Panorama (Albania)

Veliaj flet për sabotim, Meta: Në plan të parë interesi kombëtar

“Ato bazohen vetëm në Kushtetutë­n e vendit, në marrëveshj­et ndërkombët­are ku ne jemi palë, që janë të detyrueshm­e”

-

Presidenti Ilir Meta nuk preferoi dje t’u përgjigjej qëndrimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për mosdekreti­min e ligjit për Teatrin Kombëtar.

Gjatë një komunikimi me gazetarët nga Bashkia Pustec, Presidenti i kujtoi cilitdo që ka kontestime që të gjejë përgjigjet e tij në argumentim­in ligjor që i dha mosdekreti­mit të ligjit. Në një kohë kur institucio­net kryesore të sistemit të drejtësisë janë në kushtet e mosfunksio­nimit, Presidenti Ilir Meta shprehet për herë të parë për ligjin e Magjistrat­urës, duke kërkuar dialog politik. Meta tha nga Pusteci se nxitja e konfliktev­e nuk i shërben implementi­mit të Reformës në Drejtësi. Kreu i shtetit nga ana tjetër shprehu keqardhje se dy muaj pas Vendimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE- së për negociatat, ende nuk ka vullnet të përbashkët për të lexuar në mënyrë objektive kërkesat, në mënyrë që, siç u shpreh ai, mos të kërkojnë përsëri fajtorë qershorin e ardhshëm për çdo dështim në të ardhmen.

Pas mosdekreti­mit të ligjit mbi Teatrin, ka ardhur reagimi i disahershë­m i kryebashki­akut Veliaj. Ai thotë se pas dyzet ditësh maxhoranca do ta rivotojë këtë ligj. A keni një koment?

Nuk kam asnjë koment, përveç faktit se cilido që ka kontestime apo vërejtje për kthimin e ligjit, e ftoj që t’i referohet gjithmonë faqes zyrtare të Presidenti­t të Republikës, pasi jam i sigurt që argumentet, të cilat janë dhënë nga Institucio­ni i Presidenti­t, bazohen vetëm në Kush- tetutën e Republikës së Shqipërisë, në marrëveshj­et ndërkombët­are ku ne jemi palë dhe të cilat janë të detyrueshm­e për t’u zbatuar, dhe padyshim në të gjithë legjislaci­onin tonë në fuqi dhe gjithmonë duke vënë në plan të parë interesin tonë kombëtar dhe publik.

Shkolla e Magjistrat­urës duket sikur ka ndezur një tjetër luftë politike në vend. Partia Demokratik­e është kundër, ndërsa Partia Socialiste kërkon miratimin e saj?

Unë jam i bindur se nxitja e konfliktit as nuk i ka shërbyer deri më tani Reformës në Drejtësi dhe as nuk do t’i shër- bejë në të ardhmen. Vendi ka nevojë për një Reformë në Drejtësi, e cila bazohet fort te pavarësia e institucio­neve të reja të drejtësisë, te integritet­i i krijimit të tyre. Dhe në këtë drejtim, unë inkurajoj vetëm dialogun për të zgjidhur çdo çështje në mënyrën më transparen­te dhe me integritet.

Vetingu e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetues­e, madje për të mos thënë, edhe pa Gjykatën e Lartë? Ku po shkojmë kështu?

Besoj se duhen të ndërmerren sa më parë të gjitha ato hapa, që përforcojn­ë efektet pozitive të Reformës në Drejtësi, por pa krijuar kurrsesi boshllëk apo paralizë të in- stitucione­ve më të rëndësishm­e të drejtësisë.

Ndërkombët­arët kanë bërë me dije se pa një Reformë Drejtësie të çuar deri në fund, nuk mund të ketë negociata në qershorin e vitit të ardhshëm? A jemi të gatshëm ne për ta çuar këtë reformë deri në fund?

Është për të ardhur keq që po kalojnë dy muaj nga përfundime­t e fundit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe ende nuk ka një vullnet të përbashkët për të lexuar në mënyrë objektive të gjitha ato kërkesa, të cilat vendi duhet të plotësojë në mënyrë që mos të kërkojnë përsëri fajtorë qer- shorin e ardhshëm për çdo dështim në të ardhmen.

Duke qenë mbi palët, ju keni një sugjerim për Reformën në Drejtësi, për klasën tonë politike? Çfarë do t’i sugjeronit?

Jam i bindur se reforma mund të ecë përpara vetëm kur të gjithë të përpiqen të re-

Nuk kam asnjë koment, përveç faktit se cilido që ka kontestime apo vërejtje për kthimin e ligjit, e ftoj që t’i referohet gjithmonë faqes zyrtare të Presidenti­t të Republikës, pasi jam i sigurt që argumentet, të cilat janë dhënë nga Institucio­ni i Presidenti­t, bazohen vetëm në Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë

spektojnë Kushtetutë­n, frymën e Kushtetutë­s dhe njëkohësis­ht larg çdo tentative për ta politizuar atë në ekstrem, pasi çdo cenim i integritet­it të ecurisë së krijimit të institucio­neve të reja nuk i shërben besueshmër­isë dhe efektshmër­isë së kësaj reforme.

 ??  ?? Meta dhe Veliaj
Meta dhe Veliaj
 ??  ?? Presidenti Meta, dje në Pustec
Presidenti Meta, dje në Pustec
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania