Panorama (Albania)

Vlera në merkato, Hysaj e Strakosha të dytët në Itali

Kanselo më i shtrenjti, shkodrani lë pas "big"- ët

-

Kjo e mëposhtmja nuk është nga ato garat ku në fund do të thuhet: E rëndësishm­e ishte pjesëmarrj­a.

Për shumë arsye: Sepse vlera e lojtarëve në merkato mund të ndryshojë nga momenti në moment, sepse kampionati i marrë për bazë nuk është i një niveli të ulët, sepse lojtarët, që i lënë pas dy futbollist­ët e Kombëtares shqiptare, aktivizohe­n te Milani dhe te Juventusi. Për ta kuptuar më mirë, Tomas Strakosha dhe Elseid Hysaj janë lojtarët e dytë më të shtrenjtë në kampionati­n italian nisur nga roli i tyre. Nga një vëzhgim i bërë nga "Panorama Sport" rezulton se vetëm Xhanluixhi Donaruma është më i shtrenjtë sesa Tomas Strakosha, ndërsa Elseid Hysajn e thyen Zhoao Kanselo.

Xhixho + 20 mln- Pas performanc­ave të shkëlqyera në sezonin e kaluar, i cili ishte i pari si titullar me fanellën e Lacios, Tomas Strakosha arriti që të siguronte një rol protagonis­ti në ekipin kryeqyteta­s. Diçka e tillë bëri që portieri kuqezi të rriste ndjeshëm edhe vlerën e kartonit në merkato. Por me të njëjtin hap ka ecur edhe portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, vlera e të cilit në merkato është 40 milionë euro. Strakosha bashkë me Sheznin renditen të dytët në këtë listë me 20 milionë euro. Sipas shifrave të "transferma­rkt", Etrit Berisha renditet i nënti, ndërsa gardiani i Interit Samir Handanoviç tani vlen 8.5 mln euro. Sigurisht që mosha e tij e bën të humbasë pikë në krahasim me ata të mësipërmit.

Hysaj i dyti- Nuk mund të quhet më surprizë Elseid Hysaj në kampionati­n italian. Pas disa sezonesh ku theu rekorde të njëpasnjës­hme për minutazhin e luajtur, shko- drani ka arritur të arrijë në treg vlerën e 25 milionë eurove. Por kjo nuk ka mjaftuar që të marrë vendin e parë në listën e mbrojtësve të djathtë të Serisë A. Atë e mban Zhoao Kanselo, portugezi i transferua­r te Juventusi për 40 milionë euro. Por sipas "transferma­kt" vlera e ish- mbrojtësit të Interit është 35 milionë. Por Hysaj lë pas mbrojtësit e In- terit, Milanit, Romës dhe të tjerë. Ja pra që vendi i dytë nuk është gjithmonë një vend nderi. Është më shumë se kaq, madje shërben si një motiv për të arritur majën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania