Panorama (Albania)

Meta i kthen Ramës edhe ligjin për tatimet: Po favorizoni lojërat e fatit

Meta: S’duhen ulur taksat për lojërat e fatit, është e paargument­uar, po bëhet trajtim fiskal favorizues

-

Presidenti Ilir Meta brenda një kohe të shkurtër i kthen Kuvendit për rishqyrtim edhe një tjetër ligj. Pas ligjit të Teatrit, dje Presidenti Ilir Meta me anë të një dekreti rikthen për rivotim në Kuvend ndryshimet e ligjit mbi të ardhurat. Në dekretin e Presidenti­t Meta kërkohet rishqyrtim­i i nenit 6 të ligjit, ku bëhet fjalë për taksimin e të ardhurave nga lojërat e fatit. Ndryshimet e ligjit u miratuan në muajin korrik me paketën e re fiskale, ku tatimi mbi të ardhurat 15% nuk do të llogaritet mbi xhiron, por mbi të ardhurat bruto, duke zbritur shumën që ju shpërndahe­t lojtarëve fitues. Presidenti Meta shprehet në dekret se ulja e barrës fiskale që u bëhet bizneseve të lojërave të fatit është e paargument­uar në ligj dhe se trajtimi fiskal që i bëhet kësaj industrie është favorizues­e. Arsyet e Presidenti­t për kthimin e ligjit: Presidenti i Republikës, vlerëson se neni 6 i ligjit nr. 39/ 2018, nuk është në përputhje me objektivat social të shtetit Shqiptar të përcakuar në nenin 59 të Kushtetutë­s, i paargument­uar nga ana ekonomike, dhe për këto arsye, ky ligj i duhet kthyer Kuvendit, me qëllim rishikimin e këtij neni.

1. Së pari, ndryshimet e realizuara në nenin 6, të ligjit nr. 39/ 2018, janë të paargument­uara dhe nga vlerësimi i tyre rezulton se, zbatimi i këtij neni do të sjellë përfitim vetëm në favor të bizneseve që operojnë në fushën e lojërave të fatit, ndërkohë efektet e pritshme në buxhet apo në ekonominë familjare janë negative.

Neni 6, i ligjit nr. 39/ 2018 të miratuar nga Kuvendi, parashikon ndryshimin e paragrafit të dytë, të pikës 7, të nenit 38, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” me këtë përmbajtje: “Tatimi mbi lojërat e fatit, sipas nenit 52/ 2, të ligjit nr. 155/ 5015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, aplikohet me shkallën 15% mbi të ardhurat bruto nga loja për të gjithë kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare të licencuar sipas ligjit nr. 95/ 2013. Referuar përmbajtje­s së dis- pozitës së ndryshuar rezulton se, industria e lojërave të fatit, sipas nenit 6 të ligjit nr. 39/ 2018, përfiton drejtpërdr­ejt reduktim të barrës fiskale. Ky reduktim realizohet nëpërmjet aplikimit të sistemit të ri të tatimit për këto biznese, i cili me ligjin e ri përcakton si të ardhura bruto, jo “xhiron totale” ( siç parashikoh­et nga ligji ekzistues), por “fitimet bruto”, e cila përllogari­tet duke zbritur shumën e fituar nga lojtarët nga shuma totale e luajtur prej tyre. Pra, sipas nenit 6 të ligjit nr. 39 / 2018, barra fiskale e tatimit ulet nga 15% mbi xhiron, në 15% mbi fitimet bruto. Në relacionin e Këshillit të Minis- trave që ka shoqëruar këtë nismë ligjore, por dhe në raportin e Komisionit për Ekonominë dhe Financave në Kuvend, nuk rezulton i argumentua­r as impakti financiar buxhetor që do të ketë aplikimi i këtij neni. Në relacion duhej të argumentoh­ej dhe pesha specifike e xhiros që u shpërndahe­t lojtarëve në lojërat e fatit, apo biletave fituese për të përllogari­tur saktësisht impaktin e pritshëm negativ mbi buxhetin e shtetit. Gjithashtu nuk rezulton të jetë arsyetuar qëllimi ekonomik i kësaj iniciative dhe nuk është trajtuar aspak çështja nëse mbështetja ndaj këtyre bizneseve nëpërmjet uljes së barrës fiskale, paraqet ose jo, risk të shtuar për zgjerim të aktiviteti­t të kësaj industrie dhe përhapjen e tyre masivisht në territorin e vendit, krahasuar kjo me impaktin social negativ që mund të sjellë prezenca e shtuar e këtij fenomeni në shoqëri. Në mungesë të arsyetimit për qëllimin ekonomik dhe social të iniciativë­s për miratimin e nenit 6 të ligjit nr. 39/ 2018, është qartësisht e evidentues­hme që përfituesi real i këtij reduktimi fiskal është vetëm operatori/ ët ekonomikë që zhvillojnë aktiviteti­n e tyre në fushën e lojërave të fatit, ndërkohë që as buxheti i shtetit dhe as ekonomia në tërësi nuk përfitojnë nga aplikimi i këtij neni.

2. Së dyti, miratimi i nenit 6 të ligjit nr. 39/ 2018, është në kundërshti­m me përmbushje­n e objektivav­e social të shtetit shqiptar, bie ndesh me frymën e legjislaci­onit në fuqi, në funksion të dekurajimi­t të aktiviteti­t të biznesit në industrinë e lojërave të fatit, si dhe krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cenojnë familjen shqiptare. Ndryshimet e realizuara nëpërmjet nenit 6, të ligjit nr. 39/ 2018 nuk i përgjigjen nevojave reale të shoqërisë shqiptare dhe, për më tepër, ato bien ndesh me objektivat sociale të shtetit shqiptar të përcaktuar­a në nenin 59 të Kushtetutë­s.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania