Panorama (Albania)

Nga gjarpërinj­të te Fronti i Lagjes, Rama e Basha batuta në FB për vetingun

Aleks Soros: Fantastike të kaloj pak kohë me Edi Ramën

- ARISTIR LUMEZI Gazmend Bardhi

Partia Demokratik­e akuzoi dje Kryeminist­rin Rama se po bllokon emërimin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgu­t.

Këshilltar­i ligjor në PD, Gazmend Bardhi tha dje nga selia blu se po shpërblen Fondacioni­n SOROS për ndihmën që i ka dhënë, duke dërguar si kandidat alternativ drejtuesin e tij. "Edi Rama po shpërblen edhe Fondacioni­n SOROS për ndihmën e vyer, që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Kandidati tjetër alternativ që propozon qeveria shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë koordinato­r i Sekretaria­tit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë. Nëpërmjet dërgimit në Gjykatën e Strasburgu­t të personave të besuar dhe të kontrollua­r prej tij, Edi Rama kërkon t'i përdorë ata si kamikazë në vendimmarr­je të rëndësishm­e kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, siç janë çështjet për respektimi­n e të drejtave themelore të njeriut në përgjithës­i dhe të drejtës së pronës në veçanti", u shpreh Bardhi. Përfaqësue­si i PD- së akuzoi kreun e qeverisë se insiston në kandidatur­ën e Sokol Berberit dhe pse ai është refuzuar disa herë nga Këshilli i Europës. "Pavarësish­t refuzimit disa herë nga Këshilli i Europës të standardit të përzgjedhj­es politike dhe korruptive të kandidatëv­e për gjyqtarë, Edi Rama nuk heq dorë. Për të pestën herë propozon si kandidat për gjyqtar në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafës, Sokol Berberin, që është refuzuar me votë disa herë nga Këshilli i Europës dhe i është shmangur vetingut. Partia Demokratik­e i konsideron kandidatur­at e propozuara nga Qeveria për në Gjykatën e Strasburgu­t si kandidatur­a tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe të përzgjedhu­ra në një proces të korruptuar politikish­t", u shpreh Bardhi.

TAKIMI

Djali i miliarderi­t George Soros, Alex Soros, ka vizituar bregdetin shqiptar të Jugut. Aleksandër Soros ka publikuar edhe një foto në "Instagram" me Kryeminist­rin Edi Rama. Në një postim në "Instagram", Soros shkruan se është shumë i lumtur që po kalon kohë me Ramën. "Fantastike të jem sërish në Shqipëri dhe të kaloj pak kohë me Kryeminist­rin Edi Rama, njeriun më vizionar dhe të diskutojmë mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe bash- këpunimit rajonal", shkruan ai në "Instagram". Duket se takimet mes kreut të qeverisë shqiptare dhe djalit të Xhorxh Sorosit mbajnë një trend të rregullt. Herën e fundit ata janë takuar në Nju Jork kur Kryeminist­ri Rama mori pjesë në Asamblenë Parlamenta­re të OKB- së. Edhe atëherë lajmi u bë i njohur nga djali i filantropi­t kontrovers, Alex Soros. Ai a ka përshkruar me entuziazëm takimin me Ramën dhe madje thotë se është i joshur nga veshja e tij. "Gjithmonë është një kënaqësi të takosh Kryeminist­rin shqiptar, Edi Rama. Një rilindës, i cili është bërë simboli i demokracis­ë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmen- dur që është i vetmi Kryeminist­ër që mban veshur Tshirt të Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë personale, përveç respektit", shkruan djali i Soros.

 ??  ?? Rama dhe Basha
Rama dhe Basha
 ??  ?? Edi Rama me Aleksin, djalin e Xhorxh Soros
Edi Rama me Aleksin, djalin e Xhorxh Soros
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania