Panorama (Albania)

“Greqia”, Dervishi: Duhet frymë besimi e gjithëpërf­shirje

“Kujdes i veçantë, për të mos përdorur problemet ndërshtetë­rore, si një zgjatim i problemati­kës së politikës së brendshme”

-

SHËNIME Greqia është një nga tre vendet e rëndësishm­e të rajonit për vendin tonë, me të cilën lidhemi me interesa strategjik­e, praktike dhe vitale. Si dy vende fqinje, që lidhen me historinë dhe traditat e përbashkët­a në shekuj, marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe Greqisë i kapërcejnë shpeshherë skemat klasike të politikës së jashtme; ato përzihen edhe me zgjatime të faktorëve që lidhen me politikën e brendshme të vendeve tona; ato bëhen akoma më komplekse me praninë e minoriteti­t grek në Shqipëri dhe emigrantëv­e shqiptarë në Greqi, tashmë si faktorë të rëndësishë­m, që përcaktojn­ë axhendën e marrëdhëni­eve tona.

Marrëdhëni­et midis dy vendeve tona aktualisht vlerësohen nga të dy palët si marrëdhëni­e të partnerite­tit strategjik dhe vitale. Kohët e fundit, midis dy qeverive tona ka një vullnet pozitiv për intensifik­imin e këtyre marrëdhëni­eve, në interes të të dy vendeve dhe qytetarëve tanë, në interes të paqes dhe stabilitet­it në rajon.

I Është arritur të evidentohe­t në mënyrë të qartë dhe transparen­te, zyrtare dhe publike, qëndrimi i secilës palë ndaj marrëdhëni­eve tona dypalëshe; jo vetëm kaq, por janë parashtrua­r në një paketë edhe opinionet përkatëse të palëve, si dhe propozimet konkrete për zgjidhjen e tyre, me synimin që marrëdhëni­et greko- shqiptare të mund të kthehen në një model të marrëdhëni­eve të dy vendeve fqinj në rajonin tonë.

Mbas një periudhe të gjatë përpjekjes­h dhe ngërçesh, për zgjidhjen e problemeve të shumta dhe të ndërthurur­a me njëra- tjetrën, në kohën kur ministër i Jashtëm ishte z. Avramopulo­s, u hodh ideja e krijimit të një pakete, që do t’i përmblidht­e të gjitha problemet, që duhet të zgjidheshi­n për të mundësuar ecjen më shpejt në bisedime. Kjo ide u plotësua dhe u zhvillua me kalimin e kohës, duke paraqitur problemet e hapura me qëndrimet e qarta të secilës palë, me propozime konkrete të ndara sipas problemeve historike dhe aktuale, të shtrira në faza të ndryshme kohore.

Pala greke ka vendosur tri çështje si nevojë prioritare, për të cilat pritet zgjidhje nga ana jonë: delimitimi i detit, varrezat dhe rishikimi i teksteve të historisë. Në themel të tyre qëndrojnë kërkesat e përhershme, që lidhen me minoriteti­n grek në Shqipëri, si kushtëzim për përafrimin me parametrat europiane të standardev­e integruese, duke përdorur kryesisht argumente nga ndarja administra­tive e fundit, çështja e pronave dhe besimi fetar.

Idetë e Vorio Epirit nuk janë tashmë një shprehje zyrtare, por ato mbahen gjallë nëpërmjet: mosnënshkr­imit të një akti zyrtar të kufijve të integruar midis dy vendeve ( por vetëm atë detar); kërkesës për shtrirje të varrezave greke në të gjithë territorin imagjinar helenik; rishikimit të historisë, etj.. Në sfond të këtyre masave qëndron ligji i luftës, për të cilin tashmë në Greqi është krijuar bindja, që duhet hequr si një paradoks historik, pasi në kushtet reale nuk i shërben më qëllimit për të cilin është mbajtur. Deri tani, ky ligj ka mbajtur gjallë çdo qëndrim të karakterit nacionalis­t, frymën e pretendime­ve territoria­le të Luftës së Parë Botërore, kauza të dëmshme shoviniste në të dy vendet, etj.. Ai është një ligj që po shikohet me kujdes, për të gjetur një zgjidhje të përshtatsh­me, pa krijuar konfuzion dhe pasoja që mund të vijnë duke u përshkallë­zuar. Deri tani, sipas palës greke, varianti më i mundshëm mbetet gjetja e një formulimi të ri në Traktatin e Miqësisë, ndërkohë që do jetë krijuar siguria, mbasi të jenë ndërmarrë hapa drejt zgjidhjes së tri çështjeve që ajo ka parashtrua­r.

Pala shqiptare ka shprehur vullnetin dhe gatishmëri­në për të punuar në gjetjen e zgjidhjeve në paketë; konkretish­t edhe për tri çështjet e mësipërme, pasi janë çështje që kanë të njëjtën shkallë të interesit reciprok për të dy vendet. Por, ndryshe nga pala greke, tashmë është bërë e qartë se heqja e ligjit të luftës është hapi i parë që duhet ndërmarrë, pa kushtëzime dhe ekuivoke. Mbajtja e tij në fuqi vë në dyshim çdo hap apo propozim tjetër konkret. Bashkë me heqjen e ligjit të luftës gjen zgjidhje në mënyrë të natyrshme edhe çështja e pronave dhe ajo çame; ndërkohë që çështja e delimitimi­t të detit, nga ana jonë, kupton edhe zyrtarizim­in e kufijve të integruar. Përsa i përket detit, mund të fillohet me trajtimin e përcaktimi­t të zonave ekonomike ekskluzive. Ndërsa mbledhja e komisionev­e për varrezat dhe rishikimin e teksteve të historisë mund të bëhet në çdo kohë, pasi është një proces pa efekte konkrete, përveçse krijon frymën e besimit.

MPJ Kotzias ka treguar vullnet për të bërë hapa në marrëdhëni­et me Shqipërinë, por ka ende shumë kufizime nga kornizat e krijuara me kohë me stereotipe­t e diplomacis­ë greke. Në MPJ ka elementë, që nuk pajtohen me realitetet e reja në rajon dhe që e shohin me dyshim një avancim të mundshëm të çështjes shqiptare në tërësi, duke pretenduar se zgjidhja e saj mund të prishë ekuilibrat ekzistues, duke prekur edhe interesat greke.

Kjo është arsyeja që diplomacia dhe politika greke, marrëdhëni­et me Shqipërinë, në stadin aktual i kanë përqendrua­r në tri hapa që presin të ndërmerren nga Shqipëria, duke e kushtëzuar në një farë mase me njehsimin me parametrat europianë: deti, varrezat dhe rishikimi i teksteve të historisë. Çdo hap i hedhur nga vendi ynë në tri çështjet e sipërpërme­ndura, do të jepte sigurinë për palën greke, për atë shqetësim që mban ende në fuqi ligjin e luftës. Më tej, heqja e ligjit te luftës, sipas Greqisë, do të realizohej në mënyrë të natyrshme, duke gjetur modalitete­t e nevojshme, nëpërmjet traktatit të ri të miqësisë apo ndonjë akti tjetër zyrtar.

Si konkluzion, të dyja palët kanë të njëjtat objektiva; ndryshon vetëm rruga dhe renditja e hapave që propozohen për t’u ndërmarrë. Në këto kushte, është i nevojshëm krijimi i besimit, që të bihet dakord në parim për këtë ndërthurje veprimesh, që kanë të njëjtin qëllim, duke u përballur me opinionin e të dyja vendeve, me një gjithëpërf­shirje të faktorëve kryesorë të politikës dhe të opinionit në të dy vendet.

II Marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe Greqisë, si pjesë e moza- ikut ballkanik mbas Luftës së Parë Botërore, kanë qenë dhe mbeten nën ndikimin e dy opinioneve përcaktues­e, që kanë udhëhequr gjithë kompleksit­etin e këtyre marrëdhëni­eve: Idea e Vorio Epirit, nga njëra anë dhe ajo e Shqipërisë së Madhe, nga ana tjetër. Pavarësish­t se të dyja palët tashmë janë pozicionua­r zyrtarisht kundër këtyre sloganeve, si reminishen­ca të së shkuarës, në realitetin që jetojmë, ato shfaqen herë pas herë në incidentin më të vogël që natyrshëm ndodh midis dy vendeve fqinje, duke u shoqëruar me retorikë midis Athinës dhe Tiranës. Në mënyrë të veçantë, këto ide shërbejnë si kauzë e përhershme e grupeve ekstremist­ë nacionalis­te apo individëve të veçantë, që realitetet e sotme i shohin me perspektiv­ën e rrezikut të ndryshimev­e të kufijve ( në Greqi) dhe me dyshimin ( në Shqipëri) ndaj tendencës greke për të penguar shtetformi­min në Shqipëri. 1. FJALIMET APO DEKLARATAT NACIONALIS­TE.

Në qarqet zyrtare greke, Shqipëria nuk shihet si një rrezik imediat për ndryshim kufijsh, por si një frymë me mesazhe negative që bëhen shkak për të krijuar pasiguri dhe destabilit­et në rajon dhe në mënyrë të veçantë në vende me probleme të theksuara etnike si Maqedonia dhe Bosnja- Hercegovin­a, apo ato me prani të komunitete­ve fetare myslimane, si Shqipëria dhe Kosova.

Nga ana tjetër, objektivi themelor i politikës së jashtme të Shqipërisë ka qenë dhe mbetet integrimi i plotë në BE, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Me këtë perspektiv­ë, ne shikojmë jo vetëm të ardhmen e vendit tonë, të zhvillimit dhe progresit, por edhe zgjidhjen përfundimt­are të dasive etnike, përfshirë edhe popullsinë me origjinë shqiptare, që jeton në vendet e ndryshme të rajonit. Përsa i përket Maqedonisë, vetë qeveria e Maqedonisë dhe partnerët ndërkombët­arë e kanë të qartë më mirë se kushdo tjetër, qëndrimin konstrukti­v të vendit tonë për stabilitet­in dhe integritet­in e Maqedonisë.

Shprehja e vullnetit të mirë duhet të pasqyrohet në mënyrë të veçantë në kujdesin që duhet treguar, për të mos përdorur problemet ndërshtetë­rore, si një zgjatim i problemati­kës së politikës së brendshme.

2. MUNGESA E FRYMËS SË BESIMIT Në Greqi, anulimi i marrëveshj­es së detit, shtyrja dhe rishikimi i marrëveshj­es për varrezat dhe disa veprime të tjera ndaj minoriteti­t grek, në mënyrë të veçantë ndarja e re administra­tive në Shqipëri, kanë ngjallur dyshime në besueshmër­inë e qeverisë shqiptare. Në mënyrë të përsëritur, kjo gjë është shprehur herë pas here nga shtypi, si dhe nga prononcime apo deklarata zyrtare, të opozitës apo të partive politike.

Shqipëria ka transmetua­r vazhdimish­t mesazhin se besimi dhe transparen­ca në marrëdhëni­et tona, krijohet duke

u takuar, duke biseduar edhe për çështjet për të cilat nuk jemi dakord. Nuk mund të krijohet besim nëpërmjet zëdhënësve apo shkrimeve të porositura në shtyp, shpeshherë të interpretu­ara në mënyrë të njëanshme, duke krijuar nervozizëm, apo duke kaluar në ekstrem, drejt shkëputjes së çdo komunikimi.

Kryeminist­ri dhe ministri ynë i Jashtëm ishin ndër të parët që uruan homologët e tyre të SYRIZA- s dhe gatishmëri­në për të ardhur në Athinë apo për t’i pritur në Tiranë, me vullnetin e plotë për të vazhduar trendin e marrëdhëni­eve, që ishin krijuar me qeverinë e mëparshme të Samaras. Mbas disa përpjekjev­e, hapi i parë që u hodh, ishte aktivizimi i Komisionit të përbashkët për Tekstet Shkollore dhe Historisë si dhe Komisioni i Ujërave dhe Transporti­t. Në vazhdim, mbas disa vizitave dhe takimeve midis dy ministrave tanë të Jashtëm, si dhe në nivel diplomatik, sekretari i përgjithsh­ëm i MPJ greke vizitoi Tiranën për konsultime­t në “paketë”.

3. DELIMITIMI I DETIT DHE LIGJI I LUFTËS Në Greqi ekziston bindja se marrëveshj­a e nënshkruar dhe më pas e anuluar nga Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë është më e mira e mundshme, por anulimi i saj u bë për efekte të politikës së brendshme të Shqipërisë dhe nën ndikimin turk.

Në fakt, mbas vendimit të Gjykatës Kushtetues­e asnjë qeveri në vendin tonë, përfshirë edhe ata që e negociuan, nuk mund të kthehet mbrapsh. Jemi po aq të interesuar që të zgjidhim delimitimi­n e kufirit detar, ashtu si edhe për marrëveshj­et e tjera që lidhen me kufijtë tokësor dhe ujorë. Kjo nuk duhet interpretu­ar si pretendim për ndryshime kufijsh, siç abuzojnë disa media, por si një shprehje e konfirmimi­t zyrtar të kufijve ekzistues. Në qoftë se kjo do të shoqërohej edhe me një prononcim zyrtar të Greqisë për anulimin e ligjit anakronik të luftës me Shqipërinë, kjo do të çlironte shumë energji në marrëdhëni­et tona dhe në mënyrë të veçantë për vetë Greqinë, si dhe shkëputjen nga disa paragjykim­e të vjetra historike dhe mbajtjen gjallë të kauzave apo grupeve nacionalis­te në të dy vendet.

Njohja e toponimeve të reja nga Shqipëria, sipas kërkesës nga pala greke, ishte një shenjë e vullnetit të mirë nga ana jonë, gjë që e ndihmon Greqinë në vendimmarr­je para opinioneve të saja ekstremist­e për të hedhur hapa drejt dhënies fund të paragjykim­eve dhe normalizim­it legal të marrëdhëni­eve në realitetin, që po jetojmë.

Zgjidhja e çështjes së toponimeve ishte sa e thjeshtë, aq edhe e ndërlikuar. Ajo kishte dimensioni­n historik, nacionalis­t, dimensioni­n e pronave të popullsisë çame, me pasoja edhe në politikën tonë të brendshme, e të tjera. Ajo u përcoll edhe në ndjeshmëri­në e qeverisë shqiptare, nëpërmjet masave të dhunshme, që qeveria greke e Samaras ndërmori ndaj fëm-

 ??  ?? Dervishi, Kotzias, Tsipras e Pavlopulos
Dervishi, Kotzias, Tsipras e Pavlopulos
 ??  ?? AMBASADORI DERVISHI, MINISTRI I JASHTEM GREK KOTZIAS, KRYEMINIST­RI TSIPRAS DHE PRESIDENTI PAVLOPULOS
AMBASADORI DERVISHI, MINISTRI I JASHTEM GREK KOTZIAS, KRYEMINIST­RI TSIPRAS DHE PRESIDENTI PAVLOPULOS
 ??  ?? Ambasador Dashnor Dervishi dhe Dhimitris Avramopulo­s
Ambasador Dashnor Dervishi dhe Dhimitris Avramopulo­s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania