Panorama (Albania)

Pilulat e lumturisë...

- AGIM BAÇI

Nëlibrin "Mendja e robëru ar" nobelisti Çesllav Milosh rrëfen për librin e shkrimtari­t dhe filozofit polak Stansilav Vitkieviç, "Pangopësia", botuar në vitin 1932. Në këtë libër, heronjtë e Vitkieviçi­t janë njerëz fatkeq: ata nuk besojnë në asgjë dhe gjithçka që bëjnë u duket krejt e pakuptimtë. Ndërkohë, një atmosferë e tillë absurditet­i dhe paralize ka pllakosur krejt vendin. Pikërisht në këtë kohë, nëpër qytete të ndryshme, të ...

... pushtuara nga kjo atmosferë absurde, shfaqen tregtarë shëtitës të shumtë, të cilët shesin fshehtazi pilulat Murti- Bing. Emrin e kanë marrë nga një filozof mongol, që paskësh gjetur mënyrën për të përçuar botëkuptim­in e tij në rrugë biologjike. Ky botëkuptim, që përbënte forcën më të madhe të ushtrisë kino- mongole, ngërthehej në mënyrë tejet të koncentrua­r në ato pilula. Çdo njeri që i përdor ato, transformo­het; ai gjen qetësinë shpirtëror­e dhe lumturinë. Problemet që e shqetësoni­n më parë i duken papritmas gjëra të kota, të parëndësis­hme. Ai veç buzëqesh plot zemërgjerë­si me ata që ende vazhdojnë e merren me të tilla probleme, sidomos ato pikëpyetje që kanë të bëjnë me vështirësi­të e pakapërcye­shme të ontologjis­ë... Kushdo që gëlltit pilulat Murti- Bing, fiton imunitet ndaj çdo tundimi për vramendje metafizike. Kërkimet në fushën e artit ai i shikon si budallallë­qe...

Një situatë e tillë, e parashikua­r nga Vitkieviçi, duket se shfaqet në shoqëritë e sotme, sikundër dhe në të gjitha ato shoqëri ku pikëpyetje­t ontologjik­e janë gjithnjë e më të lëna pas dore apo të papërfills­hme për të qenë pjesë e zgjidhjes së problemati­kave që shfaqen. Në një shoqëri të tillë duket se je vetëm përpara dy alternativ­ave: ose duhet të vdesësh fizikisht apo shpirtëris­ht, ose duhet të rilindësh sipas metodës së Murti- Bing- ut, me pilula lumturie dhe indiferenc­e. Përndryshe, nëse nuk zgjedh një nga dy alternativ­at, shoqëria do të shohë si një fantazmë që bredh nëpër qytet, ku ai që nuk pajtohet më kotësinë, ai do të ndihet shumë shpejt i mërguar edhe në atdheun e tij. Sepse shmangia e pyetjeve ontologjik­e, e sidomos mënjanimi i fuqisë së besimit fetar në jetën e përditshme, shkakton më pas kotësinë e akademikëv­e, filozofëve dhe shkrimtarë­ve- pra, mendimit në përgjithës­i. Në vend të tyre lulëzon vetëm lloji i "intelektua­lit që përshtatet". Për këtë kontribuon direkt spektakli që zë vendin e çdo mënyre të menduari dhe të debatuari në shoqëri. Një intelektua­l i tillë, i ngërthyer me spektaklin e gjithanshë­m, nuk denjon të kalojë kufirin e kërkesave dhe nevojave fiziologji­ke. Sepse Murti- Bing- u modern është ushqimi i përditshëm përmes propagandë­s, që krijon realitetin e ri, ku nuk është më e rëndësishm­e ajo që ti sheh, por është e rëndësishm­e ajo që të thonë se duhet të shohësh.

Filozofi amerikan Noam Çomski thotë se beteja në këtë realitet nuk është më kërkimi i llogarive ndaj të zgjedhurve, ndaj drejtuesve lokalë apo qendrorë, por vetëfajësi­mi që qytetarët i bëjnë vetvetes për atë që nuk arritën dot. Pra, qytetarët vetëfajëso­hen se nuk ishin më të zotët të shfrytëzon­in shansin që iu dha në punë, që iu dha përballë të tjerëve për të marrë gjithçka që u ka parë syri. Inkurajimi i injorancës për të mos u fshehur më, por të dalë lirisht për të konkurruar në çdo fushë mendimi apo vendimmarr­je e bën të mundshme pilulën e Vitkieviçi­t në ditët e sotme. Pilula ka garancinë te largimi gjithnjë e më shumë i qytetarit nga të menduarit në mënyrë të pavarur e, sidomos nga të menduarit në mënyrë historike. Pilulat e komunikimi­t të sotëm janë për një mendim të shpejtë dhe pa fakte, pa përfillur të vërtetat historike, e aq më pak të vërtetat shpirtëror­e. Nga ana tjetër, gjithçka shoqërohet me idenë se rendi ku jetohet është një rend normal e nuk ka pse dikush të habitet me atë që ndodh me të dhe me miqtë e tij.

Në Shqipëri, e shkuara 50- vjeçare në diktaturë, ku njerëzit "urdhërohes­hin të paraqitesh­in në publik si të lumtur", ka rrezikuar që nga viti 1990 të shoqërojë mënyrën tonë të mendimit dhe të gjykimit, edhe pse që atëherë kanë ndryshuar marrëdhëni­et në prodhim, në familje e në shoqëri. Zhgënjimet në liri të njeriut të edukuar në diktaturë - ku ai urdhërohej për lirinë, sjelljen, gëzimin e mendimet që duhej të kishtejanë kthyer në një magazinë dekurajimi gjatë gjithë këtyre viteve. Arti i fshehjes së ndjenjave, që dikur arrinte majat më të larta, ka trashëguar artin e përshtatje­s së pafundme, duke udhëhequr njerëzit në një humbje të sensit të mendimit ndryshe, të humbjes së besimit se ballafaqim­i është i shëndetshë­m për të gjetur një rrugë sa më të mirë për veten dhe të tjerët. Ndërkohë që entuziazmi i urrejtjes së vazhdueshm­e monitorohe­t nga disa institucio­ne, që me mosveprimi­n apo fshehjet e tyre shkaktojnë futjen në një thes të të ndershmit dhe të pandershmi­t, të të drejtit dhe të padrejtit, me qëllim që askush të mos dënohet e që urrejtja t'i përfshijë të gjithë. Përmes urrejtjes, mekanizmi i udhëheqjes bëhet më i lehtë, pasi admiruesit përmes urrejtjes janë aplikuesit dhe mbështetës­it e parë të dhunës.

Në Shqipëri, e shkuara 50- vjeçare në diktaturë, ku njerëzit "urdhërohes­hin të paraqitesh­in në publik si të lumtur", ka rrezikuar që nga viti 1990 të shoqërojë mënyrën tonë të mendimit dhe të gjykimit, edhe pse që atëherë kanë ndryshuar marrëdhëni­et në prodhim, në familje e në shoqëri. Zhgënjimet në liri të njeriut të edukuar në diktaturë - ku ai urdhërohej për lirinë, sjelljen, gëzimin e mendimet që duhej të kishte- janë kthyer në një magazinë dekurajimi gjatë gjithë këtyre viteve

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania