Panorama (Albania)

Luan Hajdaraga ndahet nga jeta, ndër të parët profesorë që iu afruan PS

Ish- themelues i Partisë Socialiste, nënkryetar i saj në vitet ‘ 92-‘ 96, ministër i Mbrojtjes, largohet nga PS si anëtar i Grupit të të Urtëve

- Luan Hajdaraga

Profesor Luan Hajdaraga u nda dje nga jeta në moshën 69- vjeçare, pas një goditjeje ishemie katër muaj më parë.

Luan Hajdaraga e mbylli aktiviteti­n e tij intelektua­l si dekan i Fakultetit të Shkencave Politike në Universite­tin Ndërkombët­ar të Strugës, ndërsa që nga viti 1990 ishte ndër të parët profesorë që iu bashkua Partisë Socialiste. Madje, ai mbajti për disa vite dhe postin e nënkryetar­it të PSsë gjatë kohës që kryetari i saj, Fatos Nano, ishte në burg dhe disa mandate si anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste. Hajdaraga, para vitit 1990 ka mbajtur postin e drejtorit të Institutit të Pedagogjis­ë dhe në ekran u njoh në një emision të viteve ‘ 80 të titulluar “Mësues, Prindër, Nxënës”. Pjesëtar i plejadës së mjeshtrave të pedagogjis­ë, Hajdaraga iu fut politikës menjëherë në vitin 1990, së bashku me disa profesorë të tjerë në grupin që mori në drejtim Partinë Socialiste. Ai u zgjodh deputet në vitin 1992 nga lista proporcion­ale dhe ka qenë një nga 4 regjentët e drejtimit të PS- së kur Fatos Nano ishte në burg. Ajo që e ka dalluar profesor Hajdaragën në politikën shqiptare ishte qetësia në artikulim, pa i munguar argumenti dhe vetëpërmba­jtja politike gjatë një periudhe që lufta politike ishte shumë e ashpër. Madje, në kohën kur Nano ishte në burg, mjaft socialistë e akuzonin si të “butë me Berishën”, madje edhe të lidhur me të vetëm se nuk shante kundërshta­rët. Kur socialistë­t erdhën në pushtet pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997, Luan Hajdaraga u zgjodh deputet, por nuk mori pjesë në qeverinë e parë të Fatos Nanos. Ai drejtoi Komisionin e Sigurisë Kombëtare, në kulmin e konfliktit PS- PD, por në auditorin e ri nuk pati asnjëherë të tillë. Hajdaraga, ndryshe nga deputetët e tjerë socialistë, është fiksuar në sallën e Parlamenti­t shumë aktiv në dy momente kritike. Kur u plagos Azem Hajdari nga Gafurr Mazreku, Luan Hajdaraga ishte ndër të parët që e mori trupin e deputetit të PD- së për ta dërguar në spital. Po ashtu, kur Pjetër Arbnori pëson një goditje gjatë grevës së urisë në Kuvend, Hajdaraga nuk priti asnjë sekondë dhe e dërgoi ish- kreun e Kuvendit me urgjencë në spital. Në vitin 1999 emërohet ministër i Mbrojtjes nga Pandeli Majko dhe më pas qëndron në këtë detyrë edhe me Ilir Metën- Kryeminist­ër. Gjatë luftës së Kosovës, Hajdaraga ishte ministri që menaxhoi situatën në kufi me Serbinë, por nuk u bë asnjëherë protagonis­t. Në qeverinë e Fatos Nanos, pas vitit 2002 emërohet zv. ministër i Jashtëm dhe për një periudhë të shkurtër drejtoi diplomacin­ë shqiptare në mungesë të ministrit. Edhe pse Ilir Metën e kishte mik të afërt, madje e mbrojti fort në KPDnë e famshme të vitit 2003, Luan Hajdaraga nuk iu bashkua LSI- së kur ndodhi shizma e madhe e së majtës. Pas ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga ka qenë vazhdimish­t anëtar i Asamblesë Kombëtare Socialiste gjatë viteve të opozitës. Një grup ish- drejtuesis­h të lartë të PS- së, kreu socialist i përfshiu në Grupin e të Urtëve, i cili do të ishte një këshill konsultati­v i kryetarit. Përveç Luan Hajdaragës, në këtë grup bënin pjesë dhe Servet Pëllumbi, Rexhep Meidani, Arta Dade, Namik Dokle, Bashkim Zeneli, Pandeli Majko etj.. Në kongresin e PS- së të vitit 2016, Luan Hajdaraga nuk u propozua kandidat për në Asamblenë Kombëtare, bashkë me disa emra me histori në këtë parti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania