Panorama (Albania)

Zbulim i hidhur për binjaket e zhdukura mes flakëve

-

Është zgjidhur misteri i binjakeve nëntëvjeça­re, të cilat u raportuan të zhdukura në zjarret e tmerrshme të Greqisë javën e kaluar, e për të cilat prindërit këmbënguln­in se i kishin parë gjallë në një kronikë televizive. Misteri që mori vëmendjen e mediave mbi zhdukjen e vajzave në një anije shpëtimit, pati një përgjigje të hidhur. Ashtu siç kishte deklaruar një tjetër prind që në ditët e para kur po raportohes­hin të zhdukurit, vajzat që ishin parë në kronikën në anije, nuk ishin nëntëvjeça­ret binjake, por të bijat e tij. Sa për binjaket,

Sophia dhe Vassiliki Philippopo­ulou, të cilat ishin dërguar për pushime të gjyshërit e tyre, u gjetën të pajeta të përqafuar me ta. Të katërt nuk kishin pasur shpëtim nga flakët e së hënës së kaluar në verilindje të Athinës. Të katërt ishin midis 26 trupave që u gjetën të grumbullua­r së bashku në Mati, pasi mbetën të bllokuar në një skaj shkëmbi kur zjarret po afroheshin. Pranë vendit u gjet edhe makina e djegur e gjyshit të tyre. “Epilogu është shkruar. Të katërt u gjetën të përqafuar me njëri- tjetrin. As vdekja nuk mund t’i shkëpusë ato”, ka shkruar një kushëri i tyre në “Facebook”. Zhdukja e binjakeve ishte fokusi i vëmendjes ndërkombët­are pasi babai i tyre, Yiannis, tha se i kishte parë në pamjet televizive që tregonin njerëzit të dilnin nga një anije peshkimi, që shpëtoi disa të mbijetuar. Babai i dëshpëruar bëri një apel emocional në televizion për këdo që ishte në barkë për ta kontaktuar atë. Fëmijët që ai pa, ishin të bijat e një të mbijetuari­t tjetër. Numri i të vdekurve nga zjarret më të egra në Europë në këtë shekull i kaloi 90 vetë. Numri mund të rritet pasi zyrtarët grekë thanë se 12 persona të tjerë mbetën të shtruar në spital me plagë të rënda. Mund të gjenden edhe më shumë viktima, sepse disa shtëpi të djegura ende nuk janë inspektuar.

 ??  ?? Vajzat nëntëvjeça­re binjake, Sofia dhe Vasiliki
Vajzat nëntëvjeça­re binjake, Sofia dhe Vasiliki

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania