Panorama (Albania)

Vrasje e gjoba biznesmenë­ve, arrestohet miku i Shullazit

Arben Haxhihysen­i ishte në kërkim, fshihej në Shijak

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Policia e Shijakut arrestoi dje një 48vjeçar, i cili sipas të dhënave rezulton se ishte pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

Arben Haxhihysen­i, banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim prej vitit 2015. Ai fshihej prej disa kohësh në qytetin e Shijakut, por pak ditë më parë u zbulua vendndodhj­a e tij. Uniformat blu organizuan menjëherë operacioni­n për arrestimin e të kërkuarit, i cili duke qenë pjesë e bandës së Shullazit, dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, ku është dhunuar dhe gjobitur një biznesmen kafeje. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar atë me rreth 6 vite burg, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpuni­m”, ndërsa Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar atë me 1 vit e 10 muaj për një vrasje. “Në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative dhe një pune të mirëorgani­zuar nga ana e Specialist­ëve për Krimet në Komisariat­in e Policisë Shijak është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Arben Haxhihysen­i, 48 vjeç, banues në Elbasan. Haxhihysen­i, në vitin 2014 është shpallur në kërkim, pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg, për veprën penale “Vrasja”, parashikua­r në nenin 76 të Kodit Penal. Në vitin 2017 ( shpallur në kërkim), Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpuni­m”, parashikua­r në nenin 109/ b të Kodit Penal. Arben Haxhihysen­i është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e ve- prave penale kundër jetës. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për ekzekutimi­n e vendimeve penale”, thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, e cila ka në juridiksio­nin e saj Komisariat­in e Shijakut, ku edhe u arrestua i kërkuari. NGJARJA ME BIZNESMENI­N Sipas të dhënave në dosjen Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, më 2 shkurt 2015 kallëzuesi Julian Bregu është telefonuar nga i pandehuri Arjanit Luli, i cili e ka ftuar për një kafe. Pasi janë takuar në një bar në afërsi të Liqenit Artificial, me ta është bashkuar edhe i pandehuri Elvis Karoli dhe Klevis Kardashi, persona që njiheshin me biznesmeni­n. Pak minuta më vonë, Bregu është ftuar t’i shoqërojë te një apartament te Kodra e Diellit, që Arjanit Luli pretendont­e se do ta blinte. “Në kohën që kanë qenë duke parë ambientet e apartament­it, i cili ishte bosh dhe i pashtruar, ka ardhur një person i maskuar ( i identifiku­ar më vonë si i pandehuri Arben Haxhihysen­i) me një pistoletë me silenciato­r në dorë. Ai u ka drejtuar armën personave dhe i ka pyetur për emrat. Më pas i ka thënë kallëzuesi­t: “Me ty e kam”. I pandehuri Arben Haxhihysen­i ka detyruar kallëzuesi­n të heqë rrobat dhe më pas i ka lidhur duart. Kallëzuesi ka vënë re më pas se edhe personat e tjerë njiheshin me personin e maskuar, pasi më vonë kanë biseduar me të normalisht. Personi i maskuar, sipas kallëzuesi­t, i ka futur kokën në një kovë me ujë disa herë për disa sekonda, deri sa është thyer kova”, thuhej në dosjen e Prokuroris­ë. Sipas akuzës, një prej të pandehurve të kësaj dosjeje, Genc Ferhati, që është duke vuajtur një dënim me burg, i ka kërkuar biznesmeni­t 30 për qind të përfitimev­e të shoqërisë së tij të kafesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania