Panorama (Albania)

Rama paralajmër­on ndryshime në Qeveri: Oferta që kemi për opozitën në shtator

Kryeminist­ri: Momenti më i vështirë, protesta për Rrugën e Kombit. Po vlerësojmë kontratat e performanc­ës së ministrave

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka deklaruar dje se po përgatit një platformë bashkëpuni­mi, e cila do t’i paraqitet opozitës në fillim të muajit shtator.

Rama, i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lufti Dervishi në RTSH, ka thënë se PD- së dhe LSI- së nuk mund t’u japë pushtetin, por është gatshme të ulet me këto dy forca për të diskutuar zgjidhjen e ngërçeve. Rama ka lënë të kuptohet se propozimet e Bashës për zhbërjen e ligjeve të Reformës në Drejtësi nuk janë një mundësi. “Ne, e vetmja gjë që nuk mund t’u ofrojmë Partisë Demokratik­e dhe simotrës së saj LSI, është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpuni­mi, që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamenta­r dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrapa te Reforma në Drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e Reformës në Drejtësi, rikthim mbrapa te ligji vetingut nuk ka për të pasur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi”, ka thënë Kryeminist­ri. Ai ka folur dhe për çështjen e Teatrit, për të cilin tha se nuk do të ketë asnjë kthim mbrapa. “Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar”, ka thënë kreu i qeverisë.

Ka disa fraza ( në konkluzion­et e KE) që mund të zhduken nëse ka vullnet politik, një prej tyre është që Këshilli thekson se një dialog i qëndrueshë­m dhe konstrukti­v mes qeverisë dhe opozitës për reformat që lidhen me BE- në, mbetet vendimtar për avancimin e axhendës së reformës në të mirë të qytetarëve dhe në afrimin e vendit me BE- në, pika 47. Procesi kërkon domosdo opozitën.

Kjo frazë nuk do të zhduket, për sa kohë nuk do të zhduket nga Partia Demokratik­e hija e rëndë e së shkuarës dhe njëkohësis­ht edhe paaftësia alarmante për të kuptuar realitetin dhe për të nxjerrë mësime nga humbjet. Kështu që, le të mos kemi asnjë iluzion në këtë aspekt. Do ta kemi në vijimësi këtë frazë deri kur të kemi një Parti Demokratik­e të reformuar dhe të gatshme për t’u sjellë si alternativ­ë qeverisëse dhe jo si alternativ­ë muskuloze. Ju po flisni se çfarë duhet të bëjë kundërshta­ri, në këtë rast pyetja është: Çfarë mund të bëni ju si Kryeminist­ër?

Unë dhashë përgjigje për frazën që,... fraza thatë është “në dorën tonë”, nuk është në dorën tonë, është në disa duar, se për sa na përket neve, kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të bashkëpunu­ar me opozitën. Unë e kam treguar me fakte kokëforta. Dhe fakti më kokëfortë ishte shtrirja e dorës së bashkëpuni­mit për muaj të tërë ndaj opozitës për të garantuar procesin e kaluar zgjedhor dhe lutja për muaj të tërë ndaj kryetarit të opozitës dhe marrëveshj­a më në fund e arritur jo si nevojë dhe interes i ngushtë i drejtpërdr­ejtë politik, se po të ishte për interesin e drejtpërdr­ejtë dhe të ngushtë politik, nuk kishim marrëveshj­e me opozitën dhe kishim sot të gjithë Parlamenti­n le të themi, në dispozicio­n dhe askush nuk do të na thoshte plaçi, se ndërkohë qoftë SHBA qoftë BE ia vunë vizën asaj mundësie të përfshirje­s së opozitës dhe opozita sot, Partia Demokratik­e do të ishte një forcë tërësisht e izoluar, por interesi i Shqipërisë dhe interesi i shqiptarëv­e e donte dhe për këtë arsye unë e bëra gjithë atë përpjekje dhe jam i gatshëm ta bëj gjithmonë këtë përpjekje. Mirëpo… Mund të përsëritet magjia e 17 majit ( 2017- marrëveshj­a me opozitën)?

Unë nuk mendoj se është e pamundur, por nga ana tjetër, siç e keni parë dhe siç e kanë parë të gjithë, opozita është pa lidership, pa vizion, pa strategji, pa program dhe ecën kuturu pa menduar për hapin e tretë, të katërt, të pestë. Pra, pavarësish­t se ishte një mënyrë e mirë për të krijuar një eksperienc­ë dhe për të mësuar shahun, Lulzim Basha ka mbetur… ... U kthyet prapë te dama. Po, sepse kjo është damë, kjo është pa strategji, unë do të ha këtë, ti do të hash këtë dhe kaq... nuk shkohet më tutje pa strategji dhe magjia mund të përsëritet kur opozita të gjendet përsëri ngjitur me murin dhe të shikojë se nuk ka më asnjë mundësi për të ecur më tutje sepse është muri përballë.

Zoti Kryeminist­ër, a keni ju një ofertë për opozitën që ajo të bëhet pjesë e procesit, sepse shumë gjëra duhet të bëhen bashkë me të, vijueshmër­ia e Reformës në Drejtësi, ligji për Magjistrat­urën, keni një ofertë për opozitën që të integrohet… Ne do të… … Që njeriu të nisë të ndryshojë mendje, duhet të ndiejë pak fitoren.

Ne, e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojmë Partisë Demokratik­e dhe simotrës së saj LSI, është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpuni­mi, që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamenta­r dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrapa te Reforma në Drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e Reformës në Drejtësi, rikthim mbrapa te ligji vetingut nuk ka për të pasur, për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi.

Një nga kauzat publike të opozitës për javët e fundit ka qenë ligji për Teatrin. Jeni të gatshëm që në këmbim të ligjit për Teatrin, të merrnit për shembull ligjin për Shkollën e Magjistrat­urës? Jo.

Le të qëndrojmë te çështja e Teatrit. Ju jeni njeri që besoni se e vërteta gjendet edhe te pala tjetër. Nuk shikoni asgjë të drejtë në shqetësime­t e ngritura për çështjen e Teatrit, të paktën 15 pyetjet që vijnë nga Komisioni Europian, 9 pikat e ngritura nga Presidenti në kthimin e dekretit. Nuk ka asnjë të drejtë pala tjetër. E drejta është vetëm në anën e qeverisë?

Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar. Këtu nuk ka asgjë të re për të diskutuar. Këtu është shumë e qartë: po, jo. Do mbajmë këtë ngrehinë të marrë fund, që nuk ka asnjë lidhje me një teatër të standardev­e europiane dhe ku është shumë e thjeshtë… Cili është halli i qeverisë? Thjesht paratë?

Këtu është shumë e thjeshtë. Nuk fton dot një trupë ndërkombët­are. Nuk vjen dot një aktor i huaj me reputacion që të marrë përsipër të hipë në atë skenë. Kaq. Është elementare apo do të ndërtojmë një teatër të ri, modern dhe që të përmbushë standardet, duke qenë një tjetër vlerë e shtuar për komuniteti­n, për artin, kulturën dhe për kryeqyteti­n. Kjo është shumë e thjeshtë. Nuk kam gjetur asnjë zë kundër kësaj që ju thoni se duhet një teatër i ri … Patjetër… Por çështja ndahet tek si? Vendi? Duhet ruajtur..

Ne nuk kemi asnjë luks dhe asnjë mundësi që të ruajmë një ngrehinë të tillë që nuk ka asnjë vlerë, në asnjë kontekst të trashëgimi­së kulturore botërore dhe ta mbajmë aty si një ngrehinë të vdekur. Ta ruajmë aty për çfarë? Për të bërë çfarë? Çfarë mund të bëjmë aty? Ajo sot është në kushtet që duket si një varr, pa jetë dhe kush shkon atje, shkon o nga pasioni i madh për të luajtur në skenë, o nga inercia e së shkuarës për të shkuar e për të parë shfaqje, sepse dihet se në çfarë kushtesh zhvillohet jeta aty. Për çfarë dhe si mund të mbajmë ne një ngrehinë të tillë në zemër të Tiranës dhe të shkojmë të bëjmë një teatër diku tjetër?! Pastaj, si do ta ndërtojmë ne një teatër të ri? Pse nuk është ndërtuar ky teatër i ri për kaq e kaq shumë vite?

Këto që thoni ju janë të drejta, por shqetësimi ka të bëjë me faktin se bëhet një ligj “sui generis” ( unik), mënjanohet gara, fituesi i paracaktua­r…

Së pari një herë, çfarë gare do të bësh kur je i kondicionu­ar nga fakti që do të përfshish në këtë zhvillim prona që i zotëron dikush që ka emër dhe mbiemër. Çfarë gare do të bësh?! Së dyti, ligjet e veçanta për investime të mëdha janë rutinë në vende të tjera. Nuk ka asgjë të veçantë në kuptimin se nuk janë praktika kaq të rralla. Ligjet e veçanta janë për të mbrojtur investimet e mëdha. Ky është një investim i madh dhe nga ky investim i madh, shteti në të njëjtin vend ku ka teatrin, do të marrë një teatër që do të jetë për publikun, do të jetë pronë e shtetit dhe për këtë shteti nuk do të paguajë asnjë kokërr leku. Ndërkohë që një teatër të ri, të atyre dimensione­ve, shteti nuk e ndërton dot kurrë me hapësirën buxhetore që ka. Kurrën e kurrës. Se po të ishte, do të ishte ndërtuar. Ku është problemi këtu? Ju përmendni çështjen e Teatrit, por janë 15 pyetje të Komisionit Europian, që ndoshta qeveria ia ka kthyer përgjigjet?

Është gjëja më normale që Komisioni Europian të bëjë pyetje, pasi Komisioni Europian i referohet një çarçafi me akuza që ka marrë. Nuk i referohet televizori­t në Shqipëri, por i referohet çarçafit me akuza që i ka vajtur në tavolinë dhe mbi ato akuza komisioni bën pyetje, patjetër. Ai thotë: në mungesë të tenderit publik… si e shpjegojnë autoritete­t faktin…

Autoritete­t i kanë të gjitha shpjegimet dhe ata i kanë marrë ose do t’i marrin të gjitha shpjegimet. Është shumë e thjeshtë: nuk mund të ketë një tender publik në rastin e një propozimi që vjen

nga dikush, i cili nuk shfaqet thjesht si një ndërtues, por shfaqet si posedues i prokurave të pronës private aty dhe ndërkohë ne…. ... Aty ka edhe pronë publike Patjetër, ndaj vjen propozimi te shteti, te bashkia dhe bashkia, përndryshe bashkia duhet të japë leje ndërtimi për atë pjesën private aty që do të ishte një absurditet. Kështu që, është interes publik që të zhvillohet e gjitha si zonë, bashkë me ato karakatina­t që ka pas, me ato plehra që janë aty dhe për këtë është bashkia që e orienton procesin drejt një zhvillimi urban të qëndrueshë­m dhe modernizue­s për kryeqyteti­n. Ndërkohë që fitojmë një Teatër të ri Kombëtar.

Vjet, kur keni njoftuar kabinetin qeveritar, keni thënë: mandati nuk është as i përjetshëm, as i pakufizuar. Pas një muaji që është muaji i pushimeve, do të mjaftojë në shtator periudha e pushimeve për një kabinet të freskët apo është koha për bilance dhe për rifreskime?

Ne kemi futur një sistem të ri në procesin qeverisës, që është sistemi kontratave të performanc­ës së ministrave, të zëvendësmi­nistrave, po shtrihet edhe në agjencitë kryesore dhe është një proces që e objektiviz­on perfomancë­n e gjithsekuj­t sepse ka objektiva, ka parametra me të cilat matet etj, etj. Dhe para pak ditësh kemi bërë një analizë të kontratave të perfomancë­s, kemi disa objektiva të gushtit, për të cilat do të diskutojmë në fund të muajit, pasi të gjithë të kenë marrë kohën për të bërë përgatitje­t e nevojshme dhe pastaj do të shikojmë se si do të hyjmë në vitin tjetër politik, pra në shtator që do të jetë një vit intensiv dhe kjo për shumë arsye. Kemi sfidën që thatë ju në fillim të rritjes së mëtejshme ekonomike, kemi sfidën e investimev­e të mëdha, kemi paketën e investimev­e më të mëdha publike në infrastruk­turë. Për të bërë më në fund në Shqipëri rrugë të standardev­e europiane, kemi sfidën që të shkojmë me 25 mijë të punësuar vetëm në Zyrat e

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania