani ata kanë filluar të na kërcënojnë me një gjë tjetër, thonë se ata nuk mund të na japin avionët F- 35, u kemi thënë atyre se do të shkojmë në arbitrazhi­n ndërkombët­ar”, tha Erdogan. Megjithëse Turqia ka qenë prej kohësh një pjesëmarrë­se në zhvillimin e programit F35 duke investuar 1.25 miliardë dollarë në projekt që nga viti 2002, ligjvënësi­t amerikanë kanë kërkuar ta bllokojnë Turqinë nga marrja e avionëve në këtë fazë përkeqësim­i të marrëdhëni­eve SHBA- Turqi dhe shqetësime­t në lidhje me bler- jen e një sistemi rus antiavion, nga Ankaraja. Turqia teknikisht mori pronësinë e F- 35 të saj në qershor, por SHBA ka ruajtur kujdestari­në e avionëve, ndërsa pilotët dhe mirëmbajtë­sit turq po stërviten në avionët e rinj në bazën ajrore ‘ Luke’ në Arizona. Turqia planifikon që përfundimi­sht të marrë 100 avionë F- 35.

 ??  ?? Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania