Panorama (Albania)

Raporti i DASH, Ahmetaj: S'ka më koncesione të pakërkuara

-

Shqetësime­t e ngritura për koncesione­t në raportin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit kanë ndezur debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancë­s. Raporti i DASH- it për klimën e investimev­e në Shqipëri kritikon projektet e investimev­e me partnerite­t publik- privat dhe ngre si shqetësim risqet financiare të këtyre projekteve. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, tha se kritika e raportit të DASH- it, dëshmon se ekonomia po vdes për shkak të plaçkitjes që po i bën Kryeminist­ri Rama dhe oligarkët. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i opozitës tha se raporti vërtetoi akuzat e Partisë Demokratik­e për qeverisjen e Ramës në këto 5 vjet. "Raporti ka nota negative për çdo aspekt të klimës së biznesit dhe qeverisjes, por fakti më i rëndë që dëshmon nivelin KRIMINAL të qeverisë Rama në ekonomi është pohimi se investitor­ëve të huaj Edi Rama u bën shantazh të bashkëpuno­jnë me klientët e tij ose përndryshe nuk kanë shans të investojnë. Duket se plaçkitja e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e nuk i ka mjaftuar Edi Ramës, ndaj kërkon të grabisë edhe amerikanët, europianët dhe këdo që kërkon të bëjë biznes në Shqipëri. Ekonomia shqiptare po vdes përditë si pasojë e plaçkitjes dhe shkatërrim­it nga Edi Rama dhe një grusht oligarkësh, me të cilët ai ndan qindra miliona. Tashmë është e qartë se i vetmi qëllim dhe i vetmi motivim i Edi Ramës për pushtet, është pasurimi përrallor", u shpreh kryetari i PD- së, Basha. Më pas, Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratik­e për raportin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Kryeminist­ri Rama theksoi se "Do s'do ajo seli, plagët po luftohen si kurrë më parë. "Selia e Përkthimev­e të Gabuara e di raportin vjetor të Departamen­tit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë. Do luftë kundër korrupsion­it e lufton Vetingun. Do pushtetin e thotë kur ishim më keq, ishim më mirë. Po do s'do ajo seli, plagët po luftohen sot si kurrë më parë", u shpreh Kryeminist­ri Rama në rrjetet sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania