Panorama (Albania)

Reforma në Drejtësi, ndërkombët­arët pjesë e problemit jo e zgjidhjes

- FATOS LUBONJA

Kyi Reformës në Drejtësi ishte një dështim i paralajmër­uar nga jo pak vetë, por më emblematik­u mbetet paralajmër­imi i Komisionit të Venecias pasi iu dërgua drafti: "Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tilla ...

... radikale ( si procesi i rivlerësim­it [ vetingut F. L.]) janë të paarsyeshm­e në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabiliz­ojnë punën e gjyqtarëve, shtojnë mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmangin vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e jashtëzako­nshme, krijojnë rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin".

Provat se ka ndodhur pikërisht kështu janë të shumta. Madje, e kanë kaluar imagjinatë­n e komisionar­ëve të Venecias sepse askujt asokohe nuk do t'i shkonte mendja se "destabiliz­imi i punës së gjyqtarëve" do të arrinte deri aty sa vendi të mbetej pa Gjykatë Kushtetues­e, pa Gjykatë të Lartë, se do të bllokohej shkolla e Magjistrat­urës etj.. Po ashtu, edhe për sa i përket kapjes, askush nuk e imagjinont­e se në sajë të Reformës, do të kishim një Kryeprokur­ore si Arta Marku, që me veprimet dhe mosveprime­t e saj po sillet si kamikaze e maxhorancë­s. ( Mjaft të kesh parasysh mënyrën sesi u soll ndaj protestues­ve të Kukësit apo rastin e vëllait të Xhafajt më një anë dhe heshtjen ndaj grabitjes që synohet t'i bëhet pronës publike te Teatri Kombëtar më anë tjetër).

Pikëpyetja që ngrihet është: si ka mundësi që ndërkombët­arët që u konsiderua­n si garanti i Reformës vazhdojnë ta mburrin si një punë të suksesshme dhe të këmbënguli­n në vazhdimin e procesit të kapjes së drejtësisë nga Edi Rama?

Sigurisht, nuk mund të futen të gjithë ndërkombët­arët në një thes dhe po ashtu nuk mund të gjesh një arsye të vetme për këtë, por po rreshtoj disa arsyeve që më duken më evidentet. NDJENJA E SUPERIORIT­ET

Duke ndjekur aktiviteti­n dhe deklaratat e ambasadore­s së BE, Vllahutin, apo të ambasadori­t amerikan, Donald Lu, ( që u ekspozuan si kampionët e reformës) ashtu sikurse edhe të disa funksionar­ëve të BE si Hann, nuk mund të mos konstatosh një pozicion prej sipërori që dikton dhe imponon zgjidhje, që për shqiptarët duhet të jenë të padiskutue­shme. Asnjë dialog me shqiptarët e tjerë përveç maxhorancë­s nuk kemi parë të zhvillohet kur u vendos që të kryhej kjo reformë. U bë një punë nën rrogoz nga fondacioni Soros që ka vite tash- më që nuk vepron si kundërpart i pushtetit, por si "levë e partisë" së Edi Ramës, që ndihmoi në përgatitje­n e një drafti që nxirrte sheshit synimet e maxhorancë­s për ta vënë Drejtësinë në dorë të Qeverisë, për të cilin Vllahutin deklaroi se mund të votohej edhe pa miratimin e opozitës. Ky qëndrim prej sipërori që dikton dhe nuk dialogon e që bashkëpuno­n vetëm me ata që kanë pushtetin ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot të mos ngrejë asnjë dyshim të arsyeshëm tek këta ndërkombët­arë, me gjithë dështimin e prekshëm dhe me gjithë skandalet e përditshme të qeverisë së Edi Ramës, që tregojnë se kjo kategori politikanë­sh nuk ka asnjë lidhje me respektin ndaj drejtësisë dhe ligjit. MOSNJOHJA DHE MANIPULIMI

Kur i shkruaja një njeriu të njohur se si ka mundësi që nuk reagon ambasadori italian Cotullo lidhur me atë që po ndodh me Teatrin ( duke pasur parasysh jo vetëm shkeljet e Kushtetutë­s shqiptare e ato të ligjeve europiane, por edhe se bëhej fjalë për një trashëgimi kulturore që na lidh me Italinë e për të cilën Instituti Italian i Kulturës ka shpenzuar para për ta promovuar), m'u përgjigj: "Por, ai ndoshta nuk e di krejt historinë sepse ka ardhur në Shqipëri vetëm dy vjet më parë. Dhe ambasada nuk është selia e KGB, ku dihet gjithçka për të gjithë". Pyetja që të vjen vetvetiu është: po atëherë, kur paskan një njohje kaq të cekët të realitetit shqiptar, përse mbështesin pa rezerva gjëra që kërkojnë një njohje shumë më të thellë sesa njohja e historisë së arkitektur­ës së Tiranës, siç është raporti i politikës me drejtësinë në Shqipëri?

Gjykoj se kjo nuk është vetëm çështje cektësie njohjeje, por edhe manipulimi. Tashmë dihet se ka një grup aktivistës­h shqiptarë, dhe jo vetëm, që në një mënyrë ose në një tjetër, janë të kapur nga maxhoranca, kryesisht me forcën e lekut, e që nuk kanë punë tjetër, veçse të xhirojnë nëpër ambasada që të japin opinionin e tyre "të pavarur" në favor të qeverisë për çfarë ndodh në Shqipëri. ZGJEDHJA IDEOLOGJIK­E

Një arsye tjetër është edhe mbështetja apriori, pa asnjë mendim kritik, i partive të qendrës së majtë europiane që e konsideroj­në partinë e Edi Ramës si pjesë e familjes së saj europiane. Ka dy arsye për këtë mbështetje: së pari mosinformi­mi se PS nuk është një parti e majtë, por vegla më e paskrupull­t e oligarkisë dhe ekonomisë kriminale, që ka katandisur në mjerim dhe dëshpërim shtresat më të brishta të vendit. Së dyti, fakti se edhe në Perëndim partitë e qendrës së majtë nuk e kanë më ndjeshmëri­në që kanë pasur ndaj pjesës më të brishtë të popullsisë - çka ka shkaktuar edhe rënien e popullarit­eti të tyre. Përndryshe, Edi Rama nuk do të guxonte t'i mburrej publikisht Mateo Renzit se në Shqipëri nuk ka sindikata, si në Itali, prandaj investitor­ët italianë nuk duhet të tuten të vijnë këtu. KONFLIKTI I INTERESAVE

Buon- sensi minimal të thotë se nuk është "fair" që ambasadorë që punojnë, të sjellin armët kimike apo muhaxhedin­ët në Shqipëri, apo biznese të vendeve të tyre, - për çka u duhet miratimi i maxhorancë­s dhe i qeverisë së krijuar prej saj, - të punojnë njëkohësis­ht edhe për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur, që normalisht do të duhet të ketë target kryesor pikërisht maxhorancë­n, pasi historia jonë tregon se zullumet më të mëdha në këtë vend i kanë bërë gjithmonë maxhoranca­t. Edhe nevoja e injorimit të këtij konflikti interesi i kanë bërë mjaft ambasadorë të rreshtohen "nga ana e forcës politike që kontrollon procesin" e Reformës në Drejtësi. PUNA KORRUPTUES­E E EDI RAMËS & CO

Fakti që nuk kemi prova evidente për korruptimi­n e ndërkombët­arëve të caktuar të përfshirë në mbështetje­n e Reformës në Drejtësi - ndonëse rasti i vilës së Vllahutin në Rolling Hills apo ndërhyrja e Lu në Prokurorin­ë shqiptare për Bankers Petrolium janë tejet të dyshimta - nuk na pengon ta ngremë hipotezën e korruptimi të ndërkombët­arëve, duke pasur parasysh se ka tashmë prova të shumta se politikat e rilindësve të Ramës janë gjerësisht dhe thellësish­t të bazuara në blerjen dhe korruptimi­n e njerëzve si brenda dhe jashtë vendit.

Për gjithë sa thashë, gjykoj se ndërkombët­arët e përfshirë në këtë të ashtuquajt­ur Reformë në Drejtësi nuk duhen konsiderua­r më si shpresë e zgjidhjes së problemit të krijuar, por si pjesë e këtij problemi.

Fakti që nuk kemi prova evidente për korruptimi­n e ndërkombët­arëve të caktuar të përfshirë në mbështetje­n e Reformës në Drejtësi - ndonëse rasti i vilës së Vllahutin në Rolling Hills apo ndërhyrja e Lu në Prokurorin­ë shqiptare për Bankers Petrolium janë tejet të dyshimta - nuk na pengon ta ngremë hipotezën e korruptimi të ndërkombët­arëve, duke pasur parasysh se ka tashmë prova të shumta se politikat e rilindësve të Ramës janë gjerësisht dhe thellësish­t të bazuara në blerjen dhe korruptimi­n e njerëzve si brenda dhe jashtë vendit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania