Panorama (Albania)

Hyn në fuqi shtesa e re, sa do përfitojnë pensionist­ët

Hyn në fuqi buxheti i ndryshuar për pjesën e dytë të vitit. Fondet që do ndahen për pensionist­ët dhe sa është rritja për çdo kategori

-

Hyjnë në fuqi ndryshimet e buxhetit të vitit 2018, që anulon rritjen e pagave për administra­tën, ndërsa parashikoh­et një fond për shpërblime­t e fundvitit për pensionist­ët.

Akti Normativ i Buxhetit u miratua dje në Fletoren Zyrtare, ndërsa me nisjen e sezonit të ri parlamenta­r do të miratohet edhe nga Kuvendi. Në Aktin Normativ që do t'i dërgohet për miratim në muajin shtator Kuvendit, qeveria ka anuluar rritjen e pagave, ku në buxhetin fillestar të miratuar ishte parashikua­r fondi prej 10 milionë dollarësh. Përfitues të rritjes së pagave do të ishin punonjësit e arsimit dhe shëndetësi­së. Rritja e pagave parashikoh­et të kryhet me buxhetin e vitit 2019. Nga ana tjetër, qeveria miratoi 30 milionë dollarë fondin për shpërblime­t e pensionist­ëve me rastin e festave të fundvitit. Pensionist­ët parashikoh­et të përfitojnë 5 mijë lekë bonus me rastin e festave të fundvitit. Përfitues do të jenë 650 mijë pensionist­ë të ndarë në 6 kategori në të gjithë vendin. Po ashtu, me Aktin Normativ qeveria nuk ka shkurtuar fondin e investimev­e publike. Akti Normativ do të sjellë shtim të fondeve të investimev­e me 300 milionë lekë apo 3 milionë dollarë nga buxheti fillestar. Po ashtu me ndryshimet e buxhetit qeveria do të realizojë rialokime në investimet publike, pra, nga projektet që kanë pasur ecuri më të ngadaltë drejt atyre me ecuri më të shpejtë. Më herët, Ministria e Financave shpjegoi se nga ndryshimet e buxhetit, treguesit makroekono­mikë dhe performanc­a e ekonomisë gjatë 6- mujorit është plotësisht në linjë me parashikim­et fillestare dhe objektivat e buxhetit 2018. "Niveli i deficitit të përgjithsh­ëm fiskal mbetet i pandryshua­r në nivelin prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sikurse ishte programuar në ligjin fillestar të buxhetit; Balanca primare pozitive mbahet e pan- dryshuar ( pra, me suficit), ekzaktësis­ht sa niveli i programuar në ligjin fillestar të buxhetit", sqaruan Financat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania