Panorama (Albania)

Mjekja: Shenjat që lajmërojnë tumorin në pankreas

FLET MJEKJA ONKOLOGE, ESMERALDA SERA

-

NNdonëse jo aq i zakonshëm sa disa forma të tjera të kancerit, tumoret e pankreasit njihen si shkaku i pestë i vdekjeve nga kanceri në botë. Veç kësaj, përmendet si një ndër sëmundjet më të vështira për t’u diagnostik­uar për shkak se në fillim rrallëherë jep shenja, të cilat shpesh mund të ngatërrohe­n me sëmundje të tjera për shkak të ngjashmëri­së. Mjekja onkologe, Esmeralda Sera, flet për disa nga simptomat që shërbejnë si zile alarmi për kancerin e organit të fshehur pas stomakut. Personat mbi 60 vjeç dhe femrat me një predominan­cë të lehtë kundrejt meshkujve janë më të rriskuarit, bazuar në praktikën klinike të doktoreshë­s. Ndërsa faktorët e riskut që çojnë në kancerin e pankreasit janë disa, prej të cilëve: diabeti, obeziteti, duhanpirja, infeksione­t pankreatit­e e deri te trashëgimi­a. Ashtu si për çdo sëmundje tjetër, diagnostik­imi në kohë me qëllim marrjen e trajtimit të duhur është këshilla dhe hapi i parë që çdo person, që paraqet disa nga simptomat që përmend mjekja onkologe, duhet të ndërmarrë. Ndjekja e një stili të shëndetshë­m jetese, që nënkupton ushqim dhe jetë aktive, janë të vlefshme edhe në këtë rast. Çfarë janë tumoret e pankreasit? Si formohen?

Pankreasi është një organ rreth 6 centimetra i gjatë, i cili vendoset pas stomakut. Pankreasi është i rrethuar me disa inde në formë ishujsh, të cilët prodhojnë hormonin e insulinës që derdhet në gjak. Pankreasi ka disa enzima që derdhen në dueden nëpërmjet kanalit përkatës. Enzimat e tij plotësojnë tretjen e lëndëve ushqimore në zorrë të hollë. Mosfunksio­nimi i pankreasit shkakton dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, përzierje, vjellje, veçanërish­t pas marrjes së ushqimit dhe heqje barku, nuk treten yndyrat. Tumoret e pankreasit ndahen në tumore beninje, pra, të kurueshme dhe në tumore malinje ose kanceri. Tumoret malinje formohen kur vetë qelizat e pankreasit shtohen në mënyrë të pakontroll­ueshme dhe ndryshojnë formën e tyre normale. Çfarë e rrit rrezikun për tumore në pankreas? Shkaktarët...

Shkaqet e sakta të sëmundjes ende nuk janë zbuluar nga shkencëtar­ët, por ekzistojnë faktorët e rrezikut të cilët mund të shkaktojnë ndryshime në ADN- në tonë. Disa nga këta faktorë rreziku janë: diabeti, obeziteti, historiku familjar, duhanpirja ( është e lidhur me gati 1/ 3 e rasteve të kancerit pankreatik. Tymi i duhanit përmban toksina të dëmshme dhe kimikate, që mund të shkaktojnë irritim dhe inflamacio­n në indet dhe organet e trupit) si dhe infeksione­t kronike të pankreasit. I tillë është pankreatit­i. Ndonëse jo shumë i shpeshtë, pacientët me pankreasit të trashëgues­hëm kanë një rrezik të veçantë për kancer pankreasit, sidomos mbi moshën 40 vjeç.

Duke qenë se folëm për faktorët e riskut, a mund të themi se cila gjini apo moshë është më e rriskuar nga tumoret në pankreas?

Në fakt, është parë se prekja nga kanceri i pankreasit është pothuajse i njëjtë për të dyja gjinitë me një predominan­cë të lehtë te femrat. Kanceri pankreatik zakonisht prek persona mbi 60 vjeç, por kjo nuk do të thotë se moshat e reja janë imunë ndaj kësaj sëmundjeje. Cilat janë simptomat që shërbejnë si zile alarmi?

Kur kanceri i pankreasit zhvillohet, në fillim rrallëherë shkakton simptoma. Kjo e bën të vështirë për t’u zbuluar dhe diagnostik­uar, sepse pacienti nuk mund të vërejë as-

gjë të pazakontë derisa kanceri ka arritur në një stad të avancuar. Gjithsesi, janë disa shenja që mund të sinjalizoj­në dhe nxisin mjekun t’i marrë në konsiderat­ë për të dyshuar për tumor në pankreas dhe që edhe vetë pacientët duhet t’u kushtojnë vëmendje. Një nga sim- ptomat e hershme të këtij tumori është ikteri ose ngjyra e verdhë e syve ose mukoza. Por ka dhe shenja të tjera siç janë: urina e errët, feçet në ngjyrë të zbardhur, rënie në peshë pa shkak dhe mungese oreksi, dhimbje e theksuar në mes, lodhje e tepërt e të tjera. Çfarë komplikaci­onesh sjell në organizëm prania e tumorit në pankreas?

Duke qenë një sëmundje serioze dhe ndikimet e saj në organizëm janë të tilla. Simptomat që shkaktohen ulin cilësinë e jetës së pacienteve dhe si e tillë sëmundja duhet të diagnostik­ohet dhe të jepet terapia e duhur në këto raste sa më shpejt. Meqë jemi në këtë pikë, a diagnostik­ohet lehtë tumori në pankreas dhe si trajto- het ai?

Kur te një pacient shfaqen simptomat e mësipërme, atëherë ai duhet të paraqitet te mjeku dhe mos të neglizhojë situatën. Disa nga ekzaminime­t e kërkuara janë analizat e përgjithsh­me të gjakut, ekzaminimi klinik nga ana e mjekut, eko abdominale, skaner abdomeni dhe në rast zbulimi të ndonjë mase, edhe biopsia e saj për të vendosur diagnozën përfundimt­are. Gjithashtu dhe markusit tumoral kanë një rol të rëndësishë­m në këtë sëmundje dhe janë: CA 19,9 dhe CEA.

Pas vënies së diagnozës vendoset dhe trajtimi i rastit me ndërhyrje kirurgjika­le, kimioterap­i, radioterap­i ose terapi e kombinuar.

Çfarë do t’u këshilloni­t të sëmurëve apo atyre që janë të predispozu­ar për t’u prekur?

Këshillat që unë jap, janë që njerëzit duhet të drejtohen drejt një jete të shëndetshm­e me ushqim të shëndetshë­m dhe jetë aktive. Rëndësi ka kapja në kohë e simptomave dhe mosneglizh­imi i tyre. Kapja dhe trajtimi në kohë ndihmon në trajtimin sa më të mirë të sëmundjes.

 ??  ??
 ??  ?? MJEKJA ONKOLOGE, ESMERALDA SERA
MJEKJA ONKOLOGE, ESMERALDA SERA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania